2 Gusht 2023, 11:07
Nga k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- Disa qytetarë nga Elbasani janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dhënë deklarime, në kuadër të hetimit për koncesionin e “check up-it”. Rreth 70 persona janë thirrur për t'u marrë në pyetje, ku do të tregojnë "eksperiencën" e tyre me procesin e check-up.

Dosja është regjistruar në SPAK më 18 shkurt të vitit 2020 nga Partia Demokratike, gati një javë pas depozitimit të kallëzimin penal. Selia blu ka kallëzuar 10 persona, mes të cilëve ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, ministren aktuale Ogerta Manastirliu, drejtues dhe ish-drejtues të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe aksioneren e kompanisë përfituese të Check-Up, Vilma Nushin. Shtatë janë akuzat që ka ngritur ndaj tyre Partia Demokratike, si korrupsioni aktiv e pasiv, shpërdorimi i detyrës apo përfitimi i paligjshëm.
Në kallëzim thuhet se ka prova dhe fakte për shkeljen e ligjit, në dy faza, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe zbatimin e kontratës. Sipas selisë blu, Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor dhe se procedurat koncesionare kanë qenë fikitive dhe fituesi ka qenë i paracaktuar. Po ashtu, në kallëzim thuhet se zyrtarët e kallëzuar, edhe pse janë të detyruar me ligj, nuk kanë ushtruar kontrolle ndaj koncesionarit për të parë nëse respektohet afati i realizimit të analizave prej 3 orësh, janë ndërtuar 475 pika Check-Up dhe 20 laboratorë.
koncensioni i check up check up
Aktualitet
2 Gusht 2023, 10:53
f.i
foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku si pasojë dy persona kanë mbeturtë lënu...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 10:54
k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 67-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Elbasanit pasi akuzohet se ka dhu...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 10:43
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Pushimet e gushtit kanë sjellë edhe rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Mbi 3.900 udhëtarë...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 10:17
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Efektivët e Policisë së Shtetit, ushtarakët e Forcat e Armatosura por edhe bluzat e bardha do të p&eu...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 10:10
k.m.
Pamje nga operacioni
FIER- Vodhi nën kërcënimin e një arme zjarri në vitin 2012, në bashkëpunim me një shtetas tjet...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 09:54
k.m.
Demian Smith
TIRANË- Pas largimit të ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, pas saj radhën duket se e e ka edhe i ngarkuari ...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 09:24
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Mbyllen hetimet për dosjen "Plumbi i artë"! Kur janë mbushur 15 muaj nga zhvillimi i operacionit “Plumbi ...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 09:13
k.m.
Foto ilustruese
Keqadministrimi ka çuar në faliment Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës (UKD), një nga më të m...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 08:38
k.m.
Foto ilustruese
Çmimet e qumështit të paketuar vendas kanë pësuar ulje të lehtë në këtë periudhë k...
Aktualitet
2 Gusht 2023, 08:27
f.i
foto ilustruese
DURRËS- Në finalizim të operacionit policor antidrogë i koduar “Kompromisi”, janë arrestuar ...