LIVE UPDATES
Aktualitet

Hetimet për çiftin Veliaj-Xoxa/ Tenderi i Fierit dhe dëshmia: Unë vetëm emrin kam aty, firmosja shpejt e shpejt se isha me leje lindjeje

Thëniet e punonjëseve që dikur shërbenin pranë zyrave të Ajola Xoxës, si Ines Dani, Adela Kondakçiu dhe Greta Domi, kanë kryqëzuar gruan e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e nxjerrë atë në një rrjet OJF-të, që kishin si synim kapjen e projekteve përmes fondeve publike.

29 Korrik 2025, 09:42 Nga Elton Qyno
Hetimet për çiftin Veliaj-Xoxa/ Tenderi i Fierit dhe dëshmia:
subasi, xoxa, veliaj

TIRANË Të gjithë punonjëset e zyrës së Ajola Xoxes kanë tradhtuar këtë të fundit, kur janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, duke treguar se veprimet që kanë kryer përmes faturave, kanë qenë të shtyra dhe ndikuara nga Ajola Xoxa.

Thëniet e punonjëseve që dikur shërbenin pranë zyrave të Ajola Xoxës, si Ines Dani, Adela Kondakçiu dhe Greta Domi, kanë kryqëzuar gruan e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e nxjerrë atë në një rrjet OJF-të, që kishin si synim kapjen e projekteve përmes fondeve publike.

Ajola Xoxa, përmes lidhjeve të saj me kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, arrin të fitojë një tender në bashkinë e Fierit me vlerë prej 24 mijë e 650 euro.

Kjo sasi parash do jepej nga programi “IPA”, i bashkimit Ndërkufitar Itali-Shqipëri, Mali i Zi 2014-2020. Projekti u fitua me letrat e Ines Danit, e cila ishte një punonjëse e zyrës së Ajola Xoxës dhe kishte hapur nipt si “Person Fizik”.

Dokumenti është firmosur edhe nga shtetasi Armando Subashi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Fier, i cili ka miratuar edhe procedurën.

Më datë 12 dhjetor 2019, është lidhur kontrata midis Bashkisë Fier, të përfaqësuar nga Armando Subashi, në cilësinë e kryetarit të Autoritetit Kontraktor, dhe "Ines Dani" si Person Fizik.

Në datën 2 qershor 2021, grupi i punës ka bërë relacion me titull: “Mbi dorëzimin e punës së ekspertizës së jashtme për propozimin ligji për projektin 3C4SME”.

Gjithashtu nga grupi i punës pasqyrohen dhe dorëzimi i punës së kryer në bazë të termave të referencës ku përcaktohen detyrat e përmbushura nga kontraktori Ines Dani dhe stafit të Bashkisë Fier.

Nga komunikimet e administruara ndërmjet Ines Dani dhe financieres Adela Kondakçiu, si dhe nga mesazhet me Ajola Xoxën, e cila kontrollonte faktikisht aktivitetin e Ines Dani si Person Fizik dhe Greta Domi si Person Fizik, rezulton se vetë Ines Dani nuk kishte asnjë dijeni mbi përmbajtjen e kontratës, aktivitetet e projektit apo faturat përkatëse.

Përkundrazi, ajo e konsideronte veten të painformuar dhe deklaronte se "…vetëm emrin ka aty…", duke i lënë të gjitha vendimmarrjet për menaxhimin e shumave dhe përgatitjen e dokumentacionit, gruas së Erjon Veliaj, Ajola Xoxa.

Ines Dani, ka deklaruar se kontratën e kishte firmosur “…shpejt e shpejt…”, gjatë kohës që ishte me leje lindje dhe nuk mbante mënd detaje. Ajo ka sqaruar se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim për projektin, nuk ka përgatitur asnjë raport dhe nuk ka ndjekur zbatimin e kontratës.

Nga ana tjetër, Greta Domi, e cila është e regjistruar si person fizik me të njëjtin objekt veprimtarie si Ines Dani, ka deklaruar se ka kryer fatura për llogari të “Partners Law” (firma e Ajola Xoxës) dhe është udhëzuar prej saj për çdo veprim financiar.

Ajo ka pranuar se marrëdhënia me Ajola Xoxën ishte e ngushtë dhe se për shumë transaksione nuk kishte dijeni për burimin ose destinacionin final të shumave.

Greta Domi, ka shtuar se ajo vetëm faturonte dhe firmoste sipas kërkesës së Ajola Xoxës, pa ushtruar ndonjë rol real në aktivitetin për të cilin përfitoheshin fondet.

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për ecurinë e detajuar të projektit pas nënshkrimit të kontratës dhe se procedurat e tenderit dhe përzgjedhjes i janë deleguar plotësisht grupit të ngritur me urdhrin përkatës.

Ai ka thënë se nënshkrimi i kontratës me Ines Danin është bërë bazuar në rekomandimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe në dokumentacionin që i është paraqitur zyrtarisht.

Ndërkohë dy punonjëset e bashkisë Fier, Erinda Jovani dhe Sibora Kadriu, gjatë marrjes në pyetje në SPAK, kanë deklaruar se nuk kanë qenë të përfshira aktivisht në procedurat e shpalljes së thirrjes apo vlerësimit të ofertave, pasi dokumentet i kanë gjetur të përgatitura dhe të paraqitura në zyrë pa kaluar nga protokolli i bashkisë.

Ato kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për mënyrën e përzgjedhjes së fituesit dhe nuk kanë pasur kontakte me subjektet konkurruese.

Shtetasja Romina Tafaj, e thirrur për të dhënë shpjegime në kuadër të procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, deklaroi ndër të tjera se se është themeluese dhe drejtuese ekzekutive e një organizate jofitimprurëse të quajtur "Gjenerata e Re", e krijuar në vitin 2015, e cila angazhohet në organizimin e aktiviteteve kulturore, sportive, sociale dhe të tjera me natyrë komunitare./Oranews

ajola xoxa erion veliaj armando subashi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj