All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Gëzim i dyfishtë: Bashkëjetesa fetare i ka rrënjët e thella në Berat

Besimtarët e krishterë dhe ata myslimanë festuan së bashku Pashkët dhe Bajramin këtë vit, duke nxjerrë në pah traditën e hershme të bashkëjetesës dhe tolerancës fetare në qytetin e Beratit.

25 Prill 2023, 17:57 Nga k.m.
Gëzim i dyfishtë: Bashkëjetesa fetare i ka rrënjët e
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Bardhyl Qafa është një besimtar i devotshëm mysliman, por mëngjesin e Pashkëve më 16 prill, ai u vesh si për festë dhe shkoi në kishë.

“Shkova për të uruar festën e Pashkëve”, thotë i moshuari nga lagjja “30 Vjetori” e Beratit. Qafa është një mësues në pension dhe festa e Pashkëve e gjeti atë në agjërim. Ai i tha BIRN se me festat kaq pranë njëra-tjetrës këtë vit, ai dhe miqtë e tij ortodoksë u gëzuan dyfish.

Me banesat muzeale bashkuar mes njëra-tjetrën si askund tjetër, familjet e vjetra ortodokse dhe ato myslimane në qytetin e Beratit bashkëjetojnë në harmoni me njëra-tjetrën. Simbol i kësaj bashkëjetese fetare janë edhe afresket e kishave të qytetit, brenda së cilave janë pikturuar minare. Afërsia kohore mes Pashkëve dhe Bajramit këtë vit u përjetua si një ogur i mirë në qytet.

“Ato [festat] ndryshojnë për çdo vit, mirëpo fakti që këtë vit ato kanë qenë afër njëra-tjetrës, duhet të jetë një ogur i mirë për reflektim dhe për vetëpërmbajtje në një kohë ku bota materiale dhe shoqëria e spektaklit nuk janë aspak miqësore ndaj religjioneve,”- tha publicisti Namir Lapardhaja.

Pranë Katedrales Ortodokse të “Shën Dhimitrit”, At Joani ndjehet i kënaqur që besimtarët myslimanë në agjërim iu bashkuan riteve fetare të Pashkëve.

“Në procesionin e Epitafit, të premten dhe të shtunën për shërbesën e Ngjalljes, kemi parë si çdo vit praninë e personave me përkatësi të ndryshme fetare, duke uruar dhe festuar së bashku me miqtë e tyre ortodoksë,” tha At Joani për BIRN.

Në qytetin e Beratit,  këto festime janë vlerë e trashëguar. Margarita Mihali, 77 vjeç është besimtare ortodokse dhe kujton se solidariteti me besimtarët myslimanë u mbajt gjallë edhe në vitet e vështira të diktaturës.

“Isha në punë, në ushqimore ato vite kur u ndalua besimi. Shoqja ime e ngushtë agjëronte dhe unë që e dija sekretin e saj, e ndihmoja që të lodhej sa më pak,”-kujton ajo.

“Këtë vit ditët që unë kam qenë me kreshmë, shoqet e mia myslimane kanë qenë në agjërim dhe urimet i kemi përcjellë mes nesh, duke u bashkuar madje dhe në Iftare,” shtoi Margarita.

Besimtarët rrëfejnë se e kanë uruar njëri-tjetrin edhe në kohën kur feja ishte e ndaluar dhe praktikat fetare mund të të fusnin në telashe. Madje, Kozma Nova nga lagjia “Kala” kujton se në vitet e diktaturës, në shtëpinë e tij festohej fshehurazi jo vetëm Pashka, por edhe Bajrami.

“Babai i thoshte nënës që të bënte një ëmbëlsirë. Mbaj mend që ia kërkonte sepse ishte Bajram dhe duhet ta festonim dhe ne, por në heshtje pa e mësuar askush,” kujtoi besimtari ortodoks.

Edhe për Bardhyl Qafën, këto ditë janë të veçanta dhe e kthejnë pas në kohë.

“Kishte shokë të ngushtë që e dinin që agjëroja. Ashtu siç unë e dija që mbanin kreshmë dhe merreshim vesh me njëri-tjetrin në fshehtësi dhe në heshtje pa folur fare,” shtoi Qafa.

Namir Lapardhaja thotë se festat fetare mund të japin një kontribut për mbarëvajtjen shpirtërore të shoqërisë, por sipas tij ka edhe aktorë që i keqpërdorin ato.

“Politika shpeshherë i ka keqpërdorur festat fetare, duke ia marrë ato besimtarëve dhe duke i përdorur për qëllime elektorale”, tha ai.

Lapardhaja shtoi gjithashtu se komunitetet fetare kanë një rol të rëndësishëm në orientimin e besimtarëve tek elementi shpirtër, larg manipulimit dhe spektaklit. Në kishën ortodokse, At Joani thotë se festimet e këtij viti ndikojnë në edukimin e bashkëjetesës te brezi i ri.

“Pashka dhe Bajrami duke qenë afër këtë vit, i jdhanë mundësinë krerëve fetarë që përtej vizitave për urime në institucionet e tyre fetare, të mund të shpalosin dhe përqafojnë akoma dhe me tepër tek brezat e rinj ndjenjën e tolerancës dhe harmonisë ndaj të afërmit, mikut, kolegut të një feje tjetër,” tha ai.

Edhe myftiu i Beratit, Emirjon Vathaj thotë se bashkëjetesa fetare është një traditë e bukur dhe një obligim.

“Vizitat e ndërsjellta janë një shenjë respekti dhe detyrimi njerëzor. Njeriu e ka obligim moral t’i ushtrojë. Kjo është një traditë e bukur shqiptare, që historikisht ka ndarë gëzimin e hidhërimin me fqinjin e tij të besimit tjetër,” -tha ai./BIRN

berat

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet