Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg/ Kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati! Sipas SPAK-ut i kanë mbetur edhe 6 muaj burg
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Gjirokastrës ekzekutuan sot urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e të shpallurit në kërkim E. S., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat.
17 Maj 2025, 15:47Nga M.L
All - Paragraf - 1
GJIROKASTËR- Është kapur në arrati lazaratasi i dënuar për grup të strukturuar kriminal dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Gjirokastrës ekzekutuan sot urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e të shpallurit në kërkim E. S., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat.
I riu ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se lokalizoi dhe kapi të kërkuarin, i cili do vuajë edhe 6 muajt e izolimit të mbetura për dy akuza, "mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "grupi i strukturuar kriminal".
Burime zyrtare bënë me dije se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 vjet burgim, nga të cilat 32-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer edhe 6 muaj burgim.