30 Dhjetor 2022, 14:46
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Në javën e fundit të muajit dhjetor, gripi stinor po qarkullon intensivisht në vendin tonë por ekspertët e shëndetit publik thonë se piku i tij pritet të jetë në fund të muajit janar dhe fillimin e muajit shkurt. Në një prononcim për Gazetasi.al, eksperti i shëndetit publik Artan Simaku tha se nga sistemi i survejancës në ISHP, raportohet për afro 12 mijë të sëmurë në javën e fundit.
Simaku tha se aktualisht qarkullojnë dy viruse gripi, gripi i tipit A me nëntipet AH3 dhe AH1 si dhe virusi i gripit i tipit B, virozat respiratore dhe më pak Covid.
“Prirjet për shtimin e rasteve me grip janë në rritje, por ende nuk kemi arritur pragun epidemik. Jemi në një periudhë të zakonshme qarkullimi i gripit të stinës, njësoj si para pandemisë. Momentalisht, nëntipi AH3 është më agresiv si virus duke shfaqur temperaturë më të lartë deri në 39 e më pak virusi i tipit B”, thonë ekspertët e shëndetit publik.
Shifrat zyrtare i përkasin rasteve të paraqitura tek mjeku i familjes për vizitë mjekësore, ndërkohë që numri i të prekurve me grip e viroza është edhe më i lartë. Sipas ekspertit Artan Simaku, të dyja nëntipet e virusit të gripit janë të përfshira në vaksinën e gripit ndaj ai bën apel për vaksinim të popullatës.
“Momentalisht kemi bashkë qarkullim të gripit dhe Covid, ndaj asnjëherë nuk është vonë për tu vaksinuar me vaksinën antigrip dhe anticovid. Duke qenë se gripi qarkullon në të gjitha grupmoshat, nga foshnjat disamuajsh deri tek moshat e treta, kërkohet një kujdes i shtuar pasi komplikacionet e gripit janë të rënda nëse nuk mjekohen në kohë”, thonë ekspertët.
Me fillimin e muajit janar, pritet që rastet me grip të shtohen duke rritur alarmin tek ekspertët për shkak të riskut të fluksit të rasteve për terapi në spitale. Mjekët këshillojnë që në çdo rast ti drejtohen mjekut të familjes për të kryer vizitën dhe për të marrë terapinë e nevojshme mjekësore. Gjithashtu, mjekët i bëjnë apel prindërve që në rast të prekjes së fëmijës nga gripi, të mos i dërgojnë në kopshte e shkolla pasi bëhen burim i përhapjes së infeksionit./GazetaSi
artan simaku gripi ne shqiperi
Aktualitet
30 Dhjetor 2022, 14:20
A.B
Makina
SHIJAK- Digjet një mjet në Shijak. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet mjeti i cili është duke i djegur i gjithi. Nuk ...
Aktualitet
30 Dhjetor 2022, 13:36
A.B
Policia
TIRANË- Një person është vënë në pranga në kryeqytet pasi ka vjedhur shuma parash dhe sendesh personale. Po...
Aktualitet
30 Dhjetor 2022, 12:04
A.B
Saimir Vishaj
TIRANË- Ditën e sotme është shtyrë seanca paraprake për dosjen e Inceneratorit të Elbasani...
Aktualitet
30 Dhjetor 2022, 11:56
a.l
dyqani në Vlorë
VLORË-
...
Aktualitet
30 Dhjetor 2022, 11:57
A.B
Banesa
SHKODËR- Këto janë pamjet që vijnë nga banesa e efektivit të policisë së Shkodrës, Valter Serra, së...
Aktualitet
30 Dhjetor 2022, 11:30
A.B
Foto ilustruese
SHKODËR- Efektivi Valter Serra ishte ishte i vetëm në banesë në momentin që disa persona i hodhën sasin&...
Aktualitet
30 Dhjetor 2022, 11:24
A.B
Erisa Fero
TIRANË-Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 28-vjeçaren, Erisa Ferro, Likmet Bashë...
Aktualitet
30 Dhjetor 2022, 11:09
a.l
shtëpia e barit
SPANJË- Një shqiptar i cili dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që merret me trafikun e dr...
Aktualitet
30 Dhjetor 2022, 11:02
A.B
Erisa Fero
Policia e Pogradecit arrestoi në flagrancë 3 persona nën akuzën e trafikimit të narkotikëve në bashkëpun...
Aktualitet
30 Dhjetor 2022, 11:01
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Në vitin 2021, në Shqipëri numri i vdekjeve nga të gjitha shkaqet ishte 30.507. Numri i vdekjeve n&eu...