22 Shkurt 2023, 23:07
Nga F.M
Gazetari Elton Qyno
TIRANË- Gazetari Elton Qyno tha se zbulimi i makinës në Elbasan dhe për rrjedhojë i atentatit që ishte përgatitur për Elton Kilën ishte totalisht një rastësi. I ftuar në ‘Top Story’, ai tha se çanta me dokumentet e nevojshme janë gjetur nga një punonjës pastrimi në mbeturina. Ndërsa mjeti tha se është pikasur nga një tjetër person që ka lajmëruar policinë. Bashkimi i dokumenteve me armët ka bërë që policia të dilte në përfundimin që po përgatitej një atentat.
“Ngjarja e dy ditëve më parë në Elbasan nuk është mësuar nga dëshmia e Dumanit por nga një punonjës pastrimi që në koshin e mbeturinave ka gjetur në çantë me një pistoletë e më pas kanë njoftuar policinë, e cila ka bërë krehje të zonës. Një nga rojet i ka treguar që dy apo tre ditë më parë është lënë një makinë aty dhe nuk kishte informacion e kujt ishte, policia ka bërë hapjen e makinës dhe ka gjetur makinën me benzinë e armë dhe kartën e identitetit të Arben Spahiut por që kishte emër tjetër,”- tha Qyno.
Mjeti në fjalë u gjet dy ditë më parë në lagjen ku banon Erion Alibej, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka porositur një sërë vrasjesh dhe fillimisht u aludua se mjeti ishte lënë nga armiqtë e tij, por hetimet sollën të tjera zhvillime. Një ditë pas gjetjes së mjetit të mbushur me armë, u vunë në pranga Arsen Preçi e Arben Spahiu, të cilët prisnin mbërritjen e Kilës në Elbasan për ta sulmuar atë. Njëri nga dy të arrestuarit, Arsen Preçi kishte hedhur në koshin e mbeturinave çantën e supit brenda të cilës janë gjetur pistoleta dhe dy mjete identifikuese që kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve. Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin prej tyre për të humbur gjurmë pas krimit.
Sot, të dy kanë dalë para trupës gjykuese, por kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Ky është atentati i katërt që është planifikuar për eliminimin e Kilës që dështon. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh.
elton kila elton qyno
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 23:03
F.M
Elton Qyno
TIRANË- Klevis Alla, Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Erion Alibej dhe Eugen Hali janë pesë personat të cilët kanë rr...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 23:02
F.M
Elton Qyno
TIRANË- Gazetari Elton Qyno është shprehur se Elbasani është vatra e krimit në vendin tonë, aty ku edhe ...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 22:43
Juristi Jordan Daci
TIRANË- “Nuk do të ketë komision deri sa të bëjmë ligjin e ri”, u shpreh para disa ditës...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 22:41
Tufa e zogjve
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mënyrë të shpeshtë së fundmi në Bulqizë, aty ku shpen...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 22:36
Petros Kollçinaku
DEVOLL- Petros Kollçinaku denoncon në “Stop”, se drejtori i NBG Bank dega Devoll, i ka vjedhur 92 milion&e...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 21:52
F.M
Erlis Salaj dhe një prej anëtarëve të grupit
GREQI- Janë të trajnuar për të qenë truproja, por ajo që b&e...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 21:42
F.M
Nxënësit në protestë
SARANDË- Leo është një djalë 14 vjeç që është braktisur nga prind&e...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 21:25
F.M
Armë
SARANDË- Policia e Sarandës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Sarandë ku nj&eum...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 20:59
F.M
Dragan Shqekiç
MALI I ZI- Personi që shihni në foto është Dragan Shqekiç, efektivi i Pikës Kufitare në Malin e ...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 20:55
F.M
Gjermani
GJERMANI- Dy shqiptarë, të moshave 32 dhe 36 vjeç, janë dënuar me burg të përjetshëm pasi akuzohen se ka...