LIVE UPDATES
Aktualitet

HISTORIA/ Thirrja e dëshpëruar e gruas për të rimarrë djalin e saj 13-vjeçar

Por sjellja e femijes ndaj saj, ishte e keqja me e vogel, pasi problemet do te thelloheshin dhe do te perfshinin edhe te tjere persona.

5 Maj 2023, 22:27 Nga I.A
HISTORIA/ Thirrja e dëshpëruar e gruas për të rimarrë
Foto ilustruese

TIRANË- Thirrja e dëshpëruar e kësaj gruaje për të rimarrë djalin e saj 13 vjeçar, u bë publike një javë më parë në Piranjat. Pas nje divorci aspak miqësor, rrugët e saj me ish bashkëshortin u ndanë. Ai qëndroi në Tiranë, ndërsa ajo u kthye në Librazhd pranë familjes, duke marrë me vete edhe djalin e mitur që kishte nga kjo martesë e dështuar. Por shumë shpejt i vogli nisi të shfaqte problem komunikimi me nënën.

Por sjellja e femijes ndaj saj, ishte e keqja me e vogel, pasi problemet do te thelloheshin dhe do te perfshinin edhe te tjere persona. Por edhe në Polici, përgjigjia që ajo donte, dhe kthimi i djalit në shtëpi nuk ndodh. Drejtuesit e komisariatit të Librazhdit e përcjellin duke e lënë zgjidhjen në dorë të prokurorisë dhe gjykatës.

Për të kuptuar më mirë se kush ka të drejtë në këtë situatë kaq delikate, ku në mes është një femijë,kërkuam opinionin e një avokati, i cili e konsideron si abuzim ndaj zonjës. Pra, avokati është i qarte se kemi të bëjmë me një paligjshmëri, njëlloj si vetë zonja që vijonte e revoltuar të kërkonte të drejtën e saj. Në këto kushte mendojme se gjëja më e mirë është të takohemi vetë me ish-bashkeshortin e zonjës, dhe për këtë u kthyem në Tiranë, me dyshimin që mund të kishim përballë një baba manipulator, i cili pasi ka arritur në forma aspak të ligjshme të marrë të voglin në shtëpine e tij, tani po përpiqet ta mbajë atë me forcë. Dhe ai paraqitet në takim bashkë me të voglin.

Por ne përballemi me një realitet disi të ndryshëm nga çfare na ishte treguar.

Babai: Fëmija nuk ka vajtur në shkollë gati dy javë. Nuk shkonte, dhe mësuesja kujdestare ka qenë gjithë kohës me të drejtën e saj e tensionuar. Fëmija nuk vjen në shkollë, çfarë do bësh me djalin… flisja me çunin, dhe më gënjente. Më thoshte, nuk shkoj, jam sëmurë, derisa vajti piku që shkoi deri 30 mungesa. E kam marrë për pushimet e  Vitit të Ri dhe e kam çuar prapë në Librazhd më datë 3 Janar. Kjo qe thote babai i femijes, eshte diçka krejt e ndryshme nga version qe na dha zonja. E ndersa duam te kuptojme me shume se cilit nga te dy i duhet besuar, ai vazhdon me tej. Nga fjalet e babait, duket se i mituri ishte jashtë çdo kontrolli, dhe nëna e painteresuar për djalin e saj. Këtë e përforcon edhe kjo nderhyrje e të miturit e cila na shokon.

“Nuk shkonim në shkollë. Rrinim në telefon gjithë ditën,pinim cigare edhe hashash”,pohon i mituri.

Kjo situatë që bën të reflektojë këdo, pasi degjon një pohim të tillë nga goja e një të mituri. Dhe imagjinoni sikur ky i mitur, të jetë femija juaj, i cili jeton në një ambient ku mungon komunikimi. Babai u detyrua të marrë djalin në Tiranë duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore të cilat nëna nuk na i vuri në dijeni edhe pse ishte koshiente për çdo gjë. Pasi nisi jetën me djalin, babai hapi proçes gjyqësor për të marrë edhe kujdestarinë ligjore. Një muaj më vonë kur mendonte se gjerat po shkonin mirë dhe femija po rikthehej ne normalitet, një ditë vere në plazh, babai merr nje telefonate nga komisariati i Policise se Librazhdit, nga ku e lajmerojnë se ka një denoncim ndaj tij. Ndërkaq fëmija na pohon vazhdimisht se do të jetojë me babain e tij pasi nëna nuk kujdesej për të.
Kjo ishte ana tjetër e kësaj medaljeje.

Pak ditë pas kësaj bisede, me bindjen e plotë se e mira e këtij fëmije është të qëndrojë aty ku ndjehet më i qetë dhe pranë njerëzve që i japin më shumë ngrohtësi, udhetojmë drejt Librazhdit për të takuar edhe njëherë nënën. Me qëllimin që ta bindim se sa rëndësi ka gjendja shpirtërore e të birit, pas situatave që ka kaluar. Dhe ajo që na ngroh, e na lehtëson, është se e gjejmë krejt të ndryshuar nga sa e kishim lënë pas takimit tonë të parë.

“Kam folur me djalin, kam rregulluar punët edhe me ish-bashkëshortin. Jam qetësuar goxha. Nuk kam ndërmend ta vazhdoj gjyqin. Për mua e rëndësishme është të komunikoj me të, gjithçka për të mirën e fëmijës”, pohon nëna e të miturit. Ndoshta kjo ishte zgjidhja më e mirë që kjo nënë mund të bënte për djalin e saj. Duke ia lënë gjithçka kohës, në pritje se një ditë do të jenë bashkë si dikur.

Marrë nga Piranjat.al

librazhd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj