tre femijet
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për tre fëmijët që vranë groposën në kasolle, babanë e tyre, Pëllumb Metën.
Vajza 19-vjeçare, Hygerta Meta pranoi se e ka kryer ajo vrasjen, ndërsa nga frika e policisë kishte menduar tja linte fajin të vëllait.
Akuzat e ngritura ndaj 3 të rinjve:
Hysen Meta akzuohet për "vrasje në rrethana familjare";
Hygerta Meta akzuohet për "fshehje dhe asgjësim i kufomës";
Amarildo Meta akzuohet për "fshehje dhe asgjesim i kufomes në bashkëpunim".
Nga dosja hetimore dolën detaje në lidhje me motivin e ngjarjes, me tre fëmije të arrestuar dhe me nënën nën hetim ku thuhet se versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar. Të pyetur nga policia, familja që ku mund të fejohej Hygerta, ka pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.
Blerina Meta, nëna e 3 fëmijëve të arrestuar, vendndodhja e të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Blerina vazhdon ta mohojë që ishte në dijeni të ngjarjes, pavarësisht se në një nga dëshmitë e shumta që vajza ka dhënë mbi ngjarjen, dhe që prokuroria e ka pjesë të dosjes, thuhet se e ëma, kur ka ardhur në banesë ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë fëmijët.