1 Mars 2023, 07:41
Nga DOSJA
Hasan Xhima
TIRANË- Prej 4 vitesh në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për kultivim narkotikësh , e implikoi numri telefonit. Fiksi zbulon se dokumenti i shitjes së numrit ishte firmosur nga vetë punonjësit e kompanisë celulare. Punonjësit kishin regjistruar fiktivisht 113 numra në emër të të akuzuarit që prej 2019 është shpallur në kërkim.
Fiksi solli rastin qytetarit nga Tepelena të quajtur Hasan Xhima, i cili në gusht të viti 2019 ka marrë informacion nga mediat që është në kërkim, pasi është dënuar në mungesë për grup të strukturuar kriminal në Gjykatën e Krujës.
Hasani tregoi për emisionin Fiks Fare se ne fillim nuk e besoi, por më vonë autorizoi dy avokatët e tij me prokurë të posaçme nga shteti grek për ta ndjekur çështjen e tij. “Jam hetuar dhe gjykuar nga Enkeleda Hoxha që sot ndodhet në burg dhe Bujar Memia që sot është jashtë sistemit” thotë Xhima. Ai sqaron se me këtë çështje e lidh vetëm një numër telefoni që është nxjerrë në vitin 2013, në Kamëz Tiranë, me operatore Joana Balliu. “Brenda kësaj dite me 22 nëntor 2013 janë marrë 5 numra telefoni në emrin tim. Dhe ne vazhdim janë marrë 84 numra nga kompania e telefonisë celularë të cilët janë lëshuar në emrin tim, në këtë datë unë kam qenë në punë në Greqi” thotë Hasani .
Emisioni Fiks Fare publikoi sistemin TIMS të qytetarit i cili vërteton ato që ai deklaron për emisionin investigativ.
Ai tregon se nuk ka qenë kurrë në Krujë , në vendin që është mbjellë lënda narkotike për të cilën akuzohet z.Xhima bashkë më 13 qytetarë të tjerë, të cilët sipas organit të akuzës e kanë bërë këtë gjë në bashkëpunim. Zoti Xhima 69 vjeç tregon për Fiksin se është invalid dhe nuk mund të punojë, aktualisht ndodhet në Greqi, ku i kanë skaduar të gjitha dokumentet dhe rezulton i paligjshëm.
Fiksi solli të gjitha dosjet e çështjes Xhima, në të cilat tregohet kalimi i çështjes së tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit, ku përfundimisht është vendosur gjykimi i tij në Gjykatën e Shkallës së parë Krujë për veprën penale të kultivimit të narkotikëve në bashkëpunim. Ky vendim u mor pas kërkesës së prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë z.Bujar Memia.
Gjykimi i z.Xhima po bëhet nën masën e sigurisë arrest me burg të dhënë që në vitin 2019, po nga kjo gjykatë. Por nuk mbaron me aq, z.Xhima ka ngritur në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për punonjësen që ka shitur numrin e telefonit që e implikon në vepër penale dhe kompaninë celulare. Për shkak të zvarritjes së çështjes në këtë organ akuze qytetari i është drejtuar edhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, në përgjigjen e të cilit thuhet se Prokuroria Tiranë ka vërtetuar se numrat në emër të z.Xhima nuk janë blerë dhe përdorur nga ai.
Fiksi solli dosjen e plotë të prokurorisë, e cila vendos të çojë në gjyqë punonjësit e kompanisë celulare për veprën penale të “Falsifikimit të vulave , stampave dhe formularëve”, duke faktuar kështu se numri që implikon të akuzuarin nuk është blerë dhe përdorur nga ai.
Pra Prokuroria e Tiranës thotë se z.Hasan Xhima nuk ka përdorur kurrë atë numër telefoni për të cilin, Prokuroria dhe Gjykata e Krujës e kanë fajësuar qytetarin. E vetmja shpresë për të ka mbetur rigjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë Krujë.
Marrë nga TOPCHANNEL
hasan xhima
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 23:13
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar disa nga komunikimet e anëtarëve të Gardës së Republikë...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 22:49
k.m.
Foto ilustruese
SKRAPAR- Një shtetas francez, i identifikuar me inicialet C.F. është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në nj&...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 22:22
k.m.
Shqiptari në Angli
BRITANI E MADHE- Një shtetas shqiptar i cili jeton prej vitesh në Angli ka nevojë për ndihmën e bashk...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 21:41
k.m.
Aldo Leka
BRITANI E MADHE- 20 muaj burg dhe 2 vite ndalim për t’i dhënë makinës ishte dënimi që dha gjykata e York p&eu...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 21:33
k.m.
Foto ilustruese
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrën Shëndetësore Kamëz në ...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 20:56
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Plagoset një shqiptar në Greqi. Sipas Protothema, në spital ndodhet në gjendje kritike për jetën nj&eu...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 20:50
A.B
Qytetaret
CËRRIK- Lëkundjet e tërmetit kanë shkundur ditën e sotme Shqipërinë, e jo vetëm një herë p...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 20:34
A.B
Pallat
TIRANË- Qeveria pritet të fillojë procesin e auditimit teknik të pallateve me më shumë se 50 vite vjetërsi. N&eum...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 20:10
A.B
Viktimat
TIRANË- Në emisionin "Uniko" u trajtua historia e masakrës së Velipojës të 27 Qershorit 2021, kur 4 persona mbet&eum...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 19:56
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një tjetër tërmet është shënuar në Shqipëri, pas lëkundjeve në Elbasan. K&eu...