Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në njoftimin e Policisë së Shtetit, mësohet se kallëzimi ishte bërë nga një grua me iniciale A.V., e si pasojë ka përfunduar në pranga 39-vjeçari.

TIRANË- Një 39-vjeçar është vendosur në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet se përdorte fotot dhe videot e një vajze për të krijuar profile në rrjetet sociale. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, mësohet se kallëzimi ishte bërë nga një grua me iniciale A.V., e si pasojë ka përfunduar në pranga 39-vjeçari.
"Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se ky shtetas ka hapur në mënyrë të vazhdueshme, llogari false në rrjetet sociale, me gjeneralitetet dhe fotot e shtetasve të tjerë,"-shkruhet në njoftimin e saj e Policisë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Username", nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik. Përdorte të dhënat e shtetasve të tjerë për të hapur llogari false në rrjete sociale, vihet në pranga 39-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A. V., se një shtetas hapte llogari në rrjetet sociale me të dhënat dhe fotot e saj personale, në mënyrë të vazhdueshme, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Username" u ndalua, për veprën penale "Falsifikimi kompjuterik", shtetasi: - E. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja me dhunë". Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se ky shtetas ka hapur në mënyrë të vazhdueshme, llogari false në rrjetet sociale, me gjeneralitetet dhe fotot e shtetasve të tjerë.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, është duke hetuar të gjitha rastet e denoncimeve nga qytetarët, për keqpërdorimin e të dhënave personale për hapjen e llogarive false në rrjetet sociale dhe çdo rast tjetër të falsifikimit kompjuterik, vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet
Kasandër Noga AUSTRI- Është arrestuar në Vjenë, Kasandër Noga, 45-vjeçari, i cili akuzohet se i bëri atentat Erio...
ELBASAN- Dedë Malutaj, Vladimit Malutaj dhe Ibrahim Dragoshi janë lënë të lirë nga Apeli. Gjykata ka vendosur sot të l...
Xhensila Sota ELBASAN- Dalin pamjet ku efektivja e forcave "Shqiponja", Xhensila Sota rikthehet në vendin ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit. Xhensila...
Kukes KUKËS- Dhoma e Avokatëve të Kukësit ka bojkotuar seancat gjyqësore. Sot do të kryheshin rreth 20 procese gjyqësore...
Foto ilustruese Prej 7 vjetësh në vendin tonë funksionon profesioni i dedektivit privat. Deri tani janë licensuar prej 2 agjencive q&eu...
Avokatet TIRANË- Sot bojkotuan punën. Avokatët kanë preferuar të qëndrojnë në kafene duke pritur një zgjidhje ...
Kasandër Noga dhe Erion Hasanbelliu AUSTRI- I bëri atentat dhe plagosi Erion Hasanbellin në Belgjikë, arrestohet pas tre ditësh Ka...
PEQIN- Një e moshuar u gjet e pajetë ditën e djeshme në një kanal vaditës përballë një kantieri vaditës n&eu...
Kanabis SHKODËR- Operacion anti-kanabis në Shkodër. Një sasi e madhe e bimëve narkotike është asgjësuar në zon...
Kasandër Noga dhe Erion Hasanbelliu BELGJIKË- Atentati në qendër të Brukselit ndaj shqiptarit Erion Hasanbelliu ka trazuar qet&eum...