LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një "precedent të rrezikshëm"

Me dëbimin e drejtpërdrejtë të pesë egjiptianëve nga Rinasi në Kajro, grupet për të drejtat e njeriut dhe ekspertët ligjorë thonë se strategjia e Italisë për menaxhimin e migracionit jashtë kufijve ka marrë një kthesë ogurzezë.

29 Korrik 2025, 09:02 Nga Vladimir Karaj
BIRN: Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një
emigrantet

TIRANË- Më 9 maj, një avion çarter u nis nga aeroporti Fiumicino i Romës drejt Tiranës, qëndroi në pistë për nëntëdhjetë minuta dhe më pas u ngrit sërish në fluturim, këtë herë me destinacion Kajron, me pesë shtetas egjiptianë në bord. Nuk pati asnjë njoftim për shtyp, as ndonjë deklaratë zyrtare. Megjithatë, ky fluturim shënoi dëbimin e parë të drejtpërdrejtë nga Italia të azilkërkuesve të refuzuar, në kuadër të një marrëveshjeje me Shqipërinë për përpunimin e kërkesave për azil jashtë kufijve.

Kjo marrëveshje, sipas së cilës Shqipëria pranoi të hapë dy qendra për përpunimin e migrantëve dhe refugjatëve të kapur në rrugën drejt Italisë, është përballur me sfida ligjore dhe pikëpyetje mbi koston. Midis tetorit 2024 dhe janarit 2025, Italia dërgoi 73 migrantë dhe refugjatë me anije përtej Adriatikut drejt Shqipërisë, por ata u rikthyen shpejt në Itali me vendim gjykate.

E shqetësuar nga kritikat ndaj planet për përpunimin e migrantëve në Shqipëri, qeveria e djathtë e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në muajin mars, ndryshoi qëllimin e qendrave pritëse, duke thënë se do të përdoreshin për ‘riatdhesimin’ e atyre që kishin mbërritur në Itali, por që kërkesat e tyre për azil ishin refuzuar. Që nga ky ndryshim, mbi 100 persona kanë kaluar përmes qendrave pritëse për migrantë në Shëngjin dhe Gjadër.

Burime pranë policisë kufitare shqiptare thanë se një numër fluturimesh çarter janë nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt destinacioneve të panjohura, me përfshirjen e ngushtë të ambasadave të Egjiptit dhe Nigerisë. I pari ndodhi më 9 maj, siç raportoi fillimisht revista italiane ‘Altreconomia’ dhe më pas u konfirmua nga Ministria e Brendshme italiane. Fati i pesë pasagjerëve egjiptianë mbetet i panjohur.

“Ky dëbim nga Shqipëria drejt Egjiptit vendos një precedent të rrezikshëm për dëbimet jashtë kufijve në kuadër të politikës së migracionit të BE-së,” tha Nour Khalil, drejtor i organizatës Refugee Platform Egypt. “Është një shembull tjetër i gatishmërisë në rritje të shteteve evropiane për të anashkaluar garancitë ligjore dhe për të transferuar përgjegjësitë e tyre tek vende të treta.”

Khalil hodhi poshtë idenë se Egjipti – i udhëhequr nga një regjim ushtarak nën presidentin Abdel-Fattah el-Sisi që nga kundër-revolucioni i vitit 2013, ishte një ‘vend i sigurt’ për të riatdhesuarit.

“Mijëra persona përballen me ndalime arbitrare, zhdukje të detyruara, gjyqe të padrejta dhe përndjekje sapo mbërrijnë,” tha ai për BIRN. “Tortura është gjithashtu e zakonshme nëpër komisariate. Italia e di shumë mirë këtë. Ne kemi dokumentuar raste të egjiptianëve që janë përballur me gjyqe të padrejta pas kthimit të detyruar, përfshirë njerëz që më vonë kanë vdekur në burg.”

Ambasadat e Nigerisë dhe Egjiptit, të përfshira në procesin e dëbimeve

E lavdëruar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si një model i mundshëm për “qendra kthimi” jashtë BE-së, marrëveshja Itali-Shqipëri është kritikuar ashpër nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat shprehen se ajo bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Kritikët në Itali thonë se kostoja e saj – që filloi me 39.2 milionë euro dhe u rrit në mbi 74 milionë – është shumë më e lartë sesa ajo që Italia ka shpenzuar për struktura të ngjashme brenda vendit, ndërsa përzgjedhja e kontraktorëve për ndërtimin e qendrave është kritikuar për mungesë transparence. Përpara 9 majit, dëbimet nga Shqipëria përfshinin rikthimin e individëve në Itali përpara se ata të dërgoheshin në vendet e tyre të origjinës. Fluturimi Romë-Tiranë-Kajro shënoi një ndryshim taktikash.

Sipas të dhënave të prokurimeve, të cilat janë publike, fluturimi çarter për në Egjipt ishte planifikuar javë më parë: më 28 prill, kur Ministria e Brendshme italiane shpalli një tender për fluturimin, ndonëse në atë kohë asnjë shtetas egjiptian nuk ishte strehuar në qendrën e Gjadrit në Shqipëri. Deri në javën e dytë të majit, pesë egjiptianë ishin transferuar nga Italia në këtë qendër.

Sipas ‘Altreconomia’, më 8 maj ministria nënshkroi një kontratë prej 113,850 eurosh me kompaninë private ‘Professional Aviation Solutions’ (PAS), e cila ka kryer në mënyrë të rregullt fluturime dëbimi për shtetin italian. Tenderi e përshkruante shërbimin si “blerje e një shërbimi për avion me qira dhe shërbimeve të lidhura për riatdhesimin e shtetasve egjiptianë, të shoqëruar nga oficerë policie, që do të kryhej më 9 maj 2025,” raportoi ‘Altreconomia’.

Të nesërmen, një avion i PAS fluturoi nga Roma në Tiranë, ku mori pesë egjiptianët dhe i dërgoi në Kajro. Burime brenda policisë kufitare shqiptare dhe kampit të Gjadrit konfirmuan për BIRN se ambasada egjiptiane organizoi transferimin e tyre nga Gjadri në aeroportin e Tiranës.

Sipas ‘Altreconomia’, ky fluturim kushtoi 31,779 euro më shumë se fluturimi i fundit i dëbimit që Italia kreu nga Roma në Egjipt me të njëjtin numër personash – një kosto që qeveria e Melonit do ta ketë të vështirë ta justifikojë, duke pasur parasysh se financimi i marrëveshjes me Shqipërinë është bërë duke ndërhyrë në buxhetet kombëtare të ministrive të Arsimit, Shëndetësisë dhe Kulturës, si dhe në fondet emergjente për katastrofat klimatike.

Një oficer i policisë shqiptare, i vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, konfirmoi përdorimin e disa fluturimeve çarter për dëbimet.

“Zakonisht janë katër ose pesë persona [në bord]. Ne nuk e dimë destinacionin; nuk na e thonë”, tha oficeri, duke folur në kushte anonimiteti.

“Normalisht, këta persona duhet të shkojnë në Itali më parë dhe nga Italia të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Por këto janë fluturime çarter; nuk është se dimë ku shkojnë pasi nisen. Ne marrim vetëm një listë nga Drejtoria e Përgjithshme [e Policisë së Shtetit] dhe na thuhet të lehtësojmë procedurat. Ka pasur nigerianë dhe kombësi të tjera gjithashtu.”

Një burim i dytë që punon në Gjadër, i cili gjithashtu kërkoi të mbetej anonim, shtoi se autoritetet konsullore të ambasadave të Egjiptit dhe Nigerisë kanë ndihmuar në lëshimin e dokumenteve të udhëtimit dhe koordinimin e dëbimeve.

I njëjti burim tha se shtetasit egjiptianë u përpunuan me shpejtësi, duke qëndruar vetëm tre ditë në qendrën e Gjadrit, ndërsa shtetasit nigerianë qëndruan më gjatë dhe u dëbuan me disa fluturime të ndara. Asnjë nga ambasadat nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Aktivistët për të drejtat e migrantëve dhe miq të të dëbuarve në Egjipt thanë se nuk kanë mundur të gjejnë gjurmë të pesë personave pas mbërritjes së tyre në Kajro.

Përralla juridike për ekstraterritorialitetin

Autoritetet italiane pretendojnë se qendrat e migrantëve në Shqipëri funksionojnë si zgjatim ekstraterritorial i juridiksionit italian. Por grupet për të drejtat e njeriut dhe studiuesit ligjorë e quajnë këtë një përrallë juridike.

“Nuk mund të pretendosh thjesht se një objekt në Shqipëri është në njëfarë mënyre nën juridiksionin e ligjit italian,” tha Andreina de Leo, kërkuese për të Ligjin e BE-së dhe anëtare e Shoqatës për Studime Juridike mbi Emigracionin (ASGI). “Veçanërisht kur njerëzit e ndaluar atje nuk kanë akses në gjykatat italiane, avokatë apo kujdes shëndetësor.”

Kritikët thonë se dëbimi i 9 majit nuk e zgjidhi këtë kontradiktë – përkundrazi, e bëri edhe më të dukshme. Kryerja e dëbimeve nga aeroporti i Tiranës i vendos operacionet italiane të riatdhesimit në mënyrë të qartë në territor të huaj, ku mbrojtja ligjore e BE-së – si e drejta për apelim, garancitë procedurale dhe monitorimi i pavarur, nuk janë të garantuara.

Duke injoruar paralajmërimet, Komisioni Evropian po e shtyn përpara përpjekjen për të zhvendosur përpunimin e kërkesave për azil dhe dëbimet në vende të treta.

Në prill 2024, ndërsa strukturat në Shqipëri ishin ende në përgatitje, Ministria e Brendshme italiane theksoi se të gjithë individët e ndaluar në Shqipëri do të ktheheshin në Itali përpara se të dëboheshin.

Megjithatë, pas publikimit të lajmit për dëbimet e 9 majit, ministria lëshoi një deklaratë ku konfirmoi fluturimin dhe deklaroi se riatdhesimet e drejtpërdrejta nga Shqipëria janë të lejueshme në bazë të “marrëveshjeve pasuese” të Protokollit Itali-Shqipëri.

De Leo nga ASGI e cilësoi rastin si një “alarm i kuq” që vendos një precedent të rrezikshëm.

“Protokolli Itali-Shqipëri është promovuar si një ‘mësim’ për Evropën se si të përshpejtohet përpunimi i azilit dhe dëbimet, por realiteti është se ai është i kushtueshëm, mizor dhe me shumë gjasë i paligjshëm.”

Kronologjia:

9 prill – Takim bilateral mes ministrave të Brendshëm të Italisë dhe Egjiptit, Matteo Piantedosi dhe Mahmoud Taëfiq, ku u diskutuan edhe flukset migratore.

11 prill – Transferimi i parë i 40 migrantëve nga strukturat italiane për në Shqipëri, pas riemërtimit të kampeve si qendra riatdhesimi.

19 prill – Piantedosi njofton riatdhesimin e parë të një migranti nga Gjadri.

28 prill – Ministria e Brendshme italiane shpall një tender për shërbim çarter për dëbimin e të huajve të parregullt. Në atë kohë, në Gjadër nuk ndodhej asnjë shtetas egjiptian.

2 maj – 15 migrantë transferohen nga Italia në Shqipëri.

6 maj – Sipas burimeve të BIRN, pesë shtetasit egjiptianë mbërrijnë në Gjadër.

8 maj – Kompania private çarter Professional Aviation Solutions (PAS) nënshkruan kontratë me Ministrinë e Brendshme për vlerën 113,850 euro.

9 maj – Një avion niset nga aeroporti Fiumicino i Romës për në Tiranë, ku aterron në orën 15:30. Nëntëdhjetë minuta më vonë, i njëjti avion niset për në Kajro me pesë shtetas egjiptianë nga Gjadri.

23 qershor – Lajmi për fluturimin publikohet nga Altreconomia.

26 qershor – 15 persona të tjerë transferohen nga Italia në Gjadër. /Reporter.al

emigrantet ne gjader itali

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen