22 Maj 2025, 17:01
Nga E. D
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohenpër veprat penale”Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim.
Gjithashtu policia ka gjetur dhe sekuestruar në një magazinë 1000 litra naftë, 1 kamion, 3800 litra vaj ushqimor dhe 170 litra alkool (raki), të dyshuara të kontrabanduara. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Akciza”, për goditjen e kontrabandës së mallrave. Gjenden në një magazinë dhe sekuestrohen 1000 litra naftë, 1 kamion, 3800 litra vaj ushqimor dhe 170 litra alkool (raki). Vihen në pranga 2 shtetas (pronari i magazinës dhe drejtuesi i kamionit).
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, si rezultat i një pune hetimore të kryer bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Akciza”.
Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit A. Z., ku u konstatuan kamioni i shtetasit P. Q., i mbushur me një sasi nafte, një depozitë me rreth 1000 litra naftë, pajisje për peshimin dhe shkarkimin e naftës, 3 800 litra vaj ushqimor dhe 170 litra alkool (raki), të dyshuara të kontrabanduara.
Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë (pronari i magazinës) dhe P. Q., 58 vjeç, banues në fshatin Qesarat (drejtuesi i kamionit), për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Aktualitet
22 Maj 2025, 16:49
M.B
Adem Lala, ish-kryebashkiak i Hasit
TIRANA- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme dhe ka rikt...
Aktualitet
22 Maj 2025, 16:32
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- 41-vjeçari shqiptar Altin Arapaj është ekzekutuar sot në zonën bregdetare të Rafinës n&eu...
Aktualitet
22 Maj 2025, 16:19
E. D
gjyshi i 15-vjecarit
MALIQ- Gjyshi i 15-vjeçarit të plagosur disa ditë më parë në Maliq ka folur për ngjarjen dhe ka d...
Aktualitet
22 Maj 2025, 16:14
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është ekzekutuar ...
Aktualitet
22 Maj 2025, 16:04
foto ilustruese
IGUMENICË- Një shqiptar u arrestua në orët e para të mëngjesit në Igumenicë. Bëhet e ditu...
Aktualitet
22 Maj 2025, 15:53
M.B
Santiago Malko dhe Bledi Teta
TIRANA- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për Bledi Tetën, duke rikthyer dosjen e tij për gjykim.&...
Aktualitet
22 Maj 2025, 15:36
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kirurgu Ilir Shani ka reaguar lidhur me vdekjen e Valbona Xhazejnos, e cila ndërroi jetë pas një...
Aktualitet
22 Maj 2025, 15:27
E. D
foto ilustruese
VLORË- Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi u kapën me kanabis të ndarë në doza gati për s...
Aktualitet
22 Maj 2025, 14:59
r.ll
mario pazmino
TIRANË- Ish-drejtori i shërbimit të inteligjencës së Ekuadorit, Mario Pazmino ka komentuar deklaratat e fundit t&eum...
Aktualitet
22 Maj 2025, 14:47
r.ll
ambasada
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar sot se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkot...