9 Shtator 2024, 11:56
Nga I.A

DROPULL- Mali i Murganës në Dropull, zonë e mbrojtur, digjet prej të premtes, ndërkohë që forcat vendore të zjarrëfikëseve dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtes Civile, AKMC nuk kanë mundur të shuajnë flakët që kanë përfshirë hetarë me kullota. Nga ana tjetër, autoritetet shtetërore përgjegjëse pretendojnë se i kanë gjithë kapacitetet e nevojshme dhe se nuk kanë arsye për të kërkuar ndihmë.
I pyetur nga BIRN, drejtori i AKMC, Haki Çako deklaroi mbrëmjen e të shtunës gjatë një bisede nëpërmjet aplikacionit ‘WhatsApp’ se i kanë gjithë kapacitetet për të mbajtur nën kontroll situatën. Ai theksoi se nuk është e nevojshme të kërkohet aktivizimi i mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane, me argumentin se i kanë vetë gjithë instrumentet dhe kapacitetet për të vepruar.
Sipas tij, zonat e përfshira nga zjarri janë vetëm kullotë dhe se nuk ka nevojë për ndërhyrje nga ajri me helikopter. Megjithatë, ai shtoi se është realizuar ndërhyrje e tillë në kufirin midis kullotave dhe pyjeve, për të mos lejuar zjarrin të shpërndahet në masivet pyjore.
I pyetur nëse do të kërkohet në vijim aktivizimi i mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane nëse gjendja do të vijojë të mbetet e njëjtë, Çako ripërsëriti se nuk është e nevojshme pasi i kanë vetë gjithë kapacitetet. Ai shtoi se do vijohet të mbahet nën kontroll zona e përfshirë nga zjarri. Ndërkohë, zjarri vijon të përparojë dhe tashmë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe të pariparueshme.
Sipas banorëve të zonës zjarri vazhdon në malin e Murganës që ditën e premte. Të dielën Mbrojtja Civile ka dërguar një kompani me ushtarë, ndërkohe të shtunën ka ndërhyrë me helikopter./Reporter.al
haki Çako
Aktualitet
9 Shtator 2024, 10:53
S.B
foto ilustruese
DIVJAKË- Mëngjesin e sotëm 65-vjeçari B.Ç është gjetur pa shenja jete në afërsi t&eum...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 10:24
S.B
SHËNGJIN- Një 77-vjeçar zviceran ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit. Mësohet se sap...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 10:06
I.A
Momenti i vendosjes se luleve
SHKODëR- Përkujtimi i Lëvizjes Antikomuniste në Postribë ditën e sotme nuk ka kaluar pa inciden...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 10:05
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Në qarkun e Korçës 21080 nxënës kanë nisur sot vitin e ri shkollor 2024-2025. Numri...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 09:43
I.A
Nisja e shkolles
SHKODËR- Nisja e vitit të ri shkollor në Shkodër pritët të nis me rreth 400 nxënës më pak ose...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 09:30
I.A
Tajfuni
VIETNAM- I quajtur si super tajfuni "Yagi" në Vietnam la pasoja të rënda me të paktën 22 viktima në njerëz, 200 ...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 08:33
I.A
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka uruar nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të r...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 08:12
I.A
Nxenes
TIRANË- 350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nisin sot vitin e ri shkollor 2024-2025 në 1725 shkolla në t&e...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 07:46
I.A
TIRANË- Numri i fëmijëve në shkolla do të reduktohet me shpejtësi sipas të dhënave të zbuluara në censin e vit...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 07:31
TIRANË- Ritmet e rënies së nxënësve në shkolla po përshpejtohen nga viti në vit sipas të dhënave zyrtare.
N&e...