LIVE UPDATES
Aktualitet

HISTORIA/ Nuk është dënuar kurrë, por prej 10 vjetësh kërkon gjykatë më gjykatë që kartela penale t’i jepet e pastër

16 Tetor 2022, 11:37 Nga I.A
HISTORIA/ Nuk është dënuar kurrë, por prej 10 vjetësh
Gjykata e Apelit

SHKODËR- Dikur ndaj tij ishte ngritur akuzë për falsifikim dokumentash, por nuk ka pasur një vendim të formës së prerë për ta dënuar. Tani ai, prej të paktën një dekade, kërkon gjykatë më gjykatë që kartela penale t’i jepet e pastër, pasi në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore figuron i dënuar.

Kjo është historia e një 52-vjeçari nga Shkodra me inicialet G.L. i cili ka vendosur t’u japë fund andrallave që i janë hapur prej vitit 2013 në jetën e tij. Ai u procedua pothuajse mbi dhjetë vjet më parë për akuzën e falsifikimit të dokumentave parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal dhe, me gjithë kohën që ka kaluar, vijon të konsiderohet si një i dënuar. Shkodrani, sipas burimeve të Gazetasi.al, kërkon nga Gjykata Administrative e Shkodrës që të konsiderohet gjyqësisht i rehabilituar, i padënuar ndonjëherë dhe sipas tij "të urdhërohet Zyra e Gjendjes Gjyqësore, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të bëjë shënimet përkatëse në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore".

Kjo do t’i sillte atij një vërtetim të pastër si kushdo tjetër që nuk ka qenë ndonjëherë nën procedim dhe as i dënuar.

Në dosjen që pa Gazetasi.al, paditësi shpjegon se ai figuron i dënuar dhe kartelat ia japin të tilla, ndonëse asnjëherë nuk ka pasur një verdikt dhe shpallje fajësie.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në vitin 2016 vendosi  Pushimin e Ekzekutimit të Vendimit Penal nr. 347,  viti 2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër”, thotë në padi shkodrani.

Gjykata civile e Shkodrës vlerëson se ajo nuk është kompetente dhe se burri duhet të bëjë durim dhe t’i drejtohet gjykatave të duhura.

“Shtetasi G.L në thelb kërkon detyrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Sektori i Gjendjes Gjyqësore që të kryejnë një veprim administrativ sikurse është pajisja me vërtetimin e gjendjes gjyqësore “i padënuar” duke qenë se ai është rehabilituar... Lënda për gjykimin e çështjes i përket Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, e për pasojë Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër çmon se nuk mund të vazhdojë me gjykimin e mëtejshëm të saj dhe për rrjedhojë urdhëron sekretarinë gjyqësore që të dërgojë aktet në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative Shkodër”, tha Gjykata e Shkodrës.

Por skeptike “tregohet” edhe Gjykata Administrative e këtij qyteti që konsideron se kur një person kërkon të quhet i padënuar, në thelb konstatimi për rehabilitim duhet mbështetur në Kodin Penal në nenin 69 për "Rehabilitimin".

"Kur një person pretendon se plotëson kriteret ligjore për të përfituar nga rehabilitimi, sipas nenit 69 të Kodit Penal, por nuk arrin të realizojë këtë të drejtë, për shkak të refuzimit të shfaqur nga Zyra e Gjendjes Gjyqësore, gjykata kompetente që vendos për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje do të jetë gjykata penale e rrethit gjyqësor, që ka dhënë vendimin penal ndaj kërkuesit që pretendon rehabilitimin. Nëse ndaj kërkuesit është dhënë më shumë se një vendim gjyqësor, gjykata kompetente do të jetë gjykata që ka dhënë vendimin e fundit gjyqësor”, tha Gjykata Administrative e Shkodrës.

Pasi është degdisur nga gjykata në gjykatë, ku dhe ka përfunduar aktualisht në gjykatën penale, me një vendim të Gjykatës së Lartë, paditësi përshkruan përpjekjet e tij disavjeçare në kërkesë padi.

"Aplikova në portalin e-Albania duke kërkuar një vërtetim të gjendjes gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore 2021 del se unë rezultoj ende i dënuar. Por unë jam rehabilituar", i është ankuar gjykatës 52-vjeçari, dikur nën akuzë për falsifikim dokumentash.

Ai tanimë gjendet nën gjykim në Gjykatën Penale të Shkodrës pasi kjo gjykatë shqyrtoi kërkesën e  prokurorisë pothuajse 10 vite më herët. Ai ankohet se as Gjendja Civile dhe as institucionet e ngarkuara për ta bërë nul vendimin, nuk vepruan.

"Aplikoj për dokumentin në fjalë dhe ma japin të zezë dhe kjo çështje nuk mund të zgjasë më tej, pasi më vështirëson jetën”, këmbëngul burri i cili ka testuar deri më tani 4 gjykata.

Marrë nga Gazeta Si

gjykata e apelit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet