9 Qershor 2022, 09:54
Nga F.M
Marklen Haka
FUSHË KRUJË- Marklen Haka, anëtari i bandës së Niklës që iu bë atentat një ditë më parë ka treguar se atentatorët i ka parë nga pasqyra e makinës. Nga spitali i Traumës ku po merr mjekimin e nevojshëm, Haka ka treguar para grupit hetimor se ka vënë re që ka pasur një makinë pas tij, por nuk ka menduar se mund të kishte lidhje me të. I riu tha se është qëlluar nga një distancë e vogël.
“Isha me automjetin tim dhe sapo kam hyrë në rrugën e Niklës, aty kam ndaluar një moment pasi më ka folur dhe jam përshëndetur me djalin e xhaxhait tim. Në momentin që po qëndroja ndaluar, nga makina që kisha pas meje dhe që e kisha vënë re disa herë përmes pasqyrës, është qëlluar me armë drejt meje në një distancë të vogël. Mjetin pas meje e pashë disa herë kur po udhëtoja, por nuk e mendova se do më qëllonin”, mësohet të jetë shprehur Haka.
Personat që i kanë bërë atentat Marklen Hakës kanë qenë me një mjet të llojit “Audi A7”. Një ditë pas ngjarjes së ndodhur, mësohet se “Audi A7” është afruar paralel me makinën e Marklen Hakës, dhe njëri nga personat ka qëlluar me armë nga xhami i makinës. Atentatorët janë pikasur edhe nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja, pamje të cilat janë në duart e grupit hetimor. Haka është qëlluar me 20 plumba, por e kapi vetëm njëri prej tyre në nofull.
Ai është ndihmuar nga djali i xhaxhait të tij. Mësohet se kushëriri nuk e ka dërguar Hakën në spital, por fillimisht është nisur drejt shtëpisë së Flamur Çangut, vëllait të Nazmi Çangut që ra pre e një grabitjeje pak muaj më parë. Haka ka qëndruar aty për më shumë se dy orë dhe kur është parë e nevojshme ndërhyrja e mjekëve, është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës ku ndodhet edhe sot.
marklen haka atentat marklen hakes
Aktualitet
9 Qershor 2022, 09:32
F.M
Arrestimi i Ritvan Xhotës
TIRANË- Ritvan Xhota, 40 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga teksa qa...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 09:28
Noizy
DURRËS- Në momentin kur u vendos lënda plasëse në dy bizneset e tij në Durrës, Rigels Rajku, i njohur si Noizy ish...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 09:16
A.B
Policia e Korces
POGRADEC- Një 33-vjeçar është vënë në pranga në Korçë pasi është kapur duk...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 09:17
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Konfindustria kërkon që qeveria shqiptare të ndërhyjë në uljen e çmimit të karburant...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 09:09
F.M
Marjo Sinani
SARANDË- Marjo Sinani, personi që është prangosur pasi akuzohet se i ka djegur zyrën noterit Aleko Anagnosti ka rr&eu...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 08:43
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se e mbështet çdo nismë rajonale që bazohet në rregullat e Bashkimit Evropian dhe që...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 08:25
d.d
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme. Dosja.al sjell në faqe të parë lajmin se sot ësh...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 08:29
Nafta
TIRANË- Qytetarët shqiptarë protestojnë sot! Shkak është bërë rritja drastike e çmimit të naft&eu...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 07:55
Aksidenti
TIRANË- Arjan dhe Vilma Konomi, çifti që u aksidentua duke kaluar në vizat e bardha në “Rrugën e Kavajë...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 07:54
Fatos Lubonja
TIRANË- Për shkrimtarin dhe publicistin Fatos Lubonja, samiti i “Ballkanit të hapur” në Ohër nuk ishte a...