LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Boom-i i “bed and breakfast” sfidon ofertën tradicionale të akomodimit në Durrës

Ndërsa modeli i akomodimit afatshkurtër nëpërmjet platformave ‘Bed & Breakfast’ po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në zonat turistike të Durrësit, forma tradicionale e dhënies me qira sezonale të dhomave po përballet me rënie të ndjeshme në lagjen e plazhit.

28 Korrik 2025, 21:14 Nga DOSJA
BIRN: Boom-i i “bed and breakfast” sfidon ofertën tradicionale
Foto ilustruese

DURRËS- Në zonat turistike të Durrësit, një model i ri akomodimi po ndryshon ekuilibrat e sezonit veror. Rritja e prenotimeve në sistemin “bed and breakfast” (B&B) ka shtyrë shumë familje dhe biznese të vogla që japin dhoma apo apartamente me qira drejt një modeli fleksibël dhe më fitimprurës, por edhe më të lodhshëm.

Në vend të pushuesve afatgjatë, qëndresa e vizitorëve po shkurtohet në vetëm pak ditë, duke i detyruar pronarët të përshtatin apartamentet dhe ritmin e punës me fluksin në rritje të prenotimeve të shkurtra.

“Fenomeni B&B nisi tre vjet më parë,” thotë Florian Tahiri, që drejton një agjenci turistike në Durrës. “Është një sistem me fitim të shpejtë,” shtoi ai, ndërsa theksoi se shumë operatorë po e përqafojnë.

Sipas tij, edhe emigrantët shqiptarë që vijnë me pushime nuk qëndrojnë më gjatë, prenotojnë për pak ditë dhe lëvizin në zona të tjera ose kthehen shpejt në punë.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INSTAT), në qershor 2025, më shumë se 1.9 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë, duke shënuar një rritje prej 7.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në lagjet nr. 1 dhe 13, të ndara nga porti detar, modeli B&B është bërë tashmë pjesë e përditshmërisë. Në një pallat pranë shëtitores “Taulantia”, Remzi Llata tregon për BIRN se aktualisht funksionojnë shtatë apartamente si B&B, ndërsa katër vite më parë kjo ishte një risi.

Çmimet ditore, sipas tij, lëvizin nga 60 në 70 euro. Dy prej tyre menaxhohen nga një shtetas rus që i ka marrë me qira afatgjatë dhe i ka kthyer në një biznes të mirëfilltë akomodimi.

“Pushuesit rrinë 1 deri në 5 ditë, dhe çdo herë pas ikjes duhet pastruar e përgatitur për të tjerët,” shpjegon Llata, duke shtuar se tensionet me banorët rezidentë nuk mungojnë.  Banorët ankohen ndonjëherë për zhurmat dhe muzikën me volum të lartë.

Për shkak të sfidave të mirëmbajtjes, disa pronarë kanë zgjedhur të kontraktojnë ekipe të posaçme për pastrimin dhe menaxhimin e apartamenteve. Ndërkohë, dinamika e re po prek edhe bizneset e vogla në lagje. Gita, një punonjëse me përvojë në një furrë buke, thotë se numri i klientëve është dyfishuar.

Megjithatë, për ata që varen nga qiraja tradicionale sezonale, ndryshimi është më pak pozitiv. Në lagjen e plazhit, 4 kilometra nga qyteti, Hysen Hyseni, i cili prej tre dekadash jeton nga dhënia me qira e dhomave, shprehet i zhgënjyer.

“Mirë që nuk investova për restaurimin e shtëpisë, se deri tani më shumë pushues kanë ardhur në maj, se sa tani n ë korrik,” thotë ai. “Vjet  në këtë kohë, kisha fituar dyfishin e shumës së tanishme.”

Sipas Hysenit, qytete të tjera turistike si Berati dhe Pogradeci kanë rritur çmimet, ndërsa në Durrës tarifat kanë mbetur të pandryshuara prej 3-4 vitesh. “Sot kam vetëm një familje angleze që ma solli djali nëpërmjet internetit,” shton ai. Në anën tjetër të medaljes, Irma dhe Beni, që menaxhojnë një banesë dykatëshe, janë të kënaqur me ritmin e sezonit. “Të gjithë vijnë me prenotime përmes Booking, siç i thonë të rinjtë,” thotë Irma. Sipas saj, numri i vizitorëve nga Polonia, Çekia, Spanja apo Italia është i qëndrueshëm çdo vit.

Por jo të gjithë ndjekin standarde profesionale. Sadriu, një administrator lokal që kërkon të mbetet anonim, thekson për BIRN se disa pronarë vendosin foto mashtruese në platformat online, duke shkaktuar pakënaqësi te pushuesit kur arrijnë në vend. Për Florian Tahirin, suksesi i këtij modeli do të varet nga ecuria e përgjithshme e turizmit. Sipas tij modeli ‘B&B’ është bërë pjesë e realitetit, por edhe ndërtimet intensive në Golem dhe Malin e Robit po ndikojnë.

“E ardhmja do të tregojë nëse kjo do të jetë një zgjidhje e qëndrueshme, apo vetëm një modë e përkohshme,” përfundoi ai./ BIRN

durres

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës