LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjerohen kërkimet arkeologjike në Shqipëri: Përfshirje intensive nga veriu në jug

Gërmime, por edhe analiza shkencore, po kryhen në disa nga qytete antike dhe qendrat arkeologjike të përfshira në mbi 30 projekte. Drejtuesit e Institutit të Arkeologjisë vlerësojnë sidomos bashkëpunimin me universitetet dhe pjesëmarrjen e studentëve në këto kërkime.

10 Korrik 2022, 22:48 Nga I.A
Zgjerohen kërkimet arkeologjike në Shqipëri: Përfshirje
Foto Ilustruese

TIRANË- Kërkimet arkeologjike janë zgjeruar në shumë zona në Shqipëri pas heqjes së masave të pandemisë së koronavirusit. Gërmime, por edhe analiza shkencore, po kryhen në disa nga qytete antike dhe qendrat arkeologjike të përfshira në mbi 30 projekte. Drejtuesit e Institutit të Arkeologjisë vlerësojnë sidomos bashkëpunimin me universitetet dhe pjesëmarrjen e studentëve në këto kërkime.

Arkeologjia shqiptare i është kthyer përpjekjeve intensive për gërmime dhe kërkime të reja në qendrat arkeologjike, qytetet antike dhe zonat e trashëgimisë kulturore, pas një përiudhe të vështirë pandemie ku misionet në terren gati u ndërprenë.

Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë, Belisa Muka thotë për Zërin e Amerikës se këtë vit shtrirja është më e gjerë me mbi 30 projekte dhe po punohet intensivisht.

“Jemi me një dëshirë shumë të madhe për të bërë sa më shumë gjëra, natyrisht për t`i bërë sa më mirë, sepse cilësia është një nga çështjet kryesore në këto kërkime por jemi të përfshirë intensivisht nga veriu në jug ,nga lindja në perëndim, nga periudhat më të hershme të historisë së njerëzimit në ato më të vona”, thotë ajo.

Zonja Muka përmend disa nga zonat që janë përfshirë këtë vit nga kërkimet arkeologjike që kanë nisur në prill dhe do të vijojnë deri në vjeshtë.

“Kemi qenë në pellgun e Korçës, kemi qenë në Bushat të Shkodrës me kërkimet e periudhës antike, kemi qenë në Finiq, në Bazilikën e Elbasanit. Këto janë misione të mbyllura. Aktualisht që flasim jemi në Çukën e Ajtoit në Konispol të Sarandës , ndërkohë sapo kanë nisur kërkimet në Amfiteatrin e Durrësit dhe paralelisht do të vijojmë me të gjitha projektet dhe misionet e parashikuara këtë vit", thotë ajo.

Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë që bashkëdrejton edhe misionin e kërkimeve në qytetin antik të Finiqit, në jug të Shqipërisë, thotë se edhe këtë vit gërmimet sollën gjetje të reja.

“Të paktën për një periudhë 5vjeçare ne kemi qenë të përqëndruar dhe vazhdojmë të jemi në të njëjtën zonw. Ndërkohë që jemi shumë më të qartë se çfarë ajo zonë përfaqëson në raport me hapësirën publike ku shtrihet dhe për të cilën flet, që i përket periudhës romake. Pra kemi një qytet interesant të Phoinikes(Finiqit të sotëm) i cili në periudhën romake është shumë aktiv me një monument të përrmasave të mëdha të natyrës publike ku shembujt më të mundshëm janë forumet, këto asamblet monumentale tipike të periudhës romake"

Zonja Muka vlerëson veçanërisht përfshirjen e studentëve nga universitete të ndryshme në misionet arkeologjike.

"Studentët janë të shpërndarë mbi bazë të një kalendari të rregullt në cdo ekspeditë ku sipas peridudhës dhe dinamikës së projekttit janë pjesë përbërëse dhe me detyra specifike. Kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm të formohen profesionalisht, por të kenë edhe një përgjegjësi shkencore për kërkimet që kryejnë “

Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës Bektash Mema thotë se Lugina e Drinos si një nga qendrat arkeologjike dhe të trashëgimisë kulturore po tërheq gjithnjë e më shumë jo vetëm vëmendjen e rretheve arkologjike, por edhe përfshirjen e Universitetit.

Është një rajon shumë i pasur me vlera të mëdha të trashëgimsië kulturore. Vetë Lugina e Drinos ëhstë një laborator i jashtëzakonshëm natyror dhe ka nevojë gjithmonë për studime. Universiteti po përpiqet të jetë në rolin e tij në funksion të zhvillimit të rajonit", thotë zoti Mema.

Zoti Mema thotë se një marrëveshje me Universitetin e Janinës në Greqi dhe një tjetër me atë të Meceratës në Itali synojnë të sjellin programe të përbashkëta universitare në fushën e trashëgimisë kulturore dhë të arkeologjisë. Praktikat dhe puna e studentëve do të kryhet në qendrat kulturore dhe arkeologjike të Luginës së Drinos, thotë ai.

Shqipëria ka mjaft qytete antike dhe qendra arkeologjike me mundësi të mëdha për zbulime të reja . Situat ekonomike dhe financiare, sidomos e insituticioneve kërkimore e bën edhe më të vështirë realizimin e misioneve arkeologjike dhe kërkimin shkencor. Një nga sfidat më të mëdha është ruajtja e qëndrueshme dhe mbrojtja e zonave ku kryhen gërmime dhe kthimi i tyre në shërbim të turistëve.

Marrë nga VOA

belisa muka bektash mema

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet