LIVE UPDATES
Aktualitet

Historia NDRYSHE/ Pedagogia, punonjëse në Call Center: Mungojnë vendet e punës, dega ime, investim i kotë, pa interes për tregun

Në një bisedë konfidenciale me të, Klara tregon se ka punuar në Call Center që në fakultet kur studionte.

24 Tetor 2022, 15:18 Nga k.m.
Historia NDRYSHE/ Pedagogia, punonjëse në Call Center: Mungojnë
Foto ilustruese

Ajo është rreth të 35-tave dhe është pedagoge e jashtme në një nga fakultetet e Universitetit të Tiranës. Klara, nënë e një vajze të vogël, plotëson të ardhurat e saj si pedagoge duke plotësuar orët e seminareve në kursin e Masterit shkencor, por gjatë javës punon në Call Center.

Në një bisedë konfidenciale me të, Klara tregon se ka punuar në Call Center që në fakultet kur studionte.

“Pasi u martova, tentova të punësohem në fakultetin ku kisha përfunduar, por nuk kishte vende të reja pune. Më ofruan mundësi si pedagoge e jashtme për orët e seminareve në studimet Master”, tregon Klara.

Por paga e një pedagogu të jashtëm është e papërfillshme, në një vit afro 80 mijë lek, ndërkohë që nevojat për të patur një pagë fikse mujore për nënën e re ishin të mëdha.

“Nuk e mendova gjatë. Sidomos në pandemi kur na u dha mundësia të punojmë online nga shtëpia vendosa të mos shkëputem më nga kjo punë. Kam punuar dhe në pozicionin “Team Leader”, por tani jam punonjëse e thjeshtë sepse kam mundësinë e të punuarit në distancë”, thotë Klara e cila sot paguhet 80 mijë lekë në muaj nga puna 8 orë në Call Center.

Pedagogia e re thotë se është e ardhur në Tiranë. Jeta si studente në konvikt, e ka mësuar t'ia dalë vetë duke punuar çdo punë, sidomos tani që është familjare dhe ka një vajzë të vogël për të rritur.

“Ne kemi qenë disa vajza në dhomë të cilat edhe punonim dhe studionim. Në Call Center kam parë shumë të rinj që kanë përfunduar studimet dhe nuk kanë gjetur një punë në profesionin e tyre.

Më vjen keq vetëm që investova në një degë e cila nuk ka kërkesa në tregun e punës. Këtë e shohim dhe në kërkesat për studime, shumë pak studentë zgjedhin të vazhdojnë lëndët shoqërore, filozofi, sociologji. Duket se këto degë janë një investim i kotë”, thotë pedagogia e Masterit shkencor në fakultetin e Shkencave Sociale Tiranë.

Klara tregon se të punësohesh si pedagoge e brendshme në fakultet është shumë e vështirë, pasi mungojnë vendet e reja të punës.

“Nuk ka vende të lira. Unë po krijoj përvojë pune, sepse që të punësohesh si Lektore e brendshme minimum duhet të kesh 3 vite eksperiencë, pasi të kesh mbaruar doktoraturën. Por ka shumë degë te Shkencat Sociale që nuk kanë nevojë për shtesa pedagogësh. Sepse vendet e reja krijohen në bazë të orëve mësimore e numrit të studentëve.”

Për rekrutimin e pedagogëve të rinj, sipas ligjit “Për Arsimin e Lartë”, procesi kryhet në department.

Sipas ligjit, është departamenti organi përgjegjës që miraton kriteret dhe bën propozimet të cilat më pas dërgohen në Rektorat. Pas miratimit të listës së pedagogëve, shpallja e fituesve kryhet në Agjencinë e Administratës Publike.

“Me miratimin brenda 2 javëve të kandidaturave të reja nga strukturat e burimeve njerëzore në fakultet, ngrihet një komision që do të bëjë përzgjjedhjen e fituesve. Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë; 2 anëtarë që cakton shefi i Departamentit, 2 anëtarë që përzgjedh dekani i fakultetit dhe 1 anëtar komisioni që cakton Rektori. Pasi zhvillohet konkursi, rektori nënshkruan kontratën”, thonë burimet konfidenciale për Gazetasi.al./ Marrë nga Gazetasi.al.

universiteti i tiranes tirane

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë