LIVE UPDATES
Aktualitet

Grabitja ordinere që ndezi luftën mes dy “padrinove” të kryeqytetit

Sipas disa dëshmive në fund të viteve 80’, Naim Zyberi ishte konfliktuar me Gaz Muçën. Ky i fundit e kishte sulmuar me thikë, por Naim Zyberi kishte refuzuar të kallëzonte në polici agresorin.

14 Shkurt 2024, 21:56 Nga r.ll
Grabitja ordinere që ndezi luftën mes dy “padrinove”
foto ilustruese

TIRANË- Në periudhën mes viteve 1991-1992, u krijua edhe grupimi i dytë i madh në Tiranë që shtrinte influencën nga stacioni i trenit deri te ish restorant Durrësi.

Në krye të grupit ishte Naim Zyberi. Rreth tij, emrat më të spikatur të grupit ishin vëllezërit Hasa, Keta dhe Franc Konomi. Naim Zyberi ishte me origjinë nga Kukësi. Ashtu si Gaz Muça, kishte vuajtur dënim në burgjet e komunizmit. Ai u lirua me amnistinë e vitit 1991, që nxori në liri të dënuarit politik apo ata për krime të lehta.

Sipas disa dëshmive në fund të viteve 80’, Naim Zyberi ishte konfliktuar me Gaz Muçën. Ky i fundit e kishte sulmuar me thikë, por Naim Zyberi kishte refuzuar të kallëzonte në polici agresorin. Ndërkohë që një pjesë tjetër e dëshmitarëve të kohës, shprehen se këta dy persona nuk kishin patur asnjëherë ndonjë problem me njeri tjetrin. Veç egos që të tregonin se kush ishte më i fortë.

“Mua nuk më rezulton që Gazmend Muça kishte konflikt me këta. Konflikti i vetëm ishte që Gaz Muça ishte një i fortë në Tiranë dhe këta ja kishin frikën”, u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

Gaz Muça dhe Naim Zyberi do të përfshiheshin në një hasmëri të egër mes tyre. Vrasje brutale që do të zhvendoseshin edhe jashtë Shqipërisë. Gjeneza e konfliiktit ishte një grabitje ordinere.

Në Mars të vitit 1992, Taulant Muça i merr me forcë motorrin një djali të zonës pranë ish restorant Durrsit. Taulanti, ishte vëllai i vogël i Gaz Muçës. Episodi kishte si dëshmitar një prej gangësterëve të zonës, Franc Konomin, që ishte krahu i djathtë i Naim Zyberit. Ai, vendosi të reagojë për të vënë në vend nderin e grupit të tij, që e konsidronte veten mbrojtëse të zonës. Konomi dhunon vëllain e të fortit të “Rrugës Bardhyl” dhe i kërkon që të mos kthehet më aty.

“Ai kishte një vëlla që për hir të së vërtetës herë pas here i thoshte ore ti do ma hash kokën mua… e dinte gjithë lagja këtë, ai ishte çapkën i hedhur nuk ishte natyra e Gazit”, u shpreh gazetari, Roland Qafoku

Nuk u mësua asnjëherë nëse Taulant Muça i tregoi vëllait të tij, Gazit, për këtë incident. Pavarësisht kësaj, tensioni mes dy grupeve u rrit.

“Naim Zyberi, Franc Konomi dhe të gjithë personazhet e tjerë e kishin frikë thjeshtë se ishte i fortë. Ndodhi një incident historia e famshme e një pëllëmbe ndaj Taulantit dhe fakti është që Taulanti kurre nuk i tha Gazit që ai më qëlloi me pëllëmbë por këta kishin frikë se ai do tja kishte thënë dhe se ai tani do na bëjë ndonjë gjë ne dhe nga kjo erdhi vrasja”, u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

Marrë nga Top Channel.

naim zyberi tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj