LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Ekspertët të shqetësuar për nivelin e ndotjes së ujërave të Liqenit të Shkodrës

Ekspertët po marrin pjesë në një program të përbashkët, financuar nga Bashkimi Europian, i cili synon monitorimin dhe evidentimin e situatës së ndotjes në Liqenin e Shkodrës nga derdhja e ujërave të zeza, mbetjet industriale, ndotjet toksike dhe efektet që ato shkaktojnë në jetën e liqenit dhe popullatës, që jeton përgjatë brigjeve të tij.

10 Korrik 2022, 21:12 Nga I.A
VOA: Ekspertët të shqetësuar për nivelin e ndotjes së
Ekspertet

SHKODËR- Ekspertë të mjedisit nga Shqipëria dhe Mali Zi janë të një mendje se problematikat në Liqenin e përbashkët të Shkodrës janë të njëjta në të dy anët e kufirit ujor dhe se, çdo ndotje në njërën anë të liqenit, pasqyrohet edhe në pjesën tjetër të tij. Ekspertët po marrin pjesë në një program të përbashkët, financuar nga Bashkimi Europian, i cili synon monitorimin dhe evidentimin e situatës së ndotjes në Liqenin e Shkodrës nga derdhja e ujërave të zeza, mbetjet industriale, ndotjet toksike dhe efektet që ato shkaktojnë në jetën e liqenit dhe popullatës, që jeton përgjatë brigjeve të tij.

Ndotja industriale, e derdhjeve të ujërave industriale, është evidente kryesisht nga Mali Zi, por duhet të evidentohet dhe të bëhen analizat për të ditur cilësinë e peshkut që ne përdorim. Por jo vetëm, edhe për vazhdimësinë e jetës së liqenit, në mënyrë që të dijmë se në çfarë situate është dhe si ne mund ta parandalojmë ndotjen e mëtejshme”, thotë Anila Neziri, nga Universiteti i Shkodrës.

Në programin “Zgjidhja” janë bashkuar ekspertë nga Universiteti i Tiranës dhe Qendra e Kërkimeve Ekotoksikologjike në Mal të Zi. Sipas ekspertes Daniela Sukoviç, Mali Zi ka një sistem të pastrimit të ujërave të zeza, por jo përfundimisht sipas standarteve dhe kjo ndikon në ndotjen e liqenit.

Kapacitetet e sistemit të pastrimit nuk janë sipas numrit të qytetarëve të Podgoricës. Pothuajse e gjithë industria e Malit të Zi nuk ka një sistem pastrimi dhe ndotjet që sjell kjo industri vazhdojnë të ndikojnë në ujërat e Liqenit të Shkodrës. Nga monitorimi i ujërave të liqenit kemi gjetur disa elemente kimike dhe pesticide, por deri tani nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar nëse Liqeni i Shkodrës ka apo jo një status negativ përsa i përket ndotjes”, thotë zonja Sukoviç.

Edhe veprimtaria në pjesën shqiptare të Liqenit të Shkodrës vazhdon të krijojë ndotje. Qyteti i Shkodrës, fshati turistik i Zogajve, por edhe zona e Malësisë së Madhe i derdhin ujërat e zeza në brigjet e liqenit. E vetmja zonë, që përpunon ujërat e zeza përpara se t’i shkarkojë në liqen, është fshati turistik i Shirokës, Kjo situatë ka reflektuar edhe në nivelin e ndotjes së ujërave të liqenit.

Liqeni i Shkodrës, po të shikoni edhe në pjesën e bregut, ka një zhvillim të pjesës së makrofiteve, të bimësisë të pakontrolluar dhe kjo tregon se ka ndikim nga këta ndotës, që neve kemi gjetur në sedimentet”, thotë Julian Shehu, nga Universiteti i Tiranës.

Ekspertët e mjedisit nga Shqipëria dhe Mali Zi pohojnë se është i nevojshëm monitorimi i vazhdueshëm i situatës së ndotjes dhe ndërprerja e mëtejshme e ndotjes së ujërave të Liqenit të Shkodrës, për të ruajtur vlerat e biodiversitetit të kësaj pasurie të përbashkët natyrore dhe për të garantuar përcjelljen e tyre tek brezat në vazhdim.

Marrë nga VOA

liqeni i shkodrës anila neziri daniela sukoviç

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit