11 Korrik 2022, 09:49
Nga A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Një grup personash nga Greqia po kërkojnë në territorin e Shqipërisë një sasi ari që besohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. 'Shqiptarja.com' raporton se bëhet fjalë për një sasi të pretenduar ari të fshehur në vendin tonë nga dy ushtarë grekë gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Shqiptarja.

Grupi i eksplorueseve ka mbërritur në Shqipëri nga Athina në një ekspetditë katërditore në disa fshatra në malësinë e jugut. Ata kanë zbuluar edhe një shpellë ku sipas tyre fshihet ari, ndërsa deklarojnë se ekspedita ka qenë e suksesshme dhe ata do të rikthehen shpejt për të marrë asetin e çmuar.
Grekët pretendojnë se ari ishte fshehur në një shpellë nga dy ushtarë grekë të cilët ua kishin vjedhur atë nazistëve por ata nuk kanë mundur ta çojnë në Greqi pasi janë arrestuar nga ushtarët gjermanë. Gjatë ekspeditës janë përdorur pajisje të teknologjisë së lartë ndërsa shtetasit grekë kanë pasur me vete edhe një hartë të fshatit ku pretendojnë se është fshehur ari.
Sipas tyre, rezultati i kërkimit ka qenë pozitiv dhe do të rikthehen shpejt. Po kështu shtetasit grekë kanë pohuar se në doganën shqiptare kanë pasur problem gjatë kontrollit por askush se ka pikasur që janë gjahtarë thesaresh.
greket kerkojne ar ne shqiperi
Aktualitet
11 Korrik 2022, 09:32
A.B
Foto ilustruese
Të gjithë çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen tek not...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 09:20
A.B
Policia Vlore
VLORË- Një sherr mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Vlorë. Pronarët e dy hoteleve janë kon...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 09:19
e.k
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohet se i ka vjedhur var&eu...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 08:15
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më të fundit nga vendi dhe bota. Dosja.al ka në faqe të parë arrestimin e një ...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 07:22
A.B
Moti
TIRANË- Java nis me temperatura të larta. Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjell&...
Aktualitet
11 Korrik 2022, 07:19
A.B
Policia ne Vlore
VLORË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Policia e Vlorës kanë zhvilluar një aksion të...
Aktualitet
10 Korrik 2022, 22:48
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Kërkimet arkeologjike janë zgjeruar në shumë zona në Shqipëri pas heqjes së masave të ...
Aktualitet
10 Korrik 2022, 21:27
I.A
Foto Ilustruese
MALIQ- Një 60-vjeçar ka shkuar në spitalin e Pogradecit me djegie të rënda trupore. Mësohet se të...
Aktualitet
10 Korrik 2022, 21:12
I.A
Ekspertet
SHKODËR- Ekspertë të mjedisit nga Shqipëria dhe Mali Zi janë të një mendje se problematikat në Liqenin e ...
Aktualitet
10 Korrik 2022, 20:44
I.A
Gkykata e Krujes
KRUJË- Gjykata e Krujës ka dhënë masat e sigurisë për babë e bir, të cilët u kapen duke ...