LIVE UPDATES
Aktualitet

I dënuari për shpërdorim detyre emërohet nëndrejtor shkolle në Tropojë

Procedura e emërimit është bërë në kundërshtim me një udhëzim, i vitit 2013 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Udhëzimi bën fjalë për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të nëndrejtorit të institucionit arsimor publik. Në një nga pikat e këtij udhëzimi shkruhet se kriter është të mos ketë masa administrative apo penale. Madje, të deklarojë çdo masë apo edhe dënim penal.

9 Shkurt 2023, 21:22 Nga DOSJA
I dënuari për shpërdorim detyre emërohet nëndrejtor
Juristi

TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurën e emërimit të një nëndrejtori shkolle në Fierzë, Tropojë. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacione për z.Alfred Alfredajn, i cili ka qenë i dënuar vite më parë për shpërdorim detyre. Fiksi siguroi vendimin e Gjykatës së Tropojës, të dhënë në vitin 2014, ku bën fjalë se Alfredaj ka qenë drejtor i Shkollës “Tinka Kurti” në Lekbibaj Tropojë.

“Nga materiali kallëzues i policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë Qarku Kukës, janë siguruar informacione se në shkollën e mesme të përgjithshme ‘Tinka Kurti’, Lekbibaj, shtetasit H.Osmaj, S.Steaj dhe B.Zefi, janë pajisur me diploma të shkollës së mesme pa qenë rregullisht nxënës në këtë shkollë gjatë vitit shkollor 2012-2013. Nga materiali hetimor rezulton se regjistri i maturës së vitit shkollor 2012-2013 është humbur”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Më tej sqarohet se është pyetur drejtori i kësaj shkolle, Alfred Alfredaj dhe ka sqaruar se ky regjistër është vjedhur në vitin 2013 pasi ka pasur një rast të vjedhjes së materialeve të shkollës regjistra dhe kompjuteri. “Nga materiali i policisë rezulton se Alfredaj ka paraqitur kallëzim penal vetëm për vjedhjen e kompjuterëve, ndërsa nuk ka dëshmuar as kallëzuar në lidhje me vjedhjen e regjistrave. Janë pyetur disa shtetas, mësues në shkollë, të cilët kanë deklaruar se nuk i njohin nxënësit dhe nuk ju kanë dhënë asnjëherë mësim dhe nuk është se këta nxënës  kanë pasur të regjistruar ndonjëherë emrin në regjistrat e kësaj shkolle”, vijon vendimi. Në përfundim, Gjykata e dënoi Alfredaj me 1 vit në shërbim prove, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Disa vite pas këtij vendimi, Fiks Fare ka mësuar se Alfred Alfredaj është emëruar nëndrejtor i shkollës së mesme në Fierzë, Tropojë. Procedura e emërimit është bërë në kundërshtim me një udhëzim, i vitit 2013 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Udhëzimi bën fjalë për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të nëndrejtorit të institucionit arsimor publik. Në një nga pikat e këtij udhëzimi shkruhet se kriter është të mos ketë masa administrative apo penale. Madje, të deklarojë çdo masë apo edhe dënim penal.

Gazetarët e Fiksit shkojmë në shkollë, ku takojnë drejtoreshën e cila thotë se Alfredaj është emëruar nëndrejtor në vitin 2020. Pyetjes nëse është nëndrejtor, ajo na thotë se është mësues. “Emërimi është bërë nga ZVA Tropojë. Letrat dhe të gjitha procedurat janë bërë nga ZVA“, thotë drejtoresha.

Ndërkohë, gazetarët kërkuan që të takonin z.Alfredaj. Pas disa minutash, ai pranon që të japë intervistë dhe të shpjegojë të gjithë situatën. “Jam emëruar nëndrejtor në vitin 2020 nga Zyra Arsimore e Tropojës” pohon Alfredaj. Ndërkohë, pyetjes nëse ka qenë apo jo i dënuar, ai thotë se po. “Akuza ka qenë e montuar, nxënësit shkonin po vetëm i kemi toleruar për 1 vit. Por këtë vendimin e kam marrë dhe vuajtur. Më kanë pezulluar 8 muaj në 2014-ën“, thotë ai.

Fiksi e pyeti se nga cili institucion u emërua nëndrejtor. “Jam emëruar nga ZVA, kam dërguar dokumentet dhe më kanë komanduar nga ZVA-ja nëndrejtor shkolle” thotë ai. Por, disa muaj më parë, ai është larguar nga ai pozicion dhe aktualisht punon vetëm si mësues i edukimit fizik.

Gazetarët interesohen edhe në Zyrën Vendore të Arsimit në Tropojë, por drejtoresha Shotë Bashaj nuk ndodhej në zyrë, pasi ishte me pushime jashtë vendit. Fiksi bisedoi me juristin, Dorian Ismalaj. Pyetjeve se kush e emëroi nëndrejtor Alfredaj, ai tha se “juristi i ZVA-së as nuk bën emërime, as shkarkime”. Por kur pyetet se juristi duhet të shohë dokumentet dhe se emërimi përputhet apo jo me kriteret. “Po ka dëshmi penaliteti se s’ka qenë i dënuar”, vijon ai, teksa gazetarët e pyesin se përse nuk i kanë evidentuar vendimin e gjykatës. “Nuk ka qenë i dënuar” thotë për çudi juristi.

Por kur mëson se ka një vendim gjykate dhe se Alfredaj e pranoi vetë pohon se “po shumë mirë i nderuar, në qoftë se ashtu … ai ka përgjegjësi personale jo kolektive. Unë e them që e kam të pastër dëshminë e penalitetit i nderuar“. Megjithatë, ZVA Tropojë duhet që të hapte arkivën dhe të shihte nëse ka apo jo ndonjë masë administrative apo penale për këtë person. “Nuk kam qenë në punë unë atëherë, nuk kam qenë. S’kam dijeni! Unë po të tregoj se është dëshmia e penalitetit dhe e ka pas të pastër dhe vazhdon ta ketë të pastër” përfundon juristi, teksa në fund mbyll edhe telefonin.

Marrë nga TOPCHANNEL

alfred alfredaj

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri