13 Mars 2023, 19:29
Nga k.m.
Mimoza Paja dhe Bledi Fevziu
TIRANË- Moderatori Bledi Fevziu ka komentuar masakrën brenda lokalit në Don Bosko ku ndërroi jetë 58-vjeçarja, Mimoza Paja. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Fevziu shkruan se e vetmja viktimë, është e vetmja e pafajshme pasi punonte si banakiere vetëm për të mbledhur para për mbesën e saj, e cila gjithashtu u lëndua nga xhamat.
"Gjyshja po punonte dhe vajza e vogël ishte ulur aty pranë kur një grup kriminelësh derdhi ndaj lokalit breshëritë e frikshme te kallashnikovit. Gjyshja vdiq në vend; mbesa u plagos. Gruaja qe e vetmja viktimë e një konflikti, që as e dinte, as e njihte dhe që as do ta marrë vesh kurrë. Një konflikti banditësh e kriminelësh qe nuk e mbajnë dorën as ndaj një fëmije 10 vjeçare. Iku duke lënë në këtë botë kujtimin e një gruaje që nuk pa një ditë të bardhë dhe një mbese që sot ka mbetur edhe më e vetme në këtë botë kaq të padrejtë. U prehsh në paqe Mimoza Paja,"-shkruan moderatori.
POSTIMI I PLOTË:
Nuk e hiqja dot nga mendja imazhin e kësaj gruaje të vuajtur gjatë ditës sot. Mendoja se si priste të mbaronte turnin, me mbesën ulur pranë. Mbesën që nuk kishte ku ta linte, ndaj e mbante pranë vetes, duke bërë edhe detyrat e shkollës aty. Priste të mblidhej bashkë me të dhe të ishin pak momente të qeta. Jeta nuk ishte treguar bujare me asnjërën prej tyre. Gjyshja e mbetur jetime dhe mbesa me prindër të divorcuar, i kishin lidhur fatet bashkë. Në varfërinë, por edhe në përpjekjen për të mbijetuar. Mimoza Paja kishte punuar gjithë jetën, e mbetur jetime që në fëmijëri. Mbesa e saj 10 vjeçe mbeti vetëm kur prindërit u divorcuan. Ajo rrinte aty, pranë gjyshes, duke e ndihmuar nga pak e duke u perpjekur tja reduktonte lodhjen e ditës. Gjyshja kishte pak ditë që kishte gjetur punë dhe ato me siguri kanë qenë të gezuara për këtë. Por fati që i lidhi bashkë edhe i ndau dje në mbrëmje. Gjyshja po punonte dhe vajza e vogël ishte ulur aty pranë kur një grup kriminelësh derdhi ndaj lokalit breshëritë e frikshme te kallashnikovit. Gjyshja vdiq në vend; mbesa u plagos. Gruaja qe e vetmja viktimë e një konflikti, që as e dinte, as e njihte dhe që as do ta marrë vesh kurrë. Një konflikti banditësh e kriminelësh qe nuk e mbajnë dorën as ndaj një fëmije 10 vjeçare. Iku duke lënë në këtë botë kujtimin e një gruaje që nuk pa një ditë të bardhë dhe një mbese që sot ka mbetur edhe më e vetme në këtë botë kaq të padrejtë. U prehsh në paqe Mimoza Paja.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
mimoza paja bledi fevziu masakra ne don bosko
Aktualitet
13 Mars 2023, 19:20
A.B
Vendi i ngjarjes
GJERMANI- Masakra në lokalin në Tiranë ka gjetur jehonë edhe në mediat ndërkombëtarë. Rrjeti ...
Aktualitet
13 Mars 2023, 19:14
k.m.
Droga brenda kamperit
VLORË- Publikohen pamjet e aksionit "Kamperi" të Policisë së Vlorës, e cila sekuestroi 260 kg drogë, e ...
Aktualitet
13 Mars 2023, 18:36
k.m.
Policia e Vlorës
VLORË- Policia e Vlorë ka vendosur në pranga 4 rumunë po transportonin 260 kg kanabis, kamuflohes...
Aktualitet
13 Mars 2023, 17:42
A.B
Ura
TIRANË-Qeveria ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e urës mbi Bunë. Bëhet fj...
Aktualitet
13 Mars 2023, 16:48
A.B
Sheshi skenderbej
Shqipëria renditet e nënta në listën e 100 vendeve që vlerësohen si më të përballueshmet p&e...
Aktualitet
13 Mars 2023, 16:48
k.m.
Pamje nga aksidenti
VLORË- Një automjet tip “Hyundai” ka përfunduar në kanal në autostradën Levan-Vlorë. Pas...
Aktualitet
13 Mars 2023, 16:15
A.B
Mimoza Paja
TIRANË- Viktima, Mimoza Paja ishte duke bërë punën e përditshme të saj, teksa i morën jetën. Për k...
Aktualitet
13 Mars 2023, 16:00
I.A
Mbikalimi i Shkozes
TIRANË- Qarkullimi në Unazën Lindore në Tiranë është rihapur ditën e sotme. Më ...
Aktualitet
13 Mars 2023, 15:48
A.B
Klodiana Lala
TIRANË- Detaje të shumta kanë dalë në dritë për aktivitetin e Fatjon Muratit, në lokalin e të ci...
Aktualitet
13 Mars 2023, 15:47
I.A
Foto Ilustruese
DURRËS- Tre persona janë arrestuar në Durrës, pasi kanë tentuar që të kalojnë kufirin me dokum...