All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese në Kosovë: Ligji për zyrtarët publikë nuk është antikushtetues

Lënda në Kushtetuese u dërgua nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kontestuan disa paragrafë të Ligjit për zyrtarët publikë.

25 Prill 2025, 16:12 Nga M.B
Gjykata Kushtetuese në Kosovë: Ligji për zyrtarët
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

KOSOVA- Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Ligji për zyrtarët publikë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe i njëjti i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që ta shpallë atë, dhe më pas të hyjë në fuqi. Lënda në Kushtetuese u dërgua nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kontestuan disa paragrafë të Ligjit për zyrtarët publikë. Thelbi i ankesave të tyre kishte të bënte me shndërrimin e pozitave me mandat të pacaktuar në pozita me mandat të caktuar të nëpunës civilë të nivelit drejtues të mesëm dhe të ulët.

Parashtruesit e kërkesës kishin argumentuar se shndërrimi i pozitave me mandat të pacaktuar në mandat të caktuar është në kundërshtim me ligjet, pasi nëpunësit kanë nënshkruar akt-emërime me afat të pacaktuar. Por, Gjykata Kushtetuese tha se shndërrimi i pozitat me mandat të caktuar të nëpunësve të nivelit drejtues të mesëm dhe të ulët në shërbimin civil, rregullohet me nenet e ligjit.

Sipas Kushtetueses, Ligji për zyrtarët publikë parasheh zvogëlimin e pagës së drejtuesve të nivelit të mesëm dhe të ulët, në rast se nuk kanë performacë të mirë gjatë mandatit të parë katërvjeçar dhe atyre nuk iu vazhdohet pozita për një mandat tjetër. Ndërkaq, pas përmbylljes së mandatit të parë ose të dytë – pra pas tetë vjetësh – shpallen konkurse publike për këto pozita, dhe nëpunësit e njëjtë mund të mos rizgjidhen në pozitat e tyre, “por të sistemohen në pozita të lira të kategorisë më të ulët profesionale se kategoria drejtuese pa u vendosur në Listën e Pritjes”.

Kushtetuesja tha në vendimin e saj të publikuar më 25 prill se Ligji për zyrtarët publikë nuk prodhon pasoja të menjëhershme, pra, ndryshimet në shndërrimin e pozitave fillojnë gradualisht pas katër vjetësh apo tetë vjetësh “duke u lejuar kohë të mjaftueshme subjekteve juridike që të rregullojnë sjelljen e tyre, e që në thelb është në pajtim me parimin e sigurisë juridike, respektivisht ‘parashikueshmërisë’ si element i saj”.

Po ashtu, Kushtetuesja tha se kjo nuk rezulton në humbje të marrëdhënies së punës në shërbimin civil për nëpunësit civilë të nivelit të mesëm apo të ulët drejtues, për shkak se ata sistemohen në një pozitë të lirë të kategorisë profesionale dhe rrjedhimisht nuk vendosen në listë të pritjes, sipas nenit 67 të ligjit.

Gjykata sqaroi se nëpunësit që sistemohen në pozitën e lirë mund të ankohen në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, kundër vendimit nëse e konsiderojnë se pozita e tyre nuk është e përshtatshme me përgatitjen e tyre profesionale. Megjithatë, nëpunësit, sipas Kushtetueses nuk mund të parashtrojnë ankesë në rast se atyre u ka përfunduar mandati dhe nuk kanë konkurruar sërish për pozitën që kanë mbajtur paraprakisht.

Ligji për zyrtarët publikë ishte miratuar më 2022. Pasi u miratua në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, Bashkimi Evropian kishte shprehur pakënaqësi lidhur me projektligjin për zyrtarët publikë, duke argumentuar se gjatë hartimit nuk ishin marrë parasysh disa komente të bllokut, që kishin për qëllim sigurimin e një shërbimi civil të depolitizuar dhe profesional dhe të një sistemi të shërbimit të bazuar në merita, në përputhje me parimet e reformës të administratës publike dhe me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, të nënshkruar mes BE-së dhe Kosovës./ REL

kosova

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet