LIVE UPDATES
Aktualitet

Simon Shkreli u pushua nga puna në teatrin "Migjeni", Eliona Kodra: Largimi i bashkëshortit tim është hakmarrje e pastër politike e Benet Becit!

Më largimin e Shkrelit nga puna, ajo thotë se thellohet shkatërrimi i një teatri shekullor dhe shkatërrimi i tempullit më të rëndësishëm të Shkodrës, siç është teatri "Migjeni".

29 Korrik 2025, 07:51 Nga r.ll
Simon Shkreli u pushua nga puna në teatrin "Migjeni", Eliona
eliona kodra

SHKODËR- Aktori i trupës së Teatrit “Migjeni” në Shkodër, Simon Shkreli është larguar nga puna me urdhër të kryebashkiakut, Benet Beci. Lidhur me këtë ka reaguar kryetarja e PD-së në Shkodër, Eliona Kodra Shkreli, njëkohësisht bashkëshortja e Shkrelit. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kodra shprehet se ky largim i padrejtë nga pun a është kostoja e lirisë së fjalës, denoncimit me fakte, evidentimit të problemeve dhe thënies së të vërtetës në këto 2 vite që Benet Beci, sipas saj më shumë e ka shkatërruar qytetin se sa ka ndërtuar.

Më largimin e Shkrelit nga puna, ajo thotë se thellohet shkatërrimi i një teatri shekullor dhe shkatërrimi i tempullit më të rëndësishëm të Shkodrës, siç është teatri "Migjeni".

"Pa asnjë diskutim që largimi i padrejtë nga puna i bashkëshortit tim do vijojë në një proces gjyqësor përballë Bashkisë korruptive, abuzuese me taksat e shkodranëve dhe hakmarrëse të Benet Becit dhe shokëve e shoqeve të Tij, servilë të bindur.", shprehet ajo ndër te tjera. 

POSTIMI I PLOTË: 

Sot Bashkia Shkodër me urdhër personal të Benet Becit ka nisur procedurën për largimin nga puna të bashkëshortit tim, Simon Shkreli!

Patjetër që kjo është “kostoja” e lirisë së fjalës, denoncimit me fakte, evidentimit të problemeve dhe thënies së të vërtetës në këto 2 vite që Benet Beci, turisti shkodran, më shumë shkatërroi se sa ndërtoi duke vjedhur në emër të investimeve e projekteve taksat e shkodranëve!

Sot nuk po largohet nga puna thjesht një aktor i teatrit “Migjeni”, një kryefamiljar, sot po thellohet shkatërrimi i një teatri shekullor dhe shkatërrimi i tempullit më të rëndësishëm të Shkodrës, shkatërrim i cili ka filluar që me shkrirjen e tij, një vendim i atyre keqdashësve që trashëgiminë që lanë emrat më të njohur të skenës shqiptare e më gjërë, t’a “zhdukin” me një vendim absurd bazuar në mentalitetin komunist që Shkodra dhe shkodranët duhen persekutuar edhe sot!

Bashkëshorti im, Simoni, prej vitit 2006 është angazhuar në teatrin “Migjeni” me trupën profesioniste, atëherë kur teatri prodhonte premiera të suksesshme. Në 2014-tën, Simoni u bë aktor rezident i trupës së teatrit me vendim ligjor të Bashkisë Shkodër!

Studimet e larta i kreu në Prishtinë në Fakultetin e Arteve për aktor me notë diplome 10. Student i emrave të njohur të artit shqiptar si i ndjeri Faruk Begolli, Ilire Vinca, Enver Petrovci etj.

Ka kryer me shumë përkushtim e dëshirë çdo rol që i është ofruar duke dhënë maksimumin përmes punës për të realizuar më të mirën e mundshme.

Notën e diplomës, talentin, dhe dashurinë e publikut nuk mund t’ja heqë kurrë Simonit, Benet Beci!

Vendimi për largimin e bashkëshortit tim nga puna, është hakmarrje e pastër politike e Benet Becit ashtu siç kanë vepruar paraardhësit e Tij komunistë. Sot metoda moderne e Benetit është largimi nga puna e të gjithë atyre që nuk i binden apo e kritikojnë me fakte e argumenta. Paraardhësit e tij komunistë internonin, persekutonin e pushkatonin, ndërsa Benetët komunistë të sotëm, të largojnë nga puna për të të zëvendësuar me patronazhistë servilë dhe ushtarë të bindur!

Kjo nuk na tërheq pas sepse eksperienca të tilla i kemi pasur edhe më përpara, përkundrazi na bën më të fortë përballë frikacakëve që përballjen me faktet e fjalën e lirë e dënojnë me largime nga puna.

Pa asnjë diskutim që largimi i padrejtë nga puna i bashkëshortit tim do vijojë në një proces gjyqësor përballë Bashkisë korruptive, abuzuese me taksat e shkodranëve dhe hakmarrëse të Benet Becit dhe shokëve e shoqeve të Tij, servilë të bindur.

Njeriu në jetë ka vetëm dinjitetin dhe karakterin që e formëson në një qënie të pranuar në shoqëri. Simoni dhe unë kemi punuar gjithmonë me dinjitet, me shumë punë e sakrifica për të qënë këta që jemi sot. Dy qytetarë të Shkodrës që kemi dhënë kontributin tonë modest në gazetari, art e së fundmi dhe në politikë. “Emrin” që kemi fituar me punë të ndershme nuk na e heq as Benet Beci e as drejtuesit e tij të paaftë.

Ne do vazhdojmë përpara edhe më të fortë sepse fuqia e çdo njeriu mbaron aty ku fillon ajo e Zotit!

Me Zotin në krah ia kemi dalë dhe do ia dalim çdo sfide tjetër!

Misioni i të vërtetës nuk mposhtet nga hakmarrjet e turistëve të cilët ‘pushtetin’ kalimtar që kanë do e gëzojnë në dyert e qelive të burgut!

simon shkreli benet beci teatri migjeni eliona kodra shkreli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj