1 Shtator 2022, 11:26
Nga F.M
Foto Ilustruese
GJIROKASTËR- Një person nga Pakistani është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik emigrantësh. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se J. A., banues në Pakistan, u kap duke shoqëruar 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Qytetarit nga Pakistani iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular dhe mjete identifikimi.
Njoftimi i policisë Gjirokastër
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Road Guard 36". Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me DVKM Gjirokastër dhe shërbimet FRONTEX. Ndihmonte dhe shoqëronte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, vihet në pranga një shtetas nga Pakistani, të cilit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sasia e lëndës së dyshuar narkotike canabis sativa, 1 aparat celular dhe mjete identifikimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e DVKM Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune policore të pandërprerë disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Road Guard 36".
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi J. A., banues në Pakistan. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Ura e Lumit", duke shoqëruar 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. A. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular dhe mjete identifikimi. Materialet në ngarkim të shtetasit J. A. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
gjirokaster policia e gjirokastres
Aktualitet
1 Shtator 2022, 11:11
A.B
Ambulance
BERAT- Një 71-vjeçare është gjetur e pajetë brenda ambienteve të banesës së saj në fshatin Gori&cc...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 11:01
A.B
Shkolla
TIRANË- Nxënësit e shkollës 'Emin Duraku' në kryeqytet do të zhvendosen për të ndjekur mësimin në...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 10:57
A.B
Parate e sekuestruara
TIRANË- Një 35-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë. Personi me inicialet D.L u ndalua pasi dys...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 10:27
A.B
Besnik Pjetri
LEZHË- Autori i krimit të dyfishtë në Lezhë, Besnik Pjetri, pritet të shpallet në kërkim ndërkom...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 10:20
A.B
Anija
VLORË- Libraria më e madhe lundruese në botë “Logos Hope” ka mbërritur ditën e sotme në portin e ...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 10:07
A.B
Arsen Muskurti
TIRANË- 'Kam bërë 7 kallëzime për vëllanë dhe kunatën'. Kështu deklaroi ditën e sotme p&eu...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 10:06
F.M
Avokati
TIRANË- Avokati i Arsen Muskurtit, 38-vjeçarit që vrau të vëllanë e kunatën dy ditë më parë n&e...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 10:01
F.M
Ervis Martinaj, Flamur Vezaj
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj shkruan se biznesmeni i lojërave të fatit, Ervis Martinaj as nuk është ...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 09:58
A.B
Arsen Muskurti
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë me masën e sigurisë 'arrest me burg' Arsen Muskurtin. Ky i fundit u ...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 09:55
A.B
Arsen Muskurti
TIRANË- Nuk la pa përshëndetur me dorë mediat. Kështu nisi seanca gjyqësore ndaj Arsen Muskurtit, i cili vrau ...