LIVE UPDATES
Aktualitet

“HESHTNI”- ‘Killerat’ përdorin armë të sofistikuara për krime mafioze, ‘depot’ mbahen në Tiranë

Dy operacionet e fundit në Tiranë treguan se kryeqyteti është kthyer në një nga zonat e preferuara të grupeve kriminale për të fshehur armët, por jo vetëm edhe për t’i modifikuar apo prodhuar silenciatorë të ndryshëm.

24 Qershor 2022, 20:12 Nga k.m.
“HESHTNI”- ‘Killerat’ përdorin armë të
Pamje nga operacioni i Policisë

TIRANË- Heshtni! Ky ishte urdhëri i vetëm që kishin ‘rojtarët’ e armëve që me shumë gjasa përdoren nga grupet kriminale. Për të fshehur diçka mirë, vendose në një vend të dukshëm. Ndaj dhe depot e armët ishin fshehur në Tiranë, aty ku shpërndaheshin sa herë kishin nevojë në disa zona ku edhe do të përdoreshin nga grupet kriminale. Dy operacionet e fundit në Tiranë treguan se kryeqyteti është kthyer në një nga zonat e preferuara të grupeve kriminale për të fshehur armët, por jo vetëm edhe për t’i modifikuar apo prodhuar silenciatorë të ndryshëm. Në pranga kanë përfunduar tre persona. 

TË KAPURIT

Fillimisht në pranga ranë Ervis Bakalli e Dorian Kalo që punonin për modifikimin e armëve në një vilë 3-katëshe në Yzberisht. Por asnjë nuk i ka pranuar akuzat para hetuesëve, madje ngulin këmbë që nuk kanë lidhje e nuk e dinë pse janë arrestuar. Kur doli në gjyq, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Kalo është shprehur se ai bënte piktura murale kur gjente punë, ndërkohë që paradite punonte si berber. Por e shkuara e tij, nuk është në kahun e tij. Disa vite më parë, emri i Dorian Kalos ka dalë nga dëshmia e një bashkëpunëtori të drejtësisë Enver Jamakut, që e ka përmendur pikërisht si një nga personat që ka bazë për modifikimin e armëve të llojeve të ndryshme, duke i riparuar dhe duke i ndërruar pjesët. Dëshmia e tij specifikonte se armët e prodhuara dhe modifikuara, Dorian Kalo dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale që Jamaku përmend, i shisnin armët me porosi tek grupe të tjera kriminale, që më pas i përdorinin në krime kundër jetës.

Rrëfimi i Enver Jamakut çoi disa persona në pranga dhe zbuloi 18 baza armatimi në Tiranë. Dëshmia e tij më e fortë ishte ajo për ekzekutimin e Domart Konjarit (sot në arrati), për të cilin është shprehur se i kanë dhënë shuma të konsiderueshme parash Flor Abazi, Blendi dhe Paris Deda. Në tetor të vitit 2019, gjithçka ishte organizuar deri në perfeksion, duke u vendosur dy mina me telekomandë në makinë, por pati një ngatërresë. Në makinën e blinduar që shpërtheu, nuk ndodhej Konjari, por burri i motrës së tij, Artion Bylyku, i cili fatmirësisht i shpëtoi atentatit.

Por duket se Kalo, nuk ka hequr dorë nga profesoni i vjetër, por tashmë ka gjetur një shok të ri.

Arrestimi i tyre ka fundosur dhe të riun tjetër, 27-vjeçarin Eno Papa Beqiri. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të dhënat në telefonin e një prej të arrestuarve në depon e armëve të gjetur në Yzberisht, zbuluan edhe atë në garazhin e një pallati pranë Liqenit të Thatë. Kalo kishte shkëmbyer mesazhe me Beqirin, madje dhe foto të modifikimeve dhe vendeve ku kishin “depot”. Mirëpo edhe vetë Beqiri, ashtu si dy të arrestuarit e tjerë nuk kanë pranuar asgjë. Para gjykatës tha se ai nuk e ka përdorur garazhin dhe se nuk ka pasur dijeni për armët, ndërkohë avokati i tij i kërkoi prokurorisë që nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe kryerjes së ekspertimeve për gjurmët e gishtave të vërtetojë se klienti tij nuk ka lidhje me depon.

ARMËT

Policia e Tiranës pranoi se pjesët modifikuese të armëve janë futur ilegalisht nga jashtë në Shqipëri dhe armët bliheshin nga persona me precedentë kriminal për vrasje dhe ngjarje të tjera. Ndërkohë grupi hetimor ka dyshime për bashkëpunëtor të tjerë, për të cilët vijojnë hetimet. Ndoshta dhe për të gjetur depo të tjera që mund t’i kemi kudo dhe vërdallë. Por cilët ishin armët që fshiheshin nëpër këto depo? Kë preferojnë më shumë kriminelët në vendin tonë?

Referuar rasteve të sekuestrimeve duket që grupet kriminale preferojnë armë me precesion të fortë qitës siç është kallashnikovi i modifikuar por edhe arma automatike MP5. Por nuk mungojnë as “Scorpions”-snajperat-kallashat, por edhe pistoletat e vogla.

Në Yzberisht u gjetën: 8 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 armë zjarri automatike, 4 zhurmues si ato të armëve të zjarrit pistoletë, silenciatorë, pjesë të ndyshme armësh, një thikë, makineria që shërbente për prodhimin dhe modifikimin e pjesëve të armëve të zjarrit, municion luftarak dhe sende të tjera prej metali që përdoren për modifikimin dhe prodhimin e silenciatorëve të armëve të zjarrit, valixhe me pjesë armësh për modifikim, një sasi parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në zonën e Liqenit u gjetën: 2 snajpera (njëri prej tyre prodhim i viteve të fundit), 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit (snaiper), një sasi e konsiderueshme krehra armësh, tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave dhe 5 paruke.

Armët e zjarrit që u sekuestruan nga policia janë dërguar për ekspertizë në policinë shkencore për të mësuar nëse janë përdorur ndonjëherë në ngjarje kriminale, apo do të bënin “debutimin” e tyre shumë shpejt. Sipas burimeve dyshohet se të gjitha këto municione i përkisnin një grupi kriminal në Elbasan, por nuk përjashtohet që të shiteshin edhe tek blerës të tjerë./Dosja.al

operacioni silent operacioni silent 2 ervis bakalli dorian kalo eno papa beqiri

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë