LIVE UPDATES
Aktualitet

Ka nisur "lufta" për drejtimin e SPAK/ Kush janë kandidatët në hije dhe ata që po krijojnë aleanca me dosjet

Sipas burimeve të sigurta, kandidati potencial, Altin Dumani, që vlerësohej ashtu si edhe 16 kolegët e tjerë për kontribut hetimor, me shumë mundësi nuk do të jetë në këtë listë.

10 Korrik 2022, 17:39 Nga k.m.
Ka nisur "lufta" për drejtimin e SPAK/ Kush janë
SPAK

TIRANË- Sipas burimeve të sigurta të Gazetasi.al, brenda korridoreve të Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore, prej muajsh ka nisur lufta për drejtimin e SPAK-ut. Por jo vetëm, duket se kandidatët potencialë, emrat e të cilëve po lakohen korridoreve, po përpiqen të krijojnë aleancat e tyre të padiskutueshme që do të sillte vota ta padiskutueshme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Duke qenë se mandati tre vjeçar në krye të SPAK, kompetencat për ndjekjen penale dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, përfundon në fund të vitit 2022, “aleancat” dhe “lojërat“ kanë nisur që në krye të këtij viti.

Gazetasi.al disponon emrat e atyre, që jo vetëm kanë shfaqur dëshirën për të komanduar prokurorinë speciale, por edhe të atyre që me shumë mundësi mund të kenë mbështetje dhe aprovim politik.

Sipas burimeve të sigurta, kandidati potencial, Altin Dumani, që vlerësohej ashtu si edhe 16 kolegët e tjerë për kontribut hetimor, me shumë mundësi nuk do të jetë në këtë listë.

“Për shkak se në qershor 2022, Altin Dumani u emërua si zëvendës shef i Prokurorisë së Posaçme nga kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, mandati dy vjeçar në këtë pozicion, ia minimizon mundësitë që ai të drejtojë prokurorët e posaçëm“, - tha një burim i sigurt i Gazetasi.al.

Por loja më e fortë, ngjan se po ndodh mes dy prokurorëve të tjerë, njëri i angazhuar si prokuror në Sektorin kundër Krimit të Organizuar dhe tjetri në Sektorin Kundër Korrupsionit. Emrat potencialë, sipas dy burimeve të ndara nga njëra-tjetra, konfirmojnë se ambicien e kanë shfaqur Prokurori i Posaçëm, Edvin Kondili dhe nga ana tjetër edhe prokurori Klodian Braho, njëri nga Tirana dhe tjetri nga Skrapari.

Që të dy ata kanë bekimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili ndonëse shikohet sipas reformës në drejtësi në pozicion të ndarë nga SPAK, konsiderohet i fortë me vota në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Një nga testet e Çelës, u pa gjatë garës për drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ku ai mbështeti pa u ekspozuar Arenc Çelën.

Ndërkohë, që kandidati tjetër Kreshnik Ajazi, i cili drejton aktualisht Prokurorinë e Elbasanit, u skualifikua nga gara për motive të pargumentuara prej KLP, ndonëse Ajazi kërkoi shpjegime. Një kandidat tjetër, por që mban profil të ulët, me shumë mundësi, sipas burimeve ështe edhe Vladimir Mara, që në hije dhe distancë duket se ka mbështetjen dhe aprovimin e kreut aktual të SPAK-ut, Arben Kraja.

Nuk dihet nëse në këtë lojë pushtetesh, Mara e ka apo jo mbështetjen e Prokurorit të Përgjithshëm, pavarësisht se ka shënuar gjatë tre viteve ekzistencë të SPAK-ut, rezultate në hetimin e dosjeve italo-shqiptare.

Megjithatë, ajo që është e sigurt sipas burimeve, është se secili nga kandidatët, mban si kartë, jo vetëm influencat që kanë filluar të lëvizin, por gjithashtu edhe dosje të forta. Edvin Kondili ka ende në sirtar pa asnjë finalizim dosjen e sterilizimit, e regjistruar tre vite më parë.

Për arsye të paqarta gjatë javës në SPAK u thirr për t’u pyetur Klodjan Rrjepaj, me detyrë të mëparshme zëvendës-ministër Shëndetësie dhe që siç rezulton, është pyetur edhe dy herë të tjera.

“Për ne mbetet e dyshimtë mënyra se si disa dosje fryhen në sytë e publikut dhe ngjajnë si reklamë e dobët e punës së prokurorisë, ngjan sikur diçka po lëviz, por realisht pyetja e disave po ndodh vetëm për bujë mediatike. Rezultat nuk ka ende”, - komentoi për Gazetasi.al njëri nga zyrtarët e kësaj dosjeje, i cili është pyetur ashtu dhe si Rrjepaj.

Sipas tij, emri i tij po i përdoret si “pazar” për bujë. Ai zgjodhi të flasë në anonimitet, pasi është i sigurtë në pafajësi. E njëjta gjë ndodh edhe me dosjen e inceneratorëve, që e kanë dy prokurorë në mënyrë të veçuar nga njëri-tjetri. Njëra çështje e inceneratorëve, sipas burimeve të Gazetasi.al, po hetohet nga prokurori Klodian Braho dhe dosja tjetër nga Vladimir Mara dhe Dritan Premçi.

“Nuk mund të pranojmë që hetimi dërgon disa në burg, si Lefter Koka dhe Alqi Bllako nga ana tjetër dhe hetimet vazhdojnë ende për të zbuluar të tjerë. Hetimi, nëse do kopjoheshin italianët, duhet t’i dërgonte njëherazi të dyshuarit në qeli. Çfarë provash po kërkohen ende nga prokurorët kur dosja është aty?“, - pyet njëri nga avokatët e kësaj çështjeje.

Sipas avokatit, mund të dyshohet se në këtë mënyrë prokurorët pa u ekspozuar shumë, ngrenë influencat e tyre duke tundur dosjet në dorë. Por Gazetasi.al u interesua edhe për emra të tjera që në momentin e duhur do t’i hedhin emrat në tavolinë.

Nuk përjashtohet edhe kandidatura e Adnan Xholit, ashtu si edhe e një gruaje, si Doloreza Musabelliu dhe Enkeleida Millonai. Të dyja mbajnë një profil të ulët dhe mund të shfaqin ambicien në çastin e fundit, sikurse edhe Xholi, bënë me dije burimet.

Megjithatë, emrat më potencialë dhe me mbështetje, vazhdojnë të mbeten Edvin Kondili dhe Klodian Braho, që të dy me mbështetje votash në KLP.

“Njëri prej tyre, Kondili pritet të kthehet tre vjet më vonë, pasi garoi përballë Krajës i cili me gjashtë vota u emërua në krye të SPAK. Në atë kohë, konkurroi për të njëjtin pozicion edhe Altin Dumani, por ai nuk mundi të sigurojë ashtu si Kondili një shumicë votash nga anëtarët e KLP. E sigurtë është që të dy këta emra që përmendët kanë vota shumice në KLP, tani që fusha magnetike aty është e fortë në favor të Prokurorit të Përgjithshëm”, - komentoi njëri nga anëtarët e KLP-së për Gazetasi.al.

Me 17 prokurorë në detyrë dhe me deklaratën se i nevojiten të tjerë, SPAK konsiderohet ende i paplotësuar në kuotën e 20 prokurorëve. Megjithë mbështetjen e vazhdueshme të amerikanëve dhe disa rezultate domethënëse, Prokurorët e Posaçëm nuk kanë shkuar ende tek “peshqit e mëdhenj”.

Ndonëse dosjet janë aty dhe Byroja Kombëtare e Hetimit që drejtohet nga zonja Aida Hajnaj është e plotësuar, krimet që heton SPAK lidhen me korrupsion të lartë shtetëror të gjyqtarëve dhe akuzat penale kundër Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, gjyqtarëve kushtetues, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kryetarë bashkish, deputetët, anëtarët e KLGJ dhe vetë anëtarët e KLP-së, të cilët do ngrenë kartonët ndaj shefit të ri të SPAK dhe që po ashtu janë ata që emërojnë një Prokuror të Posaçëm në SPAK.

Të superpaguar dhe me sektorët të ekspertizës së posaçme, me bërthamë elektronike komanduese dhe sektor të individëve me status të posaçëm, prokurorët e SPAK-ut mund të konsiderohen pa frikë si zyrtarët më të rëndësishëm në vend, nga hetimet e të cilëve janë të rrezikuar të gjithë njerëzit më të rëndësishëm të politikës vendase dhe eksponentët e krimit të organizuar./Marrë nga GazetaSi

spak arben kraja

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen