LIVE UPDATES
Aktualitet

Harta e kullave, si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), e cila kryen rolin e sekretariatit mbi vendimet e KKTU-së, në jo pak raste ka dështuar të bëjë transparencë për zbardhjen e vendimeve për lejet zhvillimit dhe ndërtimit për kullat, duke bërë publike vetëm 65 nga 139 vendimet e shqyrtuara nga KKTU për objekte me lartësi nga 8 deri në 100 kate.

14 Qershor 2025, 18:05 Nga Arbjona Cibuku
Harta e kullave, si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën
Foto

TIRANË- Xhafer Lila banon në një prej pallateve pas shkollës Emin Duraku në Tiranë. Ai dhe një grup banorësh po protestojnë prej muajsh, pasi mësuan se në hapësirën mes pallateve dhe oborrit të shkollës do të ndërtohet një kullë 16 katëshe.

“Nuk e di si mund të lejohet një katrahurë e tillë, për më tepër ngjitur me një shkollë ku mësojnë me qindra nxënës, i zë dritën e syve fëmijëve”, thotë i revoltuar Xhaferi, i cili ka një lidhje të ngushtë me shkollën pasi është mësues.

Kulla që nxiti protestën e banorëve nuk është një rast i izoluar, por shembull konkret i një modeli zhvillimi që po përshkon të gjithë Tiranën. Citizens.al analizoi lejet e shqyrtuaranga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) dhe Komiteti i Investimeve Strategjike (AIDA)* në periudhën 2015-2025, duke zbuluar se ky organ kolegjial i ka hapur rrugën ndërtimit të të paktën 139 kullave në kryeqytet.

KKTU drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, me fuqi të jashtëzakonshme ligjore, të cilën e ka përdorur rregullisht për të miratuar leje ndërtimi që thyejnë kriteret e planit urbanistik të qytetit.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), e cila kryen rolin e sekretariatit mbi vendimet e KKTU-së, në jo pak raste ka dështuar të bëjë transparencë për zbardhjen e vendimeve për lejet zhvillimit dhe ndërtimit për kullat, duke bërë publike vetëm 65 nga 139 vendimet e shqyrtuara nga KKTU për objekte me lartësi nga 8 deri në 100 kate.

Janë plot 72 projekte që gjenden vetëm në rendin e ditës së mbledhjeve të KKT, për të cilat institucionet kanë injoruar detyrën për të informuar publikun nëse këto ndërtime do të realizohen, refuzohen apo ndryshohen.

Citizens.al i është drejtuar AZHT-së me disa kërkesa për informacion, duke kërkuar transparencë mbi vendimet e pa zbardhura. Agjencia u përgjigj zyrtarisht se vendimet gjenden në faqen e AZHT-së, bashkë me hartat e planvendosjes që tregojnë ku do të ndërtohen kullat.

Për të provuar se kjo është e pavërtetë, mjafton të shqyrtojmë një nga mbledhjet e fundit të KKTU-së, atë të datës 27 shkurt 2025, ku janë shqyrtuar 59 leje ndërtimi dhe zhvillimi, nga të cilat në faqen e AZHT-së janë zbardhur vetëm 9 , ndërsa 50 të tjerat mbeten jo-transparente, në shkelje të afatit ligjor prej 90- ditësh.  

Në një tjetër rast, AZHT-së iu deshën 8 muaj për të zbardhur vendimin e kullës 33-katëshe që po ndërtohet pas Teatrit Kombëtar.

“Kullat lartësohen, transparenca ulet”

Duke analizuar të dhënat e lejeve të publikuara në 15 vitet e fundit, Citizens.al ka krijuar një hartë të vendodhjes së kullave në kryeqytet. Të dhënat tregojnë një rritje progresive e lartësisë dhe intensiteit të ndërtimeve.

Në përgjithësi, 139 kullat (65 me vendime të zbardhura) kanë një lartësi mesatare prej 26 katesh. Gjysma e këtyre objekteve shkojnë me lartësi nga 24 (mediana) deri në 100 kate.

Lejet për kulla në Tiranë 2015-2025

Vendimet e miratuara dhe në proces miratimi nga KKT 

Harta e kullave, si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

“Ajo që po ndodh është ‘kullëzim’ i qëndrës nën arsyetimin e rigjenerimit urban apo modernizimit,” thotë urbanistja Doriana Musai për Citizens. Ajo nënvizon se në asnjë kryeqytet europian nuk lejohet ndërtimi i 30-katëshëve pranë monumenteve të shek. XVIII–XIX.

Zonat më të prekura janë ato pranë Sahatit, ish-Teatrit Kombëtar, Bankës Kombëtare dhe stadiumit “Arena Kombëtare”, ku janë ndërtuar ose janë në proces projekte si “Eyes of Tirana”, “InterContinental Hotel Tirana”, “Mount Tirana”, “Book Building”, “Downtown One”, etj.

Në horizont, pas Operas, është shpallur projekti fitues për qiellgërvishtësin e parë që pritet të shkojë në 300 metra lartësi “Tirana Society Towers”.

Ekspertët argumentojnë se kjo është bërë e mundur përmes një përdorimi selektiv të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) të kryeqytetit, që lejon “zonifikim të përzier” në shumë zona.

Zona e ish-Bllokut, është një shembull i qartë se si vendimet e KKTU-së kanë thyer kriteret e lartësisë dhe intensitetit të ndërtimit, të përcaktuara në planin urbanistik. Bashkia Tiranë parashikonte zhvillimin e zonës me godina nga 5 deri në 9 kate, ndërsa KKTU miratoi 12 lejet ndërtimi kullash me intensitet më të lartë.

Lartësia dominuese e ndërtimit në Tiranë ka ndryshuar sipas viteve, në periudhën 2000-2009, ndërtimi ishte kryesisht i kufizuar, me ndërtesa që rrallë e kalonin pragun e 10-kateve. Midis viteve 2010-2014, filloi të vërehej prirje drejt ndërtimeve më të larta, me objekte që shkonin deri në 15-kate, megjithatë me kufizime të qarta në zonat qendrore.

Ndryshimi i vërtetë ndodhi pas vitit 2015, kur Tirana përjetoi një “boom” kullash, me projekte që tejkalojnë 40-katet, duke përfshirë ndërtimet masive edhe në zona historike apo pranë monumenteve të mbrojtura.

Sipërfaqja e Lejeve të Ndërtimit (m²) 2017-2024

Harta e kullave, si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

KKTU: Më shumë fuqi, më pak kontroll dhe standarde      

Që nga ndryshimet ligjore të vitit 2014, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) është shndërruar në një instrument qendror të vendimmarrjes për zhvillimin urban në vend.

Ky organ ka marrë kompetenca të shtuara që kapërcejnë planifikimin urban tradicional dhe përfshijnë edhe administrimin e burimeve ujore – duke u emërtuar së fundmi si Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujërave (KKTU).

Sipas urbanistes Doriana Musai, përbërja aktuale e KKTU-së – e dominuar nga ministra dhe përfaqësues të qeverisë – ka zëvendësuar modelin më të balancuar që ekzistonte më parë, duke dobësuar ndjeshëm mekanizmat e transparencës dhe kontrollit.

Përmes pesë ndryshimeve në Ligjin 107/2014 dhe dhjetë vendimeve të Këshillit të Ministrave, ky institucion ka përqendruar në mënyrë të pazakontë vendimmarrjen për ndërtimet strategjike, shpesh duke anashkaluar pushtetin vendor dhe institucionet mbikëqyrëse.

Një shembull domethënës është projekti “Hora Vertikale” – një kullë 41-katëshe pranë Universitetit të Sporteve – e cila bie ndesh me Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV), që lejon ndërtime deri në 9 kate.

Ndërtimi është planifikuar mbi një fushë sportive publike, ndërsa Bashkia e Tiranës ndryshoi destinacionin e tokës me një vendim të fundvitit 2023, duke hapur rrugën për këtë zhvillim. Ky model është kundërshtuar nga arkitektë, aktivistë dhe qytetarë, duke ngritur shqetësime edhe për raste të shpronësimeve të debatueshme që shoqërojnë projekte të ngjashme.

Musai vë në dukje gjithashtu përplasjen e praktikave aktuale me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore (nr. 27/2018), i cili parashikon që çdo ndërhyrje pranë monumenteve të marrë vlerësim paraprak nga institucionet përkatëse. Në realitet, këto vlerësime shpesh merren “post-factum” – pasi projekti është miratuar politikisht – ose anashkalohen tërësisht përmes vendimeve të veçanta të KKT-së që e justifikojnë ndërtimin si “interes kombëtar”.

Ajo thekson se mungon një sistem funksional monitorimi për ndikimin vizual dhe estetik të kullave në hapësirat historike./ Citizens.al

leje ndertimi kulla ne tirane


Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend