22 Shkurt 2023, 21:42
Nga F.M
Nxënësit në protestë
SARANDË- Leo është një djalë 14 vjeç që është braktisur nga prindërit dhe është rritur në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë. Ai ka ndjekur mësimet në shkollën “Adem Sheme”, por dy ditë më parë, mbërriti në klasë dhe u drejtoi një armë shokëve të tij të klasës e mësueses. Kjo gjë bëri që shumë nxënës e mësues të bojkotonin mësimin dhe të dilnin në protestën që iu bashkuan shumë prindër.
Nga prindërit që protestonin u mësua dhe emri i adoleshentit që siç duket ka potencialin për tu bërë një problematik më shumë në shoqëri.
Por si është trajtuar ky rast?
E para që reagoi për këtë gjë ishte ministrja e Arsimit, e cila e pranishme në Komisionin në Kuvend tha se pistoleta që ai kishte pasur në dorë ishte lodër.
“Informacioni na ka ardhur që mbrëmë. Pretendohet se ka qenë pistoletë lodër. E kemi referuar në organet kompetente. Nga shkolla na kanë thënë që pistoleta ka qenë lodër pistoleta. Edhe sikur të ketë qenë kështu sërish është akt i rëndë. Djali është i shtëpisë së fëmijës, ndaj sot është bërë një takim ndërinstitucional. Madje është kërkuar edhe të transferohet. Në momentin që ne do të kemi informacion zyrtar nga policia patjetër do të marrim masa. Është një rast shumë delikat se ky fëmijë ndër vite ka problematik, kështu që do të ndjekim me më shumë prioritet”, tha ministrja.
Dhe udhëzimi i ministres është zbatuar. Sot, është raportuar se djali do të tranferohet në shtëpinë e fëmijës në Shkodër. Drejtori i Shtëpisë së Fëmijës Arjan Hasipi deklaroi se i mituri është pyetur nga policia në praninë e psikologut, por nuk dihet origjina e sjelljes së tij të dhunshme.
nxenesi me arme ne sarande
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 21:25
F.M
Armë
SARANDË- Policia e Sarandës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Sarandë ku nj&eum...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 20:59
F.M
Dragan Shqekiç
MALI I ZI- Personi që shihni në foto është Dragan Shqekiç, efektivi i Pikës Kufitare në Malin e ...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 20:55
F.M
Gjermani
GJERMANI- Dy shqiptarë, të moshave 32 dhe 36 vjeç, janë dënuar me burg të përjetshëm pasi akuzohen se ka...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 20:49
Shtëpia
KAVAJË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës tentativat e Bashkisë së Kavajës për t’i ...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 19:48
Azilkërkues
TIRANË- Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në vitin 2022 më t&e...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 19:03
F.M
Erlis Salaj dhe dy të tjerët
GREQI- Mediat grek kanë publikuar fotot e tre prej katër personave që janë shpallur në k&eu...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 18:46
F.M
Julian Kosova dhe e dashura
GREQI- Partnerja e 34-vjeçarit shqiptar, Visar Dakrama alias Julian Kosova, i cili u vra me plumb në kok...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 18:38
F.M
Ekspertja e ekonomisë Mira Pogaçi
TIRANË- Ekspertja e ekonomisë Mira Pogaçi është shprehur se nuk është d...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 17:55
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Autopsia ka zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së Greta Dyrmishit, e cila ndërroi jetë...
Aktualitet
22 Shkurt 2023, 17:38
F.M
Pëllumb Islami
GREQI- Mediat greke kanë zbardhur detaje nga vrasja e shqiptarit Pëllumb Islami në Greqi. Sipas mediave greke, bëhe...