LIVE UPDATES
Aktualitet

“Hyri në dyqan të blinte diçka për të dashurën”/ 19-vjeçarja tregon tmerrin: Klienti tentoi të më përdhunonte, më mbylli gojën me forcë dhe më kapi prej flokësh

Ndërkohë që në momentin që ai tentoi ta dhunonte, e reja ka mundur që të dal nga dyqani dhe të kërkonte ndihmë te kalimtarët.  

29 Nëntor 2023, 13:14 Nga I.A
“Hyri në dyqan të blinte diçka për të
Foto Ilustruese

TIRANË- 19-vjeçare që u sulmua seksualisht nga 27-vjeçar i identifikuar si Marash Gjoklaj, ka treguar se çfarë ka ndodhur. E reja ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ka theksuar se është studente dhe se punon pasditeve për të hequr shpenzimet studentore që ka. Ajo ka treguar se fillimisht agresori u fut në dyqan për të blerë, diçka për të dashurën e tij. Po ashtu ajo ka treguar se 27-vjeçari e ka fyer dhe ka përdorur fjalë banale ndaj saj. Ndërkohë që në momentin që ai tentoi ta dhunonte, e reja ka mundur që të dal nga dyqani dhe të kërkonte ndihmë te kalimtarët.  

"Jam studente dhe pasditeve punoj për të siguruar të ardhurat e mia. Punoj pranë një biznesi në qendër te Tiranës, për te hequr shpenzimet e mia studentore. Familja ime është larg dhe unë jetoj me motrën time. Ditën e shtunë me datë 25 nëntor, atë ditë isha në punë si zakonisht, ishte shumë ftohtë dhe derën e dyqanit e mbaja të mbyllur. Rreth orës 18:00 hyn një djalë, i cili kërkoi t’i shërbeja dhe sjellja e tij për një produkt në lidhje me të dashurën e tij ë cilën e përshkruante për format trupore me fjalë jo etike. Pasi i dhashë përgjigjen që meritonte, pasi sjellja e tij ishte provokuese ai largohet i qetë dhe në ato momente përveç sjelljes nuk e konsiderova si diçka shqetësuese që duhet të më shqetësonte. Rreth orës 20:10 pasi pa që pranë dyqanit tim largohet roja e biznesit ngjitur, djali hyn përsëri në dyqan dhe në ato moment unë isha pranë tavolinës së punës, u afrua pranë meje duke mu drejtuar me një fjalor banal, duke kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me mua. Duke hasur në kundërshtimin tim ai më sulmoi duke më kapur nga flokët dhe duke më vënë dorën te goja. Tentoi te me fuste me force në magazinën e dyqanit, në këto momente ndodhi përleshja fizike duke tentuar të merrte edhe telefonin qe unë të mos kisha mundësi të kërkoja ndihmë.

Nuk e di ku gjeta forcën dhe kurajon, u tërhoqa zvarrë dhe dola jashtë dyqanit duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë, të cilën e gjeta tek një vajzë dhe një djalë që po kalonin rastësisht. Agresori ishte brenda dhe kur pa që po më jepej ndihmë u largua me shpejtësi në një rrugicë shumë pranë biznesit. Në orën 20: 18 kam njoftuar sallën operative dhe policia erdhi shumë shpejtë në vendngjarje. Aty mbërriti komisariati nr 4 dhe grupi hetimor që më morën në pyetje, i cili në bashkëpunim edhe me komisariatin nr 3. Nga përshkrimi im del që personi në fjalë dy ditë më parë kishte sulmuar një tjetër shitëse në rrugën e Durrësit në moshën 20 vjeçare dhe e kishte kanosur me thikë. Nga kamerat e biznesit tjetër unë zbulova që ishte i njëjti person që më sulmoi edhe mua. Shume shpejt u bë e mundur në bashkëpunim edhe me komisariatin e policisë së Kamzës, pasi agresori jetonte në atë zonë. Ai u kap në banesë në prani të familjarëve të tij dhe nga kontrolli i banesës rezultoi xhupi të cilin e kishte veshur në të dyja sulmet. Pasi u bë përballja në ambientet e komisariatit nr 4, arrita ta identifikoja, ai u shfaq madje qeshte dhe ndërkohë konsumonte ujë. Aty mësova se ky person ishte dënuar për mardhënie seksuale me të mitura dhe gjykata e kishte liruar me kusht.Unë shpresoj që këtë herë gjykata edhe institucionet mos e bëjnë të njëjtën gjë, pasi frika ime me e madhe është se çfarë do të ndodhi me mua apo edhe më shumë vajza të tjera të cilat ndihemi të pasigurta në vendin tonë të punës," tha 19-vjeçarja.

marash gjoklaj

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën