Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
'Hajde, pazari i fundit'/ Biseda për shit-blerje votash në Tiranë, publikohet video: 100 mijë lekë është turp!
52-vjeçari nga Tirana është arrestuar dhe 61-vjeçari Duraj, është nën hetim pasi po komunikonin me njëri-tjetrin për shit-blerje votash për një subjekt politik.
10 Maj 2023, 10:06Nga A.B
Kristo Agalliu
TIRANË- Ky është momenti kur Kristo Agalliu, komunikon për shit-blerje votash me Agron Durajn, ka organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi”. 52-vjeçari nga Tirana është arrestuar dhe 61-vjeçari Duraj, është nën hetim pasi po komunikonin me njëri-tjetrin për shit-blerje votash për një subjekt politik.
“100 mijë lekë është turp. Hajde t’ja marrim kot, por turp 100 mijë lekë. Po mirë t’i dy vota ke, unë kam katër vota. Po mirë unë kam makinë vetë, ç’e dua makinën e tij unë! Po të më hedhë karburantin ai… Thoji kështu, më dëgjo, i thuaj 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë, hajde pazari i fundit”, ishte kjo biseda e Kristo Agalliut me Agron Durajt përmes telefonit.