LIVE UPDATES
Aktualitet

Heqja e fashës së akcizës te birra, kosto të shumëfishta te prodhuesit dhe ekonomia

Pijet alkoolike në përgjithësi dhe, në veçanti artikulli birrë objekt diskutimi trashëgon punishte apo marka tradicionale që janë pasuri kombëtare të vendeve ku prodhohen dhe faktor i rëndësishëm turistik dhe konservimi të vlerave të trashëguara në breza.

17 Tetor 2022, 07:09 Nga A.B
Heqja e fashës së akcizës te birra, kosto të
Birra

Së pari, duhet të sqarohet koncepti i sistemit të taksimit ekzistues që diferencon prodhuesit e vegjël nga ata të mëdhenj, deri në nivelin 50% më pak gabimisht perceptohet si diferencim i prodhuesve vendas nga ata të huaj që, në të vërtetë, është instrument mbrojtës i prodhuesve të vegjël, pavarësisht nëse janë brenda vendit apo të huaj.

Heqja e fashës së akcizës te birra, kosto të

Pijet alkoolike në përgjithësi dhe, në veçanti artikulli birrë objekt diskutimi trashëgon punishte apo marka tradicionale që janë pasuri kombëtare të vendeve ku prodhohen dhe faktor i rëndësishëm turistik dhe konservimi të vlerave të trashëguara në breza.

Nga ana tjetër, prodhimi i birrave të markave komerciale në nivel global me kosto më të ulëta për njësi krahasuar me prodhuesit e vegjël është shkatërrues për këta të fundit, deri në faliment.

Për këtë arsye, referuar praktikave më të mira të Bashkimit Europian, nenit 4 të Direktivës 92/83/EEC, mbi harmonizimin e strukturës së taksimit me akcizë të pijeve alkoolike

edhe Ligji aktual Mbi Akcizën në Republikën e Shqipërisë 61/2012 parashikon për analogji nivele të diferencuara akcize për prodhuesit e vegjël deri në 200 mijë hektolitra.

Heqja e diferencimit, jo vetëm që do të ishte në kundërshtim me politikat e taksimit në Bashkimin Europian ku duam të jemi vend anëtar, por në kushtet e krizës së shtrenjtimit të lëndëve të para, energjisë dhe rënies së konsumit do të sillte si pasojë falimentimin e prodhuesve vendas dhe humbje të vendeve të punës.

Në propozim pretendohet se ky ndryshim bëhet në kuadrin e përafrimit të Legjislacionit Tatimor me BE-në, ndërkohë që nuk ka asnjë referim se cili nen i cilës Direktivë përafrohet. Siç u argumentua më sipër është propozuar të miratohet një ndryshim në kundërshtim me Direktivën e BE për taksimin e produkteve alkoolike.

Oferta turistike si degë strategjike e ekonomisë ku janë orientuar dhe investime të mëdha në infrastrukturë, nëse miratohet ky ndryshim nuk do të ketë artikullin shumë të kërkuar birre prodhim vendas që është shumë atraktiv për të huajt. Produktet e importit do të zëvendësojnë gradualisht tërësisht prodhimin vendas.

Në vendet e Bashkimit Europian, niveli minimal i Akcizës sipas direktivës 92/83/EEC është 0,03 euro për 1 shishe 330 mililitra për prodhuesit mbi 200 mijë HL dhe rreth 0,015 euro për litër për ata nën 200 mijë HL.

Ndërkohë në Shqipëri, niveli i akcizës është 3 herë më shumë se niveli i parashikuar në direktivën 92/83/EEC, Prodhuesit nën 200 mijë HL 0.05 Euro (5.94 Lekë) për një paketim 330 mililitra, Prodhuesit mbi 200 mijë HL 0.1 Euro (11.7 Lekë) për një paketim 330 mililitra.

Referuar hartës së detajuar (linku më sipër) Shqipëria takson birrën më shumë sa trefishi i nivelit të akcizës që aplikojnë Gjermania, Rumania, Spanja, Bullgaria, Luksemburgu etj., vende që kanë aplikuar politika që u përshtaten interesave të prodhuesve të vegjël dhe atraksionit turistik.

Për sa i përket argumentit që përmendet në propozimin e bërë se heqja e diferencimit bëhet me qëllim shmangien e evazionit potencial nuk qëndron. Prodhimi dhe importi i birrës prej 10 vitesh është një proces shumë i monitoruar me sistem gjurmimi me pulla fiskale si në asnjë vend tjetër që funksionon prej 10 vitesh. Gjithashtu, certifikimi i sasive të prodhuara nuk bazohet vetëm në vetëdeklarimin e subjekteve prodhues apo importues, por verifikohet nëpërmjet dokumentacionit zyrtar të Autoriteteve Doganore/Tatimore.

Ndërkohë është e palogjikshme të pretendohet ulja e evazionit, duke rritur nivelin e taksimit, e kundërta është e vërtetë, rritet motivimi për evazion.

Edhe në rast se do të kishte vështirësi mbikëqyrjeje të prodhuesve të vegjël, kjo nuk e justifikon anashkalimin e politikave të trajtimit diferencuar të taksimit që janë mekanizëm shumë i rëndësishëm pjesë e misionit të Agjencive përgjegjëse.

Nëse misioni i tyre reduktohet vetëm në maksimizim e të ardhurave pa marrë në konsideratë politikat e taksimit nxitëse dhe zhvilluese ekonomike shkaktohet një dëm shumë më i madh financiar se të ardhurat e përkohshme pragmatiste.

Edhe për sa i përket efektit financiar, teorikisht është llogaritur që në vitin 2023 do të mblidhen rreth 2.3 milionë euro më shumë që nuk kanë asnjë peshë të rëndësishme në të ardhurat doganore (të ardhurat shtesë janë rreth 0.1%, e planit vjetor 2023, ndërkohë që dëmet e Kompanive që kanë investuar me plane biznesi të kredituara nga Bankat, referuar legjislacionit në fuqi, është rreth 30 milionë euro./MONITOR

pijet alkoolike

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen