1 Mars 2023, 08:55
Nga f.g
Foto ilustruese
FIER- Dy ditë pas zbulimit të një rasti pengmarrjeje dhe shfrytëzimi për prostitucion në qytetin e Fierit, goditen edhe 3 baza të tjera që përdoreshin po për të njëjtin aktivitet. Policia e Shtetit ka bllokuar 3 ambiente, 2 lokale dhe një hotel që ishin kthyer në baza të ushtrimit të prostitucionit në qytetin e Fierit. 4 persona janë arrestuar nga Policia, ndërsa 8 të tjerë janë të dyshuar si të përfshirë në rrjetin e prostitucionit. Të arrestuarit janë: Nesti Golemaj, Besiko Molishtari, Naxhie Aliaj dhe Tajar Hysenaj.
NJOFTIMI I PLOTË:
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bazat”. Operacioni pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier dhe Prokuroria e Fierit. Bllokohen 3 ambiente (2 lokale dhe një hotel), të vëna në dispozicion për ushtrim të prostitucionit. Vihen në pranga 4 pronarët e këtyre ambienteve, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme. Të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme edhe 8 shtetas të tjerë, të cilët u proceduan penalisht. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, të mbështetur nga inteligjenca informative, siguruan prova për disa ambiente të vëna në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.
Në bazë të këtyre provave të siguruara gjatë hetimit proaktiv, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas që kishin në administrim lokale dhe hotele të vëna në dispozicion për ushtrim të prostitucionit.
Pas caktimit të këtyre masave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bazat”.
Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit", për 4 shtetas, banues në Fier, konkretisht:
-N. G., 69 vjeç dhe B. M., 71 vjeçe, pronarë të një lokali në lagjen “Kastriot”;
-N. A., 63 vjeçe, pronare e një lokali në lagjen “Kastriot”;
-T. H., 69 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “16 prilli”.
Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Bazat”, rezultoi se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës maj 2022-shkurt 2023, kishin vënë 2 lokalet dhe hotelin që kishin në pronësi, në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 8 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari. Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
prostitucion ne fier operacioni bazat
Aktualitet
1 Mars 2023, 08:53
F.M
Trenat
GREQI- Është rënduar bilanci i viktimave në Greqi. Mësohet se si pasojë e përplasje së dy trenave,m numri i ...
Aktualitet
1 Mars 2023, 08:25
F.M
Arma e zjarrit
TIRANË- Tre persona të identifikuar si Eris Bulku 32 vjeç, Ibrahim Bulku 60 vjeç (babë e bir) dhe Noldi Shima, ...
Aktualitet
1 Mars 2023, 08:07
F.M
Moti
TIRANË- 1 marsi ka nisur me një mot të keq, me reshje shiu dhe temperature të ulëta. Dita e sotme parashikohet të jet&eu...
Aktualitet
1 Mars 2023, 07:49
F.M
Aksident në Tiranë
TIRANË- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiran&eu...
Aktualitet
1 Mars 2023, 07:41
Hasan Xhima
TIRANË- Prej 4 vitesh në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për kultivim narkotikësh , e implikoi numri te...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 23:13
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar disa nga komunikimet e anëtarëve të Gardës së Republikë...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 22:49
k.m.
Foto ilustruese
SKRAPAR- Një shtetas francez, i identifikuar me inicialet C.F. është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në nj&...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 22:22
k.m.
Shqiptari në Angli
BRITANI E MADHE- Një shtetas shqiptar i cili jeton prej vitesh në Angli ka nevojë për ndihmën e bashk...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 21:41
k.m.
Aldo Leka
BRITANI E MADHE- 20 muaj burg dhe 2 vite ndalim për t’i dhënë makinës ishte dënimi që dha gjykata e York p&eu...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 21:33
k.m.
Foto ilustruese
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrën Shëndetësore Kamëz në ...