17 Shkurt 2024, 10:10
Nga S.B
foto ilustruese
TIRANË- 2 persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë po procedohen penalisht në Tiranë. Mësohet se këta persona kanë hedhur flakadanë gjatë dhe pas ndeshjes Partizani-Tirana, ose u janë gjetur lëndë piroteknike gjatë kontrollit në hyrje. Veprimet hetimore vijojnë edhe ditën e sotme për identifikimin e personave të tjerë që kanë kryer veprime të njejta kundër ligjit.
Njoftimi i policisë:
Hodhën lëndë piroteknike (flakadanë), gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Partizani-Tirana, vihen në pranga 2 shtetas.
Procedohen penalisht 6 të tjerë, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Partizani-Tirana, të zhvilluar më datë 16.02.2024, në stadiumin “Air Albania”, arrestuan shtetasit F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, kanë hedhur flakadanë, gjatë ndeshjes.
Në vijim të veprimeve, gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit F. L., 34 vjeçe, A. B., 18 vjeç, K. A., 25 vjeç, R. M., 20 vjeç, Xh. R., 18 vjeç, dhe një i mitur 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
ndeshja partizani-tirana lende piroteknike
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 09:36
I.A
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj
LEZHË- Portugezi Ruben Saraiva i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka ...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 09:17
I.A
Policia
TIRANË- Një 26-vjeçar është vetëdorëzuar ditën e sotme në Polici. Mësohet se i riu ishte s...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 07:32
I.A
Moti
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sa i përket fush&eu...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 22:09
h.k
Foto ilustruese
ELBASAN-“Fiks Fare” trajtoi mbrëmjen e së premtes rastin e Flora Bellos, e cila ankohet për kabujt që Drej...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 21:49
h.k
Investigimi
TIRANË-Në tetor të 2021-shit, transmetuam rastin e zotit Izmir Duraku, me detyrë specialist krimesh pranë policis&eum...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 21:36
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Të pyetur nëse preferojnë në fletën e votimit të votojnë për individ apo për part...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 20:50
M.B
Loren Hyseni
BOLIVIA- Autoritet në Bolivi kanë kryer një operacion të gjerë kundër një grupit të përfshir...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 20:00
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Baza e NATO-s në Kuçovë do të hapet në fillim të muajit mars. Lajmin e dhe sekretari amerikan ...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 18:38
M.B
Foto ilustruese
SPANJA- Garda Civile në Barcelonë të Spanjës ka arrestuar një person të kërkuar në Shqipë...
Aktualitet
16 Shkurt 2024, 18:16
h.k
Foto ilustruese
ITALI-Kisha Katolike në Itali ka reaguar disa orë pas miratimit nga Senati italian të marrëveshjes Shqipëri-Itali...