2 Shkurt 2025, 10:14
Nga r.ll
asim dhe hekuran gjoni
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Asim Gjoni është goditur për vdekje me thikë në zonën "Kodra e Priftit" nga babai i tij Hekuran Gjoni, 74-vjeç.
Policia ka konfirmuar arrestimin e 74-vjeçari ndërsa në njoftimin zyrtar thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Hekuran Gjoni akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Goditi me një mjet prerës djalin e tij i cili për pasojë humbi jetën, Policia ve në pranga autorin.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gj.
I moshuari në dëshminë paraprake të dhënë në polici ka thënë se e ka goditur të birin pasi ky i fundit e kishte tallur, bullizuar dhe ngacmuar. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici disa familjarë të fisit Gjoni, të cilët kanë deklaruar se nuk ka pasur konflikt mes babait dhe djalit më parë, dhe se përplasja mes tyre ka qënë momentale. Ndërkohë mësohet gjithashtu se në momentin e konfliktit babë e bir ishin të dehur. Asim Gjoni 37-vjeç me profesion ushatarak dhe prindi i dy fëmijëve humbi jetën në spital nga plagët e marra.
asim gjoni hekuran gjoni vrasje ne tirane
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 09:45
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një 34-vjeçar është arrestuar në Fier pas finalizimit të një operacioni policor për ka...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 08:58
r.ll
foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Gruemirë në Mal&...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 07:27
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si paso...
Aktualitet
2 Shkurt 2025, 07:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndi...
Aktualitet
1 Shkurt 2025, 22:48
E. D
foto ilustruese
KSAMIL- Kisha ‘Ngjallja e Krishtit’ në Ksamil ka rënë pre e ‘dhunimit’ nga dy persona. Akti i r...
Aktualitet
1 Shkurt 2025, 22:48
B.Z
Foto ilustruese
MALËSI E MADHE - Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e kësja të shtune në fshatin Linaj t...
Aktualitet
1 Shkurt 2025, 22:34
I.A
Policia
MALËSI E MADHE- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në Malësinë e Madhe. Dosja.a...
Aktualitet
1 Shkurt 2025, 22:30
I.A
Policia
MALËSIA E MADHE- Të shtëna me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj të Malësisë s&eum...
Aktualitet
1 Shkurt 2025, 21:00
B.Z
Hekuran dhe Asim Vokshi
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Tiran...
Aktualitet
1 Shkurt 2025, 20:53
E. D
TIRANË- Personi që shihni në foto është Asim Gjoni i cili u vra nga babai i tij i moshuar mbrëmjen e sotme. Asim Gjoni...