Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Socialistët, përveç deklaratave politik, nuk kanë marrë vendim në konferencën e kryetarëve apo në Parlament për të refuzuar kërkesën e demokratëve. Por kjo sipas juristëve nuk bëhet pengesë që opozita ta çojë në Gjykatë Kushtetuese.
TIRANË- “Nuk do të ketë komision deri sa të bëjmë ligjin e ri”, u shpreh para disa ditësh kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Në argumentin e mazhorancës për t’i thënë jo opozitës për ngritjen e komisionit për të hetuar kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me ish zyrtarin e FBI-së, juristët nuk gjejnë asnjë bazë ligjore. Ledi Bianku, ish-anëtar I Gjykatës Kushtetuese në Gjykatën Europiane për të drejtat e Njeriut e cilëson sjelljen e PS absurd në raport me Kushtetutën.
“Veprimi i një ligji nuk mund të pezullohet me argumentin se po bëjnë ndryshime. Është absurd. Duhet vendim i Gjykatës Kushtetuese ose abrogimi i tij nga Parlamenti”, tha Bianku.
Një forcë politike e cila ka mazhorancën në Parlament, sipas juristi Jordan Daci, nuk mund të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën sipas interesave partiake.
“Ngritja e Komisionit hetimor është detyrues për parlamentin. Mjaftojnë 35 firma. Nuk ka vakum kushtetues për ngritjen e komisioneve hetimore. Ligji që është sot është i mjaftueshëm, prandaj nuk mund të themi që nuk zbatojmë kushtetutën se ky ligj ka një boshllëk”, u shpreh juristi Daci.
Socialistët, përveç deklaratave politik, nuk kanë marrë vendim në konferencën e kryetarëve apo në Parlament për të refuzuar kërkesën e demokratëve. Por kjo sipas juristëve nuk bëhet pengesë që opozita ta çojë në Gjykatë Kushtetuese.
“Kemi një Kuvend që nuk merr vendimet siç duhet t’i marrë. Është e qartë që ka një mosveprim dhe një problem kushtetues. Konflikti është ndërmjet një palë me një palë tjetër në Kuvend, prandaj mund të bëhet objekt i posaçëm i kushtetutës kjo situatë”, shtoi Daci.
Për politologun Afrim Krasniqi situata në Parlament është larg të qenit normal, dhe sipas tij refuzimi i mazhorancës socialiste ndikon negativisht mbi vetë kryeministrin Rama dhe drejtuesin e Kuvendit.
“Vetë kryeministri dhe çdo zyrtar tjetër duhet të përballet me hetim, se në rastin kur refuzon hetimin tregon që ka një problem dhe frikë nga hetimi. Në rast se refuzohet ngritja e komisionit hetimor dhe do të ketë më vonë një vendim gjykata për ta ngritur duhet të ketë dorëheqje të menjëhershme të drejtuesve të Kuvendit”, u shpreh Krasniqi.
Konfliktet politike dhe mosgjetja e dakordësisë, juristët mendojnë që ka shkaktuar një anomali në frymën kushtetuese, pasi sipas tyre nuk mund t’i adresohesh gjykatës për çdo rast që nuk zgjidhet në parlament.
Marrë nga A2CNN
Tufa e zogjve Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mënyrë të shpeshtë së fundmi në Bulqizë, aty ku shpen...
Petros Kollçinaku DEVOLL- Petros Kollçinaku denoncon në “Stop”, se drejtori i NBG Bank dega Devoll, i ka vjedhur 92 milion&e...
Erlis Salaj dhe një prej anëtarëve të grupit GREQI- Janë të trajnuar për të qenë truproja, por ajo që b&e...
Nxënësit në protestë SARANDË- Leo është një djalë 14 vjeç që është braktisur nga prind&e...
Armë SARANDË- Policia e Sarandës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Sarandë ku nj&eum...
Dragan Shqekiç MALI I ZI- Personi që shihni në foto është Dragan Shqekiç, efektivi i Pikës Kufitare në Malin e ...
Gjermani GJERMANI- Dy shqiptarë, të moshave 32 dhe 36 vjeç, janë dënuar me burg të përjetshëm pasi akuzohen se ka...
Shtëpia KAVAJË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës tentativat e Bashkisë së Kavajës për t’i ...
Azilkërkues TIRANË- Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në vitin 2022 më t&e...
Erlis Salaj dhe dy të tjerët GREQI- Mediat grek kanë publikuar fotot e tre prej katër personave që janë shpallur në k&eu...