LIVE UPDATES
Aktualitet

Historia e 'Los Pepes', REPLIKA e grupit që vrau Escobarin, pse po përdoret për rastin Martinaj?

Por Los Pepes ishin më shumë një organizatë terroriste sesa një grup paraushtarak. Për sa kohë që interesat e Escobar pengoheshin ose kufizoheshin, grupit nuk i interesonte dëmi kolateral.

1 Shtator 2022, 17:57 Nga k.m.
Historia e 'Los Pepes', REPLIKA e grupit që vrau Escobarin, pse
Pablo Escobar dhe Ervis Martinaj

KOLUMBI- Pablo Escobar bëri shumë armiq gjatë kohës së tij. Disa prej tyre vendosën të luftojnë kundër dhe formuan Los Pepes për të rrëzuar Kartelin Medellín. Pablo Escobar ishte një nga bosët më famëkeq të drogës në botë. Me bazë në Medellin, Kolumbi, mbretërimi brutal i Escobar mbi industrinë e paligjshme të kokainës mori mijëra jetë vetëm në Kolumbi. Goditjet e tij ndaj gjyqtarëve, zyrtarëve të qeverisë dhe Policisë ishin të shpejta dhe vdekjeprurëse. Ai madje kaloi kohë në një burg të pasur, të quajtur Katedralja, të cilin ai e ndërtoi.

Historia e 'Los Pepes', REPLIKA e grupit që vrau Escobarin, pse
Pablo Escobar

Por gjatë rrugëtimit të tij në botën e krimit, Escobar bëri më shumë se disa armiq. Njëri prej tyre ishte Fidel Castano, një zot rival i drogës, i cili ishte ndoshta edhe më brutal se vetë Escobar. "Pika e vlimit" së Castanos ndodhi kur Escobar vrau dy anëtarë të shquar të kartelit të tij - Fernando Galeano dhe Gerardo Moncada - kur ata vizituan Escobarin në La Catedral. Castano ishte planifikuar të ishte edhe vetë në atë takim, por ai nuk pranoi të shkonte.

Historia e 'Los Pepes', REPLIKA e grupit që vrau Escobarin, pse
Shefat paraushtarakë dhe krijuesit e Los Pepes, Fidel dhe Carlos Castaño.

“Më duhet pranoj që e vlerësoja Pablon në atë kohë, por jo aq sa e përbuzja,”- tha Carlos Castaño në një intervistë që dha për revistën Semana para vdekjes së tij.

Pablo Escobar, ishte në rregull derisa u shfaq “Los Pepes”.

Të ngopur me mënyrën sesi Escobar po shkatërronte gjithçka ndërtuan kartelet e drogës, Castano e mori situatën në duar. Ai organizoi Los Pepes, ose "Perseguidos por Pablos Escobar", që përkthehet në Njerëzit e Persekutuar nga Pablo Escobar. Los Pepes mori fonde nga Cali Cartel, rivali kryesor i organizatës së Escobar. CIA dhe qeveria e SHBA madje ndihmuan Los Pepes-in të përpiqej të gjurmonte Escobarin duke u mbështetur në përpjekjet e Castanos për mbledhjen e inteligjencës. Castano hapi një zyrë në Medellin ku njerëzit erdhën dhe jepnin informacione rreth aktiviteteve të Escobar. E ndoqën derisa e qëlluan për vdekje.

Por Los Pepes ishin më shumë një organizatë terroriste sesa një grup paraushtarak. Për sa kohë që interesat e Escobar pengoheshin ose kufizoheshin, grupit nuk i interesonte dëmi kolateral. Në shkurt 1993, CIA u ankua se forcat qeveritare në Kolumbi po ndanin informacione me Los Pepes.

Grupi, nga ana tjetër, e përdori atë inteligjencë për të kryer valë bombardimesh si hakmarrje ndaj sulmeve me bombë të vetë Escobar. Për shkak se Escobar kishte kontakte në qeveri, zyrtarët kolumbianë mbështeteshin në mënyrë rutinore në Los Pepes si një organizatë jashtëligjore për të kryer drejtësi pa moralin e zbatimit të ligjit.

Madje një makinë bombë për pak vrau fëmijët e Escobar. Manuela Escobar, vajza e tij, u shurdhua pjesërisht për shkak të shpërthimit. Fushata kishte në shënjestër gjithashtu avokatët, mbështetësit e Escobar-it dhe këdo afër zotit të drogës.

Të gjithë kundërshtarët e Escobar dhanë para. Një herë Helmer 'Pacho' Herrera, një nga drejtuesit e Kartelit Cali, tha se ai kishte shpenzuar të gjithë pasurinë e tij duke u përpjekur të vriste Escobarin: ai investoi 30 milionë dollarë. Por kanë dhuruar edhe politikanë e biznesmenë. Ata u bënë një elitë e caktuar burokratike, me mbështetjen e heshtur të shumë kolumbianëve dhe që nuk u zbuluan kurrë.

Los Pepes dogjën një shtëpi fshati ku ai mbante vepra të artistëve spanjollë Picasso dhe Dalí. Dhe ata i vunë zjarrin koleksionit të tij të makinave të vjetra. Në mars 1993, mercenarë të veshur me forcat e sigurisë rrëmbyen ndërtuesin Guillermo Londoño Ëhite nga shtëpia e tij. Kufoma e tij u shfaq të nesërmen në mëngjes me një tabelë ku shkruhej: Figurë servili, iniciator i rrëmbimeve në shërbim të Pablo Escobar. Los Pepes.

Historia e 'Los Pepes', REPLIKA e grupit që vrau Escobarin, pse

Ditë më vonë mercenarë të tjerë, këtë herë të veshur torturuan deri në vdekje avokatin Raúl Jairo Zapata Vergara.

Përfundimisht, Los Pepes e detyroi Escobarin të fshihej. Ai jetonte në Los Olivos, në Medellin, në dhjetor 1993 kur inteligjenca kolumbiane përgjoi një telefonatë nga mbreti i drogës me djalin e tij, Juan Pablo Escobar. Policia kolumbiane, si pjesë e grupit të njohur si Blloku i Kërkimit, mbërriti në shtëpinë ku jetonte Escobar.

Por sërish Escobar u largua.

Në një skenë që të kujton një film të Hollivudit, bosi i drogës vrapoi nëpër çatitë në Los Olivos, megjithatë Escobar nuk mund të ikte aq shpejt. Plumbat në këmbë, në bust dhe në vesh vranë liderin më famëkeq të kartelit të drogës në Kolumbi më 2 dhjetor 1993.

Historia e 'Los Pepes', REPLIKA e grupit që vrau Escobarin, pse
Kufoma e Escobar

Dy polemika vazhdojnë edhe sot për vdekjen e Escobar. E para është se policia bëri një fotome kufomën e Escobar mbi çati, ndërsa e dyta është se Los Pepes mori meritën për vrasjen e tij.

Por Los Pepes po përmendet edhe në Shqipëri. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për të njëjtën persona, por për një grup të ngjashëm që mendohet se është krijuar për një person po aq të rëndësishëm, biznesmenin e lojrave të fatit, Ervis Martinajn. Deri më tani, gazetarë të kronikës së zezë, të cilët prej kohësh njohin aktivitetin e Martinajt pretendojnë se kundërshtarët e tij kanë bërë të njëjtën gjë.

Artan Hoxha thotë se: Është një grup, një grup mjaft i përgatitur, ka dalë katër herë në terren dhe të katra herët e ka realizuar misionin. Nuk ka dalë duarbosh. Këtu në Shqipëri është krijuar njësia ‘Los pepes’, njësoj si në Kolumbi për zhdukjen e Pablo Escobar. 6 apo 7 grupe të mëdha krijuan këtë njësi, pranuan edhe problemet mes tyre, ranë dakort vetëm që të nxirrnin jashtë loje Martinajn e skuadrën e tij. Pjesë e kësaj njësie të ngritur u bënë edhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Në mos Policia e Shtetit është palë, ka mbyllur sytë, po i lë rrugën hapur për të arritur atë qëduan. Pse u bë kjo? Sepse nuk mund ta thyenin ndryshe. Ligjërisht Martinaj ishte në kërkim për dëshminë e Dumanit se do të vriste Indrit Doklen, ishte i dënuar me 3 vite e 8 muaj, të tjerët që dënohen shkojnë në kokërr të burgut, por Martinaj jo. Për të nuk ishte njësoj. Kjo njësi e ngjashme me ‘Los Pepes’, shfrytëzoi të gjithë kontaktet me Policinë e Shtetit.

Madje sot ka shkuar edhe më tej…duke kërkuar llogari nga kryeministri Edi Rama.

Artan Hoxha ka rikthyer një deklaratë të kryeministrit Edi Rama, e bërë gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, më 18 Prill 2021. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Artan Hoxha i kërkon Ramës që të japë informacion se ku e kanë dërguar "Los Pepes" (Los Pepes , një emër që rrjedh nga fraza spanjolle " Perseguidos por Pablo Escobar ", ishte një grup vigjilent i përbërë nga armiqtë e Pablo Escobar) biznesmenin e lojrave të fatit, Ervis Martinajn. Ky i fundit është shpallur i zhdukur që prej javës së parë të gushtit. Po ashtu, gazetari shkruan se deklarata e Ramës ka qenë për Martinajn, por se përse do ta zbulojë në ditët në vijim. 

Historia e 'Los Pepes', REPLIKA e grupit që vrau Escobarin, pse
Ervis Martinaj

"“Patronazhimi”, e di jo vetem makinen, por edhe targen… Meqë e di, se në çfare makine levizte ai “drejtori” i lojërave të fatit!!!! Madje u dije dhe targen e makines….!!!! Zamet e ke, kontrolloje njehere sinjalin, se mos të kane derguar haber, ku e ka çuar ajo skuadra, qe perdor uniformen e forcave speciale… Në fund të fundit, ke nje detyrim, ligjor dhe moral, te na thuash çfare fati pati ai, “drejtori” i lojerave të fatit… Kur them “ti”, jo “rregjimi….por “patronazhimi”…. (“Los Pepes” made in Albania) Çeshtje fati shkoi kjo pune, apo nuk i hape dhe bastet online tani… (Kur dhe pse eshte bere kjo deklarate ndaj Ervis Martinajt, do e tregojme me vone). (Harxhoje nje sekond, beje SUBSCRIBE kanalin e Xhungel.al, në vijim do të gjeni materiale interesante),"-shkruan Artan Hoxha.

Megjithatë nuk përmend emra kur flet për anëtarët e kësaj organizate dhe as kush i financon. Ndërkohë që në vend “ziejnë” versionet për zhdukjen e një prej personazheve më të njohur të biznesit dhe jo vetëm. A ka vërtetë një “Los Pepes” të organizuar për të eliminuar Martinajn? Kush i eliminoi një nga një të gjithë ushtarët e tij më besnikë, edhe nipin e tij vetëm 23-vjeçar? Pse po përfshihet politika dhe ç’dinte Rama për të? Deri më tani askush nuk flet. Të vertetën e dijnë vetëm anëtarët e grupit (nëse ekziston) dhe Martinaj. Nëse është ende gjallë…

pablo escobar ervis martinaj zhduket ervis martinaj los pepes


Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait