LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i monitorimit - ‘Numri i punonjësve në bashki është rritur ndjeshëm’, VOA: Probleme të mëdha në qeverisjen vendore

Në raportin vjetor të monitorimit mbi qeverisjes vendore, Instituti për Bashkitë e Shqipërisë propozon të rivlerësohet gjendja e pushtetit vendor nga pikëpamja administrative, sepse shumë nga bashkitë e mesme dhe të vogla nuk realizojnë në masën e duhur funksionet e tyre.

5 Maj 2023, 21:48 Nga k.m.
Raporti i monitorimit - ‘Numri i punonjësve në bashki
Foto ilustruese

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë sapo ka publikuar raportin vjetor të monitorimit, ku vërehet një shpërndarje e pabarabartë e shërbimeve publike midis zonave urbane dhe atyre rurale. Raporti veçon si një nga problemet më të mëdha aktualisht dallimet dhe shpërndarja e pabarabartë të shërbimeve publike në zonat urbane dhe ato rurale. Autori i studimit dhe drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimihali, thotë se diferencat në shërbimet publike nga zonat urbane në ato rurale, ku jetojnë 30-40 për qind e popullsisë është shumë e madhe.

‘Defektet kryesore që vëren raporti i monitorimit për vitin 2022 janë kryesisht të lidhura me shpërndarjen e pabarabartë të shërbimeve midis zonave urbane dhe zonave rurale. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh. Ne e kemi konstatuar disa herë, është edhe një konstatim i Bankës Botërore në raportin e fundit për Shqipërinë, që thotë se ka pabarazi dhe se shërbimet publike, pas reformës territoriale, janë lënë totalisht pas dore’, thotë Haxhimihali.

Në raportin vjetor të monitorimit mbi qeverisjes vendore, Instituti për Bashkitë e Shqipërisë propozon të rivlerësohet gjendja e pushtetit vendor nga pikëpamja administrative, sepse shumë nga bashkitë e mesme dhe të vogla nuk realizojnë në masën e duhur funksionet e tyre.

‘Pabarazia e shërbimeve duhet të rishikohet. Numri i lartë i banorëve në qytete dhe më i pakët në zonat periferike nuk duhet të shkelë detyrimin kushtetues dhe demokratik, që qytetarëve u duhen garantuar të njëjtat kushte dhe standarte jetese nga shërbimet edhe për një qytetar në Konispol edhe për një tjetër në Has apo në Tropojë. Nga këto zona po ndodh edhe shpërngulja më e madhe, ndaj kemi bashki në Qarqet e Gjirokastrës, Beratit, Kukësit, Dibrës që po boshatisen çdo ditë dhe po krijohen vende, zona, fshatra të boshatisura. Qeveria duhet ta marrë këtë për të përqendruar më shumë vëmendje, shërbime dhe investime për ta penguar aq sa mundet në mënyrë demokratike këtë lëvizje’, shtoi Haxhimihali.

Një tjetër problem që vëren raporti është çështja e përfaqësimit në këshillat bashkiakë të njësive administrative të zonave rurale.

Në raport thuhet se banorët e njësive në zonat rurale nuk kanë përfaqësimin e duhur në këshillat bashkiakë. Haxhimihali thotë se edhe për zgjedhjet vendore që po afrohen më 14 maj, partitë politike nuk e kanë zgjidhur këtë shqetësim. Po ashtu, të ardhurat nga vet bashkitë nuk janë përmbushur sipas parashikimeve. Pushteti vendor është i nënfincuar si dhe i mungojnë 30-40 për qind e të ardhurave potenciale.

Vështirësitë ekonomike, mospërfaqësimi dhe shërbimet e dobëta në zonat rurale, thekson Haxhimihali, kanë ndikuar shumë në largimin e të rinjve nga vendi.

‘Është krijuar një hendek i madh në të gjithë dimensionet, por kryesisht në humbjen e fuqisë punëtore. Atje nuk ka kush të punojë, atje është kapitali; tokat bujqësore, pyjet, kullotat, livadhet, burimet ujore, por nuk ka kush të angazhohet me to. Po ashtu njerëzit e shkolluar që po ikin tani nga ato zona. Nëse do të vazhdojë kështu, atëherë problemet do të thellohen dhe në këto zona rurale, ku do të mbeten mosha të treta, ndërsa rinia do t’i bashkohet stresit urban’, thotë autori i raportit mbi qeverisjen vendore.

Raporti thekson se numri i punonjësve në administratën vendore është rritur dukshëm. Numri i punonjësve të bashkive është rritur vitin e fundit me 1 mijë e 800 persona, ndërsa gjithsej sot janë 38 mijë punonjës të pushtetit vendor, kundrejt 22 mijë punonjës të 10 vjetëve më parë.

Haxhimihali thotë se një numër kaq i lartë punonjësish nuk është i domosdoshëm dhe nevojitet një qeverisje vendore më e vogël dhe më e efektshme.

Edhe regjistrimi i popullsisë dhe banesave dhe statistikat e reja pohojnë ekspertët e Institutit për Bashkitë e Shqipërisë do të ndihmojnë politikat e reja sociale dhe shërbimet e reja publike. Sipas tyre, nevojitet për një rikategorizim të qeverisjes vendore, sepse është shfaqur një diversitet i pamatur mes bashkive urbane, gjysmë urbane dhe atyre rurale./VOA

punonjesit ne bashki

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet