LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata Administrative e Apelit rrëzon kërkesën, s'lejon që në Gjendjen Civile tu njihet mëmësia e dy nënave

Në anën tjetër, aspirata europiane e Shqipërisë kërkon nga ne jo vetëm të sillemi, por edhe të jemi europianë. Kjo që Alba, Edlira dhe dy vajzat e tyre kërkojnë, është ajo që vendet e mëposhtme europiane ua garantojnë qytetarëve të tyre:

22 Dhjetor 2022, 19:20 Nga F.M
Gjykata Administrative e Apelit rrëzon kërkesën, s'lejon
Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj

Mbi nevojën e apelimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit që nuk mundëson njohjen ligjore të Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara si dy nëna të dy vajzave të tyre. Dashuria mes Edlira Marës dhe Alba Ahmetaj, dy drejtuese të organizatës Pro LGBT dhe aktiviste që prej vitit 2011, është shpesh objekti kryesor i fyerjeve, i gjuhës së urrejtjes dhe i dizinformimit në rrjete sociale, në media, e në hapësira të tjera publike, fetare dhe politike shqiptare.

Por ato kanë vendosur ta luftojnë urrejtjen dhe përbaltjen me dashurinë që kanë për njëra tjetrën dhe për komunitetin që i shërbejnë. Gjatë këtyre 8 vjetëve që ato bashkëjetojnë, një moment i rëndësishëm përcaktoi fatin e familjes që ato kanë ndërtuar bashkë. Ky ishte momenti kur vendosën të bëhen nëna. Fillimisht shkuan në klinikën private të Dr. Orion Gliozhenit ku hasën në kundërshtimin e doktorit, i cili në kundërshtim me ligjin, me Kodin e profesionit të vet dhe me parimin e mosdiskriminimit, i largoi nga klinika. Pas kësaj ato u drejtuan në një spital privat në Tiranë dhe pas përpjekjes së dytë të fertilizit in vitro, arritën të mbeten shtatzënë. Më herët kishin vendosur bashkarisht që nëna biologjike të ishte Edlira, për shkak se shanset që ajo të mbetej shtatzanë, një arsye shumë e rëndësishme kjo në rastet e fertilizimit in vitro – ishin më të larta.

Në 18 janar të vitit 2021, ato u bënë me dy vajza binjake, të cilat lindën me shëndet të plotë edhe pse shtatzania kishte qënë e vështirë. Alba e kujton si një ëndërr të bukur atë ditë, si një nga ato momentet që ishte aq i përkryer sa nuk kishte mundësi të ishte i vërtetë. “Kisha një frikë të pashpjegueshme se do na i merrnin vajzat, ndaj isha si në ankth deri momentin kur i morëm në koshat e tyre të vegjël, u futëm në makinë dhe mbërritëm në shtëpi”, kujton Alba, e cila për shumë gjatë ka përjetuar përjashtim dhe diskriminim për shkak të identitetit të saj. Por ndryshe është ta ndjesh në supet e tua, e ndryshe është ta shikosh te fëmijët e tu.

Kur mbyllën derën për të përjetuar në ngrohtësinë e shtëpisë së tyre momentet e papërshkrueshme me fëmijët e sapolindur, kuptuan se jeta e tyre në Shqipëri nuk do të mund të ishte edhe aq private. Konstruksione të shumëllojshme, forca patriarkale dhe tradicionale të mirëstrukturuara në nivel ligjor, shoqëror, edhe institucional nuk do të lejonin që ato të praktikonin të drejtën e tyre njerëzore për të patur një jetë familjare. Në të njëjtën kohë, kuptuan edhe rolin historik që kishin marrë befas mbi supet e tyre për të bërë drejtësi për vajzat e tyre, për lirinë dhe të drejtat e familjes së tyre, për komunitetin e pse jo, për të gjithë Shqipërinë që nuk e ka braktisur asnjëherë në këto tre dekada të fundit aspiratën perëndimore të saj.

Gjëndja civile kërkoi nga gratë që të regjistorinin vajzat nën emrin e Edlirës, duke u shprehur se ligji shqiptar nuk e njihte situatën faktike të familjes së tyre. Shkresën e Gjëndjes Civile ato e paditën në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë Tiranë, e cila më 1 prill 2022 i dha të drejtë Gjëndjes Civile, duke lënë në fuqi urdhërin e saj për regjistrimin e vajzave nën emrin e njërës prej dy nënave që po i rrisin. Këtë vendim ato e ankimuan në Gjykatën Administrative të Apelit. Pala paditëse janë dy nënat dhe dy vajzat. Më 2 dhjetor të këtij viti një kolegj i përbërë nga Ardian Dvorani, Enkelejda Metaliaj dhe Sokol Ibi vendosi të mbajë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Ka në këtë çështje disa argumenta, që janë ligjorë, etikë, zhvillimorë, shoqërorë, politikë, dhe pjesë e një diskutimi më të gjerë për të drejtat e njeriut. Çdo njeri ka të drejtë të ketë një jetë familjare. Si individë, ne lindim ose adoptohemi në një familje, ndërsa si të rritur, secili prej nesh ka të drejtë ta zgjedhë familjen e vet. Historikisht familjet kanë qenë struktura ekonomike që ndihmojnë pjesëtarët të përballojnë jetën me sukses. Ato janë hapësira që na mundësojnë të zhvillojmë atashime të shëndetshme me prindërit apo kujdestarët tanë. Kështu ato janë thelbësore për zhvillimin fizik dhe emocional të fëmijëve.

Interesi më i lartë i fëmijës, kërkon që ambienti ku rritet të jetë i aftë ta zhvillojë, t’ia përmbushë nevojat zhvillimore dhe t’i krijojë fëmijës një qëndrueshmëri emocionale por edhe ligjore që e ndihmon fëmijën të ketë një lidhje të rëndësishme me prindërit ose kujdestarët, të zhvillojë marrëdhënie që zgjasin gjatë gjithë jetës, e të krijojë një sens përkatësie dhe identiteti.

Interesi më i lartë i fëmijës kërkon që prindërit që ushtrojnë përgjegjësi prindërore (pra prindërit që e rrisin fëmijën) të njihen për këtë përgjegjësi, sepse njohja e tyre si prindër u garanton edhe fëmijëve kujdesin e veçantë, një koncept i rëndësishëm ligjor në Republikën e Shqipërisë.

Në anën tjetër, aspirata europiane e Shqipërisë kërkon nga ne jo vetëm të sillemi, por edhe të jemi europianë. Kjo që Alba, Edlira dhe dy vajzat e tyre kërkojnë, është ajo që vendet e mëposhtme europiane ua garantojnë qytetarëve të tyre:

Austria, Kroacia, Gjermania, Liktenshtejni, Sllovenia, Zvicra, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Malta, Portugalia, Spanja, Belgjika, Franca, Irlanda, Luksemburgu, Hollanda, Britania e Madhe, Finlanda, Islanda, etj.

Apo vende të tjera perëndimore që kanë një prani të konsiderueshme të diasporës shqiptare, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, e deri në vende më të largëta si Australia, Zelanda e Re, Argjentina, Brazili Uruguaj, Afrika e Jugut, etj.

Në anën tjetër të kësaj pasqyre qëndrojnë vende të tilla si Rusia, Turqia, Irani, Iraku, Arabia Saudite, Egjipti, Gana, Afganistani, Uganda, Uzbekistani, Taxhikistani, Azerbajxhani, Mongolia, Hondurasi, Korea e Veriut, Bjellorusia, Burkina Faso, Pakistani, Sri Lanka, Somalia, Eritrea, Kirgistani, Turkmenistani, Sudani, etj.

E thënë ndryshe, vendet ku respektohen të drejtat e njeriut mbi bazën e racës, gjinisë, moshës, aftësisë, përkatësisë politike a fetare, identitetit gjinor apo orientimit seksual. Nuk mundet që disa fëmijëve t’u njihen prindërit, e disa të tjerëve jo.

Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara kanë vendosur që këtë betejë ta çojnë përpara deri në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut që ka sanksionuar të drejtën e çdo njeriu për të patur jetë familjare të njohur e të mbrojtur nga ligji, edhe nëse e drejta për jetë familjare ushtrohet jashtë konceptit tradicional të familjes e brenda konceptit më gjithpërfshirës të bashkëjetesës civile.

Për këtë arsye, vendimi i gjykatës së Apelit do të apelohet nga dy gratë dhe dy vajzat e tyre. Në këtë betejë për të drejtat e njeriut dhe për të garantuar interesin më të lartë të fëmijëve ato ftojnë çdo individ, grupim apo institucion që t’i bashkohen kësaj përpjekje të përbashkët për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për të gjithë.

Kjo mund të jetë një maratonë e gjatë për të drejtat e njeriut, por është një maratonë që ia vlen të bëhet, sepse bazohet te dashuria dhe te drejtësia sociale.

Marrë nga Historiaime

alba ahmetaj edlira mara

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen