LIVE UPDATES
Aktualitet

Hijet e një koktejli serbo-arab në Portin e Durrësit

Emirates Blu Sky LLC zotërohet nga një guackë e regjistruar në Qipro me emrin Dana Holdings. Vetëm dy muaj pasi Alabbar dhe Golovochenko shtrënguan duart në foton e përurimit, Dana Holdings do të vendosej në sanksione nga Bashkimi Europian si përfituese dhe mbështetëse e regjimit të Lukashenkos.

9 Nëntor 2022, 22:08 Nga k.m.
Hijet e një koktejli serbo-arab në Portin e Durrësit
Porti i Durrësit

Në 2 tetor të vitit 2020, Muhamed Alabbar dhe kryeministri bjellorus Roman Golovchenko shtrënguan duart në ceremoninë e përurimit të një projekti gjigand në Minsk. I pagëzuar me emrin “North Shore”, projekti me vlerë 4 miliardë euro parashikon zhvillimin e pjesës veriore të kryeqytetit Bjellorus, i konceptuar si një qytet brenda qytetit me apartamente, qëndra tregtare, ekspozita, hotele dhe universitete.

Në podiumin, ku Alabbar dhe Golovchenko prenë shiritin e përurimit, ishte vendosur dhe një tabelë. Në të shkruhej; “Kjo tabelë është vendosur nga Shkëlqesia e Tij Roman Golovchenko, kryeministër i Republikës së Bjellorusisë dhe Shkelqesia e Tij Muhamed Alabbar, kryetar i bordit të “Emirates Blue Sky LLC” me rastin themelimit të Qendrës Kombëtare të Ekspozitave.”

Emirates Blu Sky LLC zotërohet nga një guackë e regjistruar në Qipro me emrin Dana Holdings. Vetëm dy muaj pasi Alabbar dhe Golovochenko shtrënguan duart në foton e përurimit, Dana Holdings do të vendosej në sanksione nga Bashkimi Europian si përfituese dhe mbështetëse e regjimit të Lukashenkos.

E themeluar në shtator të vitit 2008 në Bjellorusi, Emirates Blue Sky LLC, gjatë këtyre viteve e ka ndryshuar disa here emrin. Por ajo që nuk ka ndryshuar asnjeherë janë pronarët që qëndrojnë pas saj. Ata janë vëllezërit Karic, një nga familjet më të fuqishme në Serbi.

Sreten, Dragomir, Zoran dhe Bogoljub Kariç janë katër vëllezër që u lindën nga një familje serbe në qytetin e Pejës në Kosovë. Ata u bënë të njohur në fillim të viteve 90’ si sponsorat dhe mbështetësit më të mëdhenj të regjimit të Sllobodan Miloshevicit. Pjesë e qarkut të ngushtë të familjes Miloshevic deri edhe ministra në qeverinë e tij, karriera e vëllezërve Kariç në biznes dhe politikë do të vazhdonte edhe pas rënies së regjimit.

Në vitin 2004, Dragomir Kariç themeloi partinë Forca e Lëvizjes Serbe dhe sot ai është një nga aleatët më të ngushtë të Aleksandër Vuçic. Por pasuria e tyre do të zgjerohej më tej falë lidhjes që krijuan me dikatorin bjellorus Lukashenko.

Në vitin 2006, Bogoljub Karic u akuza për evazion fiskal dhe mashtrim të rëndë financiar nga autoritetet serbe. Për t`i shpëtuar dënimit, ai u aratis në Bjellorusi, ku krijoi lidhje shumë të ngushta me presidentin Bjellorus Lukashenko. Që atëherë vëllezërit Kariç kanë bërë biznese miliardere në Bjellorusi, përmes kompanisë së tyre Dana Holdings. Njëra prej aferave më të mëdha ishte pikërisht ajo e marrjes së 400 hektarëve tokë falas në kryeqytetin Bjellorus, një pasuri me vlerë 1 miliardë euro, për të ndërtuar aty një qytet brenda qytetit.

Alabbar- Kariç, koktejli serbo-arab

Pasi lidhjet mes Dana Holdings, Emirates Blu Sky dhe vëllezërve Karic u ekspozuan të gjitha kompanitë u përfshinë në sanksione. Pas Dana Holdings, presidenti i SHBA-ve vendosi me urdhër të posaçëm ekzekutiv në sanksione edhe Emirates Blue Sky, madje edhe personalisht Bogoljub Karic për përfitim nga dhe mbështetje të regjimit të Lukashenkos. I përballur me këtë situatë Alabbar u përpoq ta distanconte veten nga Emirates Blue Sky. Pas një takimi me Lukashenkon në Minsk, i pyetur nga gazetarët për lidhjen me vëllezërit Kariç, Alabbar deklaroi: Unë kam njohje shumë të mira me pronarët e Dana Holdings. Por dua të theksoj se i kam kontaktuar ata në mënyrë miqësore për këshilla dhe aktualisht ne jemi duke shqyrtuar që ta implementojmë vetë projektin.

Një muaj më vonë, zhvilluesit e projektit në Minsk u ndryshuan. Kompania Emiratës Blue Sky u zëvendësua më Riverside Development Holdings Limited e regjistruar në Dubai, që u prezantua si kompani e Alabbarit. Por me sa duket kjo ishte e gjitha një manovër për të anashkaluar sanskionet ndaj vëllezervë Kariç. 

Riverside Development Holdings Limited e regjistruar ne Bjellorusi zotërohet nga një kompani me të njëjtin emër e regjistruar ne Dubai. Drejtori ekzekutiv i saj është një personazh i quajtur Mostafa El Tobgy. Ky është krahu i djathtë dhe miku më i ngushtë i vëllezerve Kariç, i cili ka qenë drejtor në shumë biznese të tyre.

Muhamed Alabbar dhe Mustafa El Togby dyshohet se janë partnerë të paktën edhe në një kompani tjetër, çka sipas Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dëshmon se vëllezërit Kariç nuk u larguan asnjëherë nga projekti i Minskut dhe partneriteti me Alabbarin.  

Që Muhamed Alabbar është në lidhje biznesi me vëllezërit Kariç, kjo është e faktuar. Tani shtrohet vetëm një pyetje. A u shtrinë fijet serbe deri në Portin e Durrësit? Ajo që dihet deri më tani është se North East Real Estate Holdings Limited, kompania e cila do të shkatërrojë Portin mijëvjeçar të Durrësit është e regjistruar në Dubai, njësoj si Riverside në Bjellorusi. Dhe 60 për qind e aksioneve të saj nuk dihet kush i zotëron./MCN

porti i durresit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj