LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Fluturat’, Bujar Alimani kthen 21 histori tronditëse të diktaturës në film

Këto rrëfime vijnë të pasqyruara në filmin dokumentar “Fluturat”, i cili u shfaq në Tiranë më 30 gusht në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

1 Shtator 2022, 16:01 Nga I.A
‘Fluturat’, Bujar Alimani kthen 21 histori tronditëse të
Regjisori Bujar Alimani me protagonistet e dokumentarit “Fluturat”

TIRANË - Nga plagët e thella të kampeve të internimit në Gradishtë e Savër të Lushnjës dalin 21 flutura të lira. Janë 21 gra dhe vajza secila me historinë, forcën dhe dhimbjen e saj, histori të cilat regjisori Bujar Alimani i kthen në art, duke tentuar të rindërtojë historinë e vuajtjeve të diktaturës përmes rrëfimeve të tyre.

Këto rrëfime vijnë të pasqyruara në filmin dokumentar “Fluturat”, i cili u shfaq në Tiranë më 30 gusht në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

21 vajzat dhe gratë rrëfejnë jo vetëm historitë e dënimit të familjarëve për arsye politike, persekutimit të tyre, dehumanizimit, por edhe qëndresën e mbijetesën dhe luftën për të mos humbur veten.

Regjisori Bujar Alimani tregon për Gazetën “Si” se si arriti deri në finalizimin e këtij projekti.

“Ka ndodhur rastësisht kur mësova se këto zonja duke ruajtur nostalgjinë dhe mallin për njëra-tjetrën mblidheshin një herë në disa vjet e ritakoheshin diku në New York. E konsiderova fantastike si ide xhirimin e këtij takimi. Më pas u shndërrua në një vepër artistike”, shprehet regjisori për Gazetën “Si”.

Gratë që u internuan në kampin e punës në Gradishtë ishin fëmijë të njerëzve që ishin akuzuar për krime kundër regjimit represiv komunist, ose të afërm të atyre që ishin arratisur nga Shqipëria. Ka gra që lindën në kamp, ndërsa të tjerat u dërguan atje me nënat e tyre kur ishin të vogla. Disa prej grave që rrëfejnë historitë e tyre janë Matilda Mirakaj, Vilma Kaloshi, Fatmira Bajo, Anila Ndreu, Kafile Sina, Floreta Kaloshi, Elsa Kaloshi, etj.

Të gjitha këto histori që rrëfejnë të shkuarën, por me sytë nga e ardhmja, regjisori i përbashkon nën titullin “Fluturat”, si një element lirie.   

“Flutura’ është një insekt, element që nuk ka lidhje me tokën, por me ajrin, me qiellin, rrjedhimisht me fluturimin, lirinë”, vijon Alimani.

Siç rrëfen regjisori, intervistat realizohen nga vetë ai dhe filmi ndjek rrëfimet e tyre në kamp, në kishën ku luteshin e gjenin forcë. Imazhet e tyre Alimani i sjell me ngjyra, si për të treguar triumfin mbi të keqen.

“Kontaktet erdhën njëri pas tjetrit dhe ne e nisëm me 11 prej tyre të cilat udhëtuan nga Kanadaja dhe disa shtete të Amerikës drejt Nju Jorkut ku nisëm xhirimet. Më pas, ato kontaktonin me njëra-tjetrën dhe u bë i mundur intervistimi i 21 prej tyre. Kuptohet që ato janë në realitet me dhjetëra të tjera e filmi u kushtohet edhe atyre që rastësisht nuk janë në dokumentar”, rrëfen më tej regjisori Bujar Alimani për Gazetën “Si”.

Sipas regjisorit, secila prej ngjarjeve të këtij dokumentari është unike dhe ka si qëllim njohjen e këtij realiteti nga brezat e rinj. Por ndonëse në film paraqitet e shkuara jonë historike, në të nuk mungojnë as grimca aktualiteti.

“Dokumentari ka një strukturë pak a shumë kronikale ku shtjellohen disa faza të jetës, punës dhe zhvillimit biologjik të tyre, duke kuptuar edhe ditët e sotshme.  Por në tërësi, filmi përcjell idenë e rezistencës, ruajtjes së dinjitetit njerëzor dhe humanizmit”.

Për regjisorin Alimani, e rëndësishme është që këto histori janë mjaft të prekshme jo vetëm për ata që kaluan nën thundrën e sistemit komunist, por edhe për brezat e rinj që kërkojnë të mësojnë se çka ndodhur me të kaluarën e vendit të tyre.

Marrë nga Gazeta Si

bujar alimani

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit