LIVE UPDATES
Aktualitet

RAPORTI/ Kërkesat për azil në vendet e BE, në vitin 2022 më të lartat e 3 viteve të fundit, shqiptarët nuk stepen nga refuzimet

Sipas raportit në vitin 2022 u shënuan 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë nga 11,210 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020.

22 Shkurt 2023, 19:48 Nga DOSJA
RAPORTI/ Kërkesat për azil në vendet e BE, në vitin 2022
Azilkërkues

TIRANË- Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në vitin 2022 më të lartat e tre viteve të fundit, sipas raportit vjetor të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), publikuar të mërkurën.

Sipas raportit në vitin 2022 u shënuan 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë nga 11,210 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020.

“Edhe pse jo në nivele rekord, kishte dukshëm më shumë aplikantë nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova,” pohon raporti.

Këto vende, si dhe Gjeorgjia, India, Maroku, Tunizia dhe Moldavia konsiderohen të sigurta nga shumë vende të Bashkimit Evropian, thuhet në raport. Por ndërsa kërkesat për azil të shqiptarëve mbeten të larta njohja e statusit të refugjatit është në nivele tejet të ulta.

Sipas raportit të Agjencisë evropiane për Azilin në vitin 2022 u dhanë 12.011 vendime nga të cilat 11.234 ishin negative dhe vetëm 219 persona e përfituan statusin e refugjatit dhe 558 morën statusin e mbrojtjes plotësuese. Në vitin 2022 rreth 4.352 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian janë ende në pritje për t`u shqyrtuar dhe përbëjnë rreth 6% të aplikimeve totale.

Edhe në vitin 2021 niveli i refuzimit të azilit për shqiptarët ishte shumë i lartë në raport me kërkesat. Nga 8165 vendime të dhëna në vitin 2021 rrreth 7715 ishin negative, 137 kishin të bënin me njohjen e statusit të refugjatit dhe 313 persona kishin marrë mbrojtje plotësuese.

Raporti i Agjencisë Evropiane për Azilin vlerëson se në vitin 2022 vendet e Bashkimti Evropain morën rnë total rreth 966 000 kërkesa për azil. Sipas raportit rreth 4 milion persona që u larguan nga Ukraina pas agresionit rus përfituan nga mbrojtja e përkohshme në fund të vitit 2022, ndërsa 966 000 persona të tjerë kërkuan azil gjatë vitit.

Grupet më të mëdha të aplikantëve për azil në vendet e Bashkimit Evropian sipas raportit ishin sirianë, afganë, turq, venezuelianë dhe kolumbianë. Raporti vlerëson se rreth 43 000 aplikantë pretenduan se ishin të mitur të pashoqëruar. Autoritetet e azilit të Bashkimit Evropian lëshuan rreth 632 000 vendime të shkallës së parë në vitin 2022 ndërsa hendeku midis vendimeve të nxjerra dhe kërkesave të paraqitura ishte më i madhi që nga viti 2015.

Shkalla e njohjes së statusit të refugjatit në Bashkimit Evropian ishte 40 % në vitin 2022 me pesë pikë përqindjeje më shumë nga viti 2021 dhe më e larta në pesë vitet e fundit. Sipas raportit për vitin 2022 të Agjencisë evropaine të Azilit normat e njohjes ishin veçanërisht të larta për sirianët, bjellorusët, ukrainasit, eritreasit, jemenasit dhe malianët.

Marrë nga VOA

emigrantet shqiptare azilkerkuesit shqiptare

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës