LIVE UPDATES
Aktualitet

Hyn në fuqi udhëzimi me kriteret për përfitimin e subvencioneve direkte, ja si do kryhen aplikimet në grup të fermerëve

Sivjet me skemën kombëtare të bujqësisë do të zbatohen 8 masa mbështetëse. Përfitues sipas masave mbështetëse mund të jenë fermerët individualë, grupet e fermerëve, personat fizikë, personat juridikë dhe SHBB-ja.

1 Prill 2024, 11:29 Nga M.B
Hyn në fuqi udhëzimi me kriteret për përfitimin e
Foto ilustruese

TIRANA- Nga 27 Marsi nisën aplikimet për fermerët që do të mbështeten me subvencione direkte. Sivjet me skemën kombëtare të bujqësisë do të zbatohen 8 masa mbështetëse. Përfitues sipas masave mbështetëse mund të jenë fermerët individualë, grupet e fermerëve, personat fizikë, personat juridikë dhe SHBB-ja. Për 2024 risia është forma e aplikimit të fermerëve në grup.

Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural” i cili përcakton detyrimin si për fermerët individualë dhe kur aplikon si “grup fermerësh” duhet të jetë i pajisur me NIPT. Në rastin kur fermeri individual është pjesë e aplikimit si “grup fermerësh” të jetë i pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv. Kur fermeri aplikon si pjesë e një “grupi fermerësh”, nuk mund të aplikojë edhe si fermer individual apo edhe në grupe të tjera fermerësh, për të njëjtën masë mbështetëse.

Sipas udhëzimi “grupi i fermerëve” mund të krijohet nga fermerë individualë, persona fizikë dhe/ose juridikë dhe numri minimal i anëtarëve nuk duhet të jetë më i vogël se 7 fermerë. Përjashtimisht për masën mbështetëse nr. 4, grupi i fermerëve përbëhet nga jo më pak se 4 anëtarë. Në rastin kur një apo më shumë anëtarë të “Grupit të fermerëve”, pas kontrollit administrativ të dokumentacionit apo verifikimit në terren, rezulton se nuk përmbushin kriteret e përfitimit të masës përkatëse, nuk përfitojnë mbështetje as anëtarët e tjerë të grupit.

Udhëzimi ndër të tjera përcakton se për masat mbështetëse nr. 1–7, përfituesi të këtë bërë “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqërore”. Faturat për masat mbështetëse në përputhje me kriteret përkatëse, duhet të jenë të lëshuara gjatë periudhës 2023–2024. Financimi i shumës së përfituar bëhet në bankat e nivelit të dytë. Formulari i aplikimit përmban rubrikën për llogarinë bankare të përfituesit, e cila plotësohet që në momentin e aplikimit. I gjithë dokumentacioni i kërkuar të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj të jetë i përkthyer nga një përkthyes i autorizuar dhe i vërtetuar nga noteri;

Të gjithë aplikantët me status fermer ose person fizik/juridik që kryejnë aktivitet për prodhimin bujqësor dhe blegtoral, para përfitimit duhet të plotësojnë/përditësojnë Regjistrin e Fermës. Kriteret e përcaktuara në pikat më sipër, vërtetohen nga ndërveprimi me regjistra të tjerë elektronik në formën e aplikimit dhe në sistemin elektronik ku trajtohen aplikimet

Aplikimi do të jetë on-line do të bëhet nga aplikanti në portalin e-Albania. Aplikimet përfundojnë më 19 Prill.

Masa 1 Pagesa në vlerën deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë lopë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë.

Masa 2 Për pjesën mbi 50 (pesëdhjetë) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB)”.

Pagesa në vlerën deri në 1 200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi. Për pjesën mbi 300 (treqind) krerë masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.

Masa 3 Mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për fermer/aplikant me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje. Për pjesën mbi 150 (njëqind e pesëdhjetë) zgjoje, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”

Masa 4 Pagesa në vlerën deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha. Për sipërfaqen mbi 5 (pesë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.

Masa 5 Pagesë për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë/ha, për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha. Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.

 Masa 6 Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë për fermë të certifikuar.

Masa 7 Implementimi dhe certifikimi global GAP, përfshirë mbulimin e kostove të analizave të produkteve, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore: i. por jo më shumë se 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha për certifikim individual; ii. por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 (tre) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 (dhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup me minimum 10 (dhjetë) fermerë të përfshirë; iii. por jo më shumë se 700 000 (shtatëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 30 (tridhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup me minimum 20 (njëzet) fermerë të përfshirë.

Masa 8 Mbështetje për naftën për punimet e mekanizuara në bujqësi.

Aplikimi për mbështesje për naftën për bujqësinë

Çdo subjekt që plotëson kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim, duhet të bëjë aplikimin online, duke plotësuar të dhënat nëpërmjet vetëdeklarimit dhe duke ngarkuar në sistem dokumentacionin e kërkuar.

2. Formulari i aplikimit online nëpërmjet e-Albania plotësohet nga aplikanti mbi bazë vetëdeklarimi, në lidhje me: a) parcelat që kultivohen gjatë vitit (mbjelljet e para); b) kulturat e mbjella apo që do të mbillen në ato parcela gjatë vitit (mbjelljet e para)./ Monitor

subvencioneve

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri