Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ujësjellësi vazhdon të jetë i bllokuar nga Njësia vendore e kujdesit shëndetësor Bulqizë deri në daljen e analizave përfundimtarë që përcaktojnë shkaqet e ndotjes.

BULQIZË- Pronari i një HEC-i privat në zonën e Bulqizës Kadri Muça, është proceduar penalisht nga policia pasi dyshohet se ka helmuar ujin në zonën e Gjoricës. 64-vjeçari akuzohet se për shkak të montimit të një tubi plastik, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati. Ditën e sotme raportohet për vetëm 3 raste personash të helmuar nga uji. Ujësjellësi vazhdon të jetë i bllokuar nga Njësia vendore e kujdesit shëndetësor Bulqizë deri në daljen e analizave përfundimtarë që përcaktojnë shkaqet e ndotjes.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë Ndoti ujin e pijshëm, me të cilin furnizohej fshati Gjoricë, dhe për pasojë u helmuan disa banorë të këtij fshati, procedohet penalisht 64-vjeçari. Në vijim të informacionit të dhënë me datë 03.06.2023, sipas të cilit në qendrën shëndetësore të fshatit Gjoricë, ishin paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, disa banorë të fshatit, të cilët kishin shfaqur simptoma helmimi, ju bëjmë me dije se: Nga veprimet e shpejta verifikuese, të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, u bë e mundur zbardhja e plotë ligjore e këtij rasti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 64 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji, të disa banorëve të këtij fshati. Pasi kanë marrë ndihmën mjëkësore, të gjithë banorët janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Një ditë më parë mbi 50 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë u paraqitën në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Shkaku i helmimit është bërë uji i pijshëm që furnizohet zona dhe nga analizat ka rezultuar se është i kontaminuar.
DURRËS- Një lokal ka marrë flakë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Spitallë të ...
Foto ilustruese DURRËS- Një bar-restorant ka marrë flakë gjatë natës në zonën e Spitallës në Durr&eu...
Homazhet ITALI- 19-vjeçari shqiptar Kevin Murataj që ndërroi jetë në një aksident mbrëmjen e së premtes &eum...
Foto ilustruese SHIJAK- Një ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Shijak. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:10,...
Pamje nga banesa VLORË- Shpërthimi i një bombole gazi ka tronditur mëngjesin e sotëm familjen e Besnik Çobos në Vlor&e...
Foto ilustruese ITALI- Një operacion është duke u zhvilluar nga Komanda Provinciale e Catanzaro e Guardia di Finanza për ekzekutim...
Mjeti i dëmtuar LEZHË- Automjeti i anëtares së Partisë Demokratike të Këshillit Bashkiak të qytetit të Shkodr&...
Enrico Aliaj ITALI- Vrasja tragjike në Ponte dell'Olio,ku 20-vjeçari shqiptar, Enrico Aliaj u qëllua me plumb në kokëm...
Aleko dhe Marjola Myrtollari KORÇË- Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja mbrëmjen e kaluar në Korçë. M...
Foto Ilustruese LEZHË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë. Mësohet se një makinë në ...