16 Janar 2025, 09:49
Nga N.F
Eleni Topaloudi, Aleksander Luca dhe autori tjeter grek
GREQI- Shqiptari Aleksandër Luca do të duhet t’i japë një dëmshpërblim prej 905 mijë euro familjes së 21-vjeçares, Eleni Topaloudi e cila u përdhunua dhe u vra në mënyrë brutale. Autorë të vrasjes janë Luca dhe një grek.
Gjykata e Rodosit së fundmi mori vendimin për dëmin psikologjik, ankthin dhe dhimbjen që u ka shkaktuar ngjarja familjarve të viktimës. Prindërit e Elenit, Ioannis Topaloudis dhe Kyriaki Armoutidou, vëllai i saj, gjyshja dhe të afërm të tjerë, iu drejtuan gjykatës civile duke kërkuar dëmshpërblim për vrasjen e 21-vjeçares.
Padia e tyre, nxjerr në pah brutalitetin e paprecedentë të akteve, si dhe mashtrimin dhe mënyrën metodike me të cilën autorët tentuan të fshehin veprimet e tyre kriminale. Gjykata rrëzoi padinë ndaj të riut grek, ndërsa u pranua padia ndaj babait të 26-vjeçarit shqiptar. Vrasësi dhe përdhunuesi shqiptar duhet të paguajë shumat e mëposhtme:
-240.000 euro babait, Ioannis Topaloudis
-240.000 euro nënës, Kyriaki Armoutidou
-200.000 euro vëllait të Eleni Topaloudit
-100.000 euro gjyshes së Eleni Topaloudit
-100.000 euro trashëgimtarëve të gjyshit të Eleni Topaloudit
-25.000 euro për secilin nga dajat e Eleni Topaloudit
Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, njëri grek dhe tjetri shqiptar. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det. Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte.
aleksander luca eleni topaloudi
Aktualitet
16 Janar 2025, 09:28
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotme në qendrën azilkërkuesve në Babrru. Policia b...
Aktualitet
16 Janar 2025, 09:22
N.F
Arrestimi i Isuf Hasës dhe viktima
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 81-vjeçarit, Xhemal Meta. Pa...
Aktualitet
16 Janar 2025, 09:04
r.ll
pamje nga ekstradimi
TIRANË- Një 56-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë &eu...
Aktualitet
16 Janar 2025, 07:45
r.ll
foto ilustruese
SERBI- Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që u shfaqën në një protestë para Gj...
Aktualitet
16 Janar 2025, 07:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Konflikti i armatosur, moti ekstrem dhe dezinformomi janë identifikuar si rreziqet kryesore globale për vitin 2025, ...
Aktualitet
16 Janar 2025, 07:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike me një p&eum...
Aktualitet
15 Janar 2025, 22:32
foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet në Kosovë thanë të mërkurën se kanë mbyllur të gjitha institucionet parale...
Aktualitet
15 Janar 2025, 22:06
M.B
Artan Kaja
ITALIA- Janë publikuar rezultatet e ekspertizës që i është bërë trupit të pajetë të bizne...
Aktualitet
15 Janar 2025, 22:14
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Në 3 vitet e fundit, Drejtoria e Tatimeve ka referuar në Prokurorinë e Tiranës mbi 200 kallëzime p&e...
Aktualitet
15 Janar 2025, 22:10
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Hetimi i vitit 2019 nuk është i vetmi i kësaj natyre. Në vitin 2023, Prokuroria e Elbasanit lëshoi 7...