1 Shtator 2022, 13:38
Nga A.B
Policia
DURRËS- Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ndikuar në gjendjen psikologjike të partneres së tij dhe kjo e fundit i ka dhënë fund jetës. Policia ka vënë në pranga personin me inicialet F.B pasi akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Durrës, ku dyshohet se si pasojë e vetëplagosjes me mjet prerës (thikë), humbi jetën në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe (bashkëjetuesja e shtetasit F. B.).
43-vjeçari dyshohet se nëpërmjet konflikteve me shtetasen A. D., ka ndikuar në rëndimin e gjendjes së saj psikologjike. Gjithashtu, ky shtetas duke deformuar provat në vendngjarje, ka tentuar të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me këtë rast. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
arrestim ne durres durres
Aktualitet
1 Shtator 2022, 13:26
A.B
Nafta
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e reja të karburanteve në vend. Në njoftimin e b&...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 13:25
A.B
Policia
TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga në kryeqytet pasi kanë dhunuar bashkëshortet e tyre. Policia...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 12:41
A.B
Nene Liza
TIRANË- Nënë Liza, e njohur si gruaja e cila luftoi deri në fund për mbrojtjen e banesës së saj në zon&eu...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 12:24
A.B
Digjet toka
TEPELENË-Një 30-vjeçar është proceduar penalisht nga policia pasi dyshohet se i ka vënë zjarrit qëlli...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 12:15
A.B
Faruk Ozer
TIRANË- 'Bossi' i kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer do të dalë ditën e nesërme përballë Gjykatës së...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 12:05
F.M
Arsen Muskurti
TIRANË- Familjarë Dritan dhe Nora Muskurti të cilët u vranë dy ditë më parë në Tiranë shpr...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 11:56
F.M
Arsen Muskurti
TIRANË- Miqtë e Dritan e Nora Muskurtit, çiftit të bashkëshortëve të vrarë kanë zbuluar detaj...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 11:31
F.M
Priti Patel
BRITANI E MADHE- Mediat britanike kanë ngritur ‘alarmin’ për praninë e shqiptarëve në vend që sipas a...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 11:26
F.M
Foto Ilustruese
GJIROKASTËR- Një person nga Pakistani është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik emigrantës...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 11:11
A.B
Ambulance
BERAT- Një 71-vjeçare është gjetur e pajetë brenda ambienteve të banesës së saj në fshatin Gori&cc...