LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon të gjitha kërkesat e komunitetit mysliman, gjykata lë në fuqi ligjin për kompesimin e pronave të vitit 2022

Komuniteti Mysliman Shqiptar kërkoi në padi shfuqizimin e disa neneve të ligjit të ndryshuar në tetor të vitit të kaluar, si dhe të një serie vendimesh të këshillit të ministrave, që janë nxjerrë para dhe pas këtyre ndryshimeve në zbatim të këtij ligji.

13 Shkurt 2024, 17:22 Nga h.k
Gjykata Kushtetuese rrëzon të gjitha kërkesat e komunitetit
Foto ilustruese

TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e Komuniteti Mysliman Shqiptar, duke lënë në fuqi ligjin për kompensimin e pronave.

Komuniteti Mysliman Shqiptar kërkoi në padi shfuqizimin e disa neneve të ligjit të ndryshuar në tetor të vitit të kaluar, si dhe të një serie vendimesh të këshillit të ministrave, që janë nxjerrë para dhe pas këtyre ndryshimeve në zbatim të këtij ligji.

NJOFTIM I GJYKATËS KUSHTETUESE: 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datat 13.12.2023 dhe 12.01.2024 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen nr. 18 (K) 2023 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i pikës 2 të nenit 1 dhe pikave 1 dhe 2 të nenit 2 të ligjit nr. 77/2022, datë 17.11.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave””, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.Shfuqizimi i pikave 2, 3/1 dhe 3/2, shkronja “c”, të shtuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 223, datë 23.03.2016 nga pika 3 e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 313, datë 24.05.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Shfuqizimi i pikës 8 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 313, datë 24.05.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 223, datë 23.3.2016 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar”, në pjesën që shton pikën 16/7 në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave, si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.Pezullimi i zbatimit të këtyre akteve deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.”.

Gjykata Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim kërkesën dhe pretendimet e parashtruara nga kërkuesi, si dhe prapësimet e subjekteve të interesuara, Kuvendittë Shqipërisë, Këshillittë Ministrave dhe Agjencisësë Trajtimit të Pronës, në përfundim të shqyrtimit të çështjessot, më 13.02.2024, me shumicë votash dhe njëzëri për një pretendim, vendosi rrëzimin e kërkesës.

Më konkretisht, Gjykata vëren se:

1)      Kërkuesi ka kërkuar shfuqizimin si antikushtetues të nenit 1, pika 2, të ligjit nr. 77/2022, i cili ka ndryshuar nenin 6, pika 7, të ligjit nr. 133/2015, duke përcaktuar se për vendimet e kompensimit, të përcaktuara me vlerë dhe ende të paekzekutuara, nga periudha e njohjes së të drejtës për kompensim deri në datën e publikimit, subjektet e shpronësuara do të përfitojnë indeksimin, sipas vlerës zyrtare të inflacionit dhe interesin bankar, sipas mesatares vjetore të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë në momentin e hyrjes së tij në fuqi, duke pretenduar se ky parashikim cenon parimin e sigurisë juridike.

Në lidhje me këtë pretendim, Gjykata vlerësoise neni 6, pika 7,i ligjit nr. 133/2015 përmban dy koncepte, indeksimin sipas normës së inflacionit dhe llogaritjen e interesit bankar për vonesat në ekzekutimin e pagesës sëkompensimit financiar.

Gjykata vlerëson se të dyjakëto koncepte përmbushin detyrimin e shtetit përshpërblimin e drejtë. Gjykata e vlerësoinenin e mësipërmbashkërisht me nenin 16, pika 6/1,tëligjit, i cili përcaktonqartësisht se llogaritja e interesave bëhet deri nëditën e ekzekutimit të vendimit të kompensimit, pra deri nëmarrjen e shpërblimit.

2)      Kërkuesi ka kërkuar, gjithashtu, shfuqizimin si antikushtetues të pikës 1 të nenit 2 të ligjit nr. 77/2022, që ka ndryshuar pikën 2 të nenit 7 të ligjit nr. 133/2015 dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 77/2022, që ka shtuar edhe pikën 3 në nenin 7 të ligjit nr. 133/2015, duke pretenduar se bien ndesh me parimin e sigurisë juridike, të drejtën e pronës private dhe shpërblimin e drejtë të saj, si dhe parimin e barazisë përpara ligjit dhe të mosdiskriminimit.

Në lidhje me këto pretendime, Gjykata vëren, fillimisht, se ndryshimet e miratuara me ligjin nr. 77/2022 erdhën si rezultat i vendimmarrjes së kësaj Gjykate nr. 4, datë 15.02.2021 dhe vendimmarrjes së GJEDNJ-së në çështjen Beshiri dhe të tjerë kundër Shqipërisë të datës 17.03.2020, në vijim të të cilave ligjvënësi duhej të merrte masa për të rregulluar legjislacionin në fuqi për trajtimin e pronës me qëllim që të garantohej shpërblimi i drejtë i pronës në pragun minimal prej 10% të vlerës së saj, sipas zërit kadastral aktual, në rastet kur zëri kadastral i saj kishte pësuar ndryshime.

Në rastin konkret, Gjykata vlerësoi se ndryshimet e bëra nga ligjvënësi përmes dispozitave të kundërshtuara kanë marrë parasysh këto vendimmarrje dhe garantojnë shpërblimin e drejtë të pronës, sipas nenit 41 të Kushtetutës.

3)      Me të njëjtat argumente si më lart kërkuesi ka kërkuar edhe shfuqizimin si antikushtetues të nenit 2, pika 2, të ligjit nr. 77/2022, në pjesën që shton pikën 5 në nenin 7 të ligjit nr. 133/2015.

Në lidhje me këtë pretendim, Gjykata vlerësoi se ky parashikim ligjor jep garanci akoma më të larta, pasi garanton njëshpërblim më të lartë sesa pragu minimal prej 10%, duke e ruajtur 10%-shin si standard minimal të kompensimit tëpërcaktuar nga GJEDNJ-ja,në çështjenBeshiri, etj. kundër Shqipërisë.

4)      Për sa i përket kërkimit në lidhje me shfuqizimin e pikës 2 të VKM-së nr. 313/2023,në pjesën që ka shtuar pikat 3/1, 3/2, shkronja “c”, kërkuesi ka pretenduar cenimin e parimittë sigurisë juridike, së drejtës për pronën private, së drejtës për shpërblim të drejtë, parimittëproporcionalitetit dhe parimittë barazisë përpara ligjit e mosdiskriminimit.

Gjykata konstatoi se pika 2 e VKM-së nr. 313/2023 ka pasqyruar me tënjëjtënpërmbajtje ndryshimet nëformulën e përllogaritjes së kompensimittë parashikuar në ligj. Për sa kohë, kjo e fundit nuk u gjet nëpapajtueshmërime Kushtetutën, Gjykata vlerësoi se edhe kjo dispozitë e VKM-sënuk bie ndesh me Kushtetutën.

5)      Për sa upërketpretendimeve në lidhje me pikën 8 të VKM-së nr. 313/2023, që ka shtuar pikën 16/7 në VKM-në nr. 223/2016, kërkuesi ka pretenduar se bie ndesh me parimin e hierarkisë së akteve.

Për sa u përket këtyre pretendimeve,sipas nenit 116 tëKushtetutës, Gjykata vlerësoi se parashikimi i nenit 8, pika 5, të ligjit nr. 133/2015 të ndryshuar me ligjin nr. 77/2022, përmes të cilit Këshilli i Ministrave është i autorizuar tëpërcaktojërregullat dhe procedurat e shpërndarjessë kompensimit, radhën e përparësisëndërmjet formave tëkompensimit, si dhe rregullatpër kompensimin nëpërmjet një ose disa formave bashkërisht, përmban delegimin e nevojshëm për rregullimin e parashikuar në pikën 8 të VKM-së nr. 313/2023 në lidhje me kompensimin përmes dy formave, atij financiar dhe fizik.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe  Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

gjykata kushtetues komuniteti mysliman

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet