LIVE UPDATES
Aktualitet

“Homazhe për 4 viktimat e 21 janarit”/ VOA: Protestuesit u përleshën me Policinë e Shtetit. Më pas shpërthyen breshëritë e armëve nga Garda

Ky përvjetor u shënua me shpresën e rihapjes së hetimeve, pas publikimit për herë të parë të urdhrave në radiot e Gardës gjatë protestës.

21 Janar 2023, 19:16 Nga k.m.
“Homazhe për 4 viktimat e 21 janarit”/ VOA: Protestuesit u
Pamje nga vrasjet e 21 janarit

Në Tiranë, familjarë të viktimave dhe pushtetarë socialistë nderuan sot në Shëtitoren Dëshmorët e Kombit 4 protestuesit e vrarë, 12 vjet më parë, gjatë një demonstrate të organizuar nga opozita. Kryeministri Edi Rama theksoi se dre”jtësia duhet të bëjë drejtësi, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha përsëriti se Rama kontrollon sot të gjithë pushtetet.

Ky përvjetor u shënua me shpresën e rihapjes së hetimeve, pas publikimit për herë të parë të urdhrave në radiot e Gardës gjatë protestës.

Pak metra pranë selisë së qeverisë, ku humbën jetën nga plumbat e gardës kombëtare 4 protestues opozitarë, kryeministri Edi Rama, familjarë dhe përfaqësues të tjerë të shumicës së majtë vendosën lule në 4 vendet ku ata mbetën të vrarë. Ky ritual u zhvillua edhe sot në 12 vjetorin e kësaj ngjarje, ashtu siç është përsëritur vazhdimisht bashkë me thirrjet për rihapjen e kësaj çështje.

Rama shënoi në rrjetin Facebook se bëri homazhe “në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërkohë që e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri rrënqethës sapo ka dalë në dritë”.

Ai iu referua publikimit një ditë më parë nga gazetari Artan Hoxha të komunikimeve në radiot e komandantëve të Gardës së Republikës, të cilët kërkonin mbajtjen e armëve gati për zjarr, ndërsa vëzhgonin demonstratën e thirrur nga Partia Socialiste nën thirrjet “O Sali, dorëzo bllokun”. Ishte fjala për një bllok shënimesh të ish ministrit Ilir Meta, ku dyshohej se ai mbante shënim aferat korruptive, në video që u regjistruan fshehtas nga ish ministri Dritan Prifti dhe u publikuan nga programi Fiks Fare në televizionin Top Channel.

Urdhrave që shkëmbente komanda e Gardës dhe që u publikuan një ditë para përvjetorit të 12 nga gazetari Artan Hoxha iu referua edhe ministrja Elisa Spiropali.

Ajo tha se pritej fjala e drejtësisë, por të gjithë e dinin se në 21 janar ndodhën vrasje shtetërore dhe jo ngjarje aksidentale.

“Publikimi dje i transkriptit të një audioje ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit të kalojnë gardhin, ndërkohë që katër dëshmorët e asaj dite të zymtë u vranë shumë larg gardhit të Kryeministrisë, kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë. Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi në emër të viktimave, jetimëve, familjarëve dhe vetë demokracisë së përgjakur në 21 janar”, tha zonja Spiropali.

Ajo dhe përfaqësues të tjerë socialistë kanë deklaruar se asnjëherë nuk kanë hequr dorë nga drejtësia për 21 janarin, dhe se drejtësinë e kërkojnë nga drejtësia. Po sot doli para publikut edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili akuzohet nga socialistët si autor i ngjarjes tragjike të 21 janarit.

Ai ka thënë më herët se vrasjet ishin aksidentale, ndërsa Garda po zbatonte ligjin, duke kujtuar se ai ishte jashtë kryeministrisë dhe u kthye me ngut brenda saj për të qëndruar në institucion gjatë protestës.

Berisha tha sot se kryeministri Rama kontrollon drejtësinë dhe më shumë pushtet se sa diktatori më i fundit i diktaturës komuniste.

“Një njeri me një etje të pashuar për pushtet dhe pasurim, nën shembujt më të zinj të etërve politikë dhe paraardhësve, ka vënë nën kontroll të gjithë pushtetet. Edi Rama sot kontrollon 10 për qind më shumë pushtete se Ramiz Alia, diktatori i fundit komunist, në vitin 1991”, tha Berisha.

Mijëra protestues, përkrahës të opozitës socialiste, vërshuan më 21 janar 2011 nga gjithë qytetet e vendit në shëtitoren Dëshmorët e Kombit për të marrë pjesë në demonstratën e organizuar nga Partia Socialiste kundër korrupsionit të dyshuar të qeverisë Berisha, pas publikimit të videove, ku shfaqej ish ministri Ilir Meta, teksa fliste me një bllok në dorë për qindra mijëra eurove. Protestuesit u përleshën për disa orë me policinë e shtetit, që mbronte kryeministrinë, më vonë u dogjën makina dhe pemë, një automjet goditi portën e rrethimit metalik në për të hyrë brenda perimetrit, derisa shpërthyen breshëritë e armëve të zjarrit nga Garda e Republikës, në përfundim të të cilave mbetën 4 të vrarë dhe shumë të plagosur./VOA

21 janar 2011

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit