LIVE UPDATES
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

Ajo thotë se është bërë e disata herë që sulmohet dhe shahet nga komshiu dhe në datën 5 arriti kulmin, pasi fqinji dhunoi bashkëshortin derisa ra pa ndjenja dhe më pas atë vetë duke e nxirë në trup.

17 Qershor 2025, 21:09 Nga E. D
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë
foto ilustruese

TIRANË- Një zonjë nga Peshkopia është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi në datën 5 qershor, siç ajo tregon, është dhunuar bashkë me bashkëshortin nga komshiu Ekrem Fida. Sipas denoncueses, ky qytetar është kunati i vëllait i cili qëndron në ndërtesën që e ka vëllai i saj. Ajo thotë se është bërë e disata herë që sulmohet dhe shahet nga komshiu dhe në datën 5 arriti kulmin, pasi fqinji dhunoi bashkëshortin derisa ra pa ndjenja dhe më pas atë vetë duke e nxirë në trup.

“Stop” kërkoi të bisedonte me Ekrem Fidën, por bashkëshortja e tij tha se nuk ndihej mirë e nuk donte të fliste.

Gazetarja: Si kaluat? Ndjesë për shqetësimin! Zotin Ekrem doja! S’ndodhet këtu?

Bashkëshortja: Jo! Pse?

Gazetarja: Doja ta takoja pak!

Bashkëshortja: Ai nuk do ta bëjë publike. Nuk ndihet fort mirë tani. Kur të ngrihet, merre në telefon!

Ekremi nuk përgjigjet në telefon dhe pak më vonë, “Stop” rikthehet në shtëpinë e tij. Bashkëshortja thotë se ka dalë.

Gazetarja: Erdhi zotëria? Domethënë, është mirë tani?

Bashkëshortja: Ka dalë. Ka ikur.

Gazetarja: Po pse s’më njoftove, për ta takuar pak?

Bashkëshortja: Nuk donte…Tha, nëse duan të marrin informacion, krejt informacionet, i ka policia.

Por gruaja e të akuzuarit për agresion tregon se ka qenë qytetarja denoncuese që hidhte inertet e bashkisë pranë banesës që ata kanë me qira. Ajo pranon se bashkëshorti i saj e ka goditur me shpullë burrin e zonjës së drejtuar në “Stop”. Por nga ana tjetër, zonja pretendon se denoncuesja dhe i shoqi i kanë dhunuar burrin. Sipas saj, gjithë konflikti ka ndodhur nga xhelozia që i vëllai ua ka lënë atyre banesën dhe jo të motrës.

Gazetarja: Pala tjetër pretendon, se është dhunuar nga zotëria.

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: Jo, nuk është dhunuar pala tjetër. Bashkëshorti është me shenja dhune, e ka në polici të shkruar.

Gazetarja: Për çfarë ka nisur konflikti?

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: Konflikti nga xhelozia se ka dashur personi në fjalë ka dashur ta marrë(ndërtesën). Zotëria që e ka këtë, nuk ia jep motrës, ia ka dhënë vëllait të gruas. (Ekrem Fidës) Llomët, (inertet) që vijnë nga lart, zonja m’i bie përherë këtu mua. Mua më zdripin njerëzit e llixhave, ato duhen pastruar. Sot i vënë ato, nesër i bien më këtej se janë njerëz të atillë. Ajo, personi, i ka hyrë me tullë nga trupi, ka shenja dhune.

Gazetarja: Ka goditur bashkëshortin tënd?

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: Po, është krejt i nirë burri.

Gazetarja: Ke ndonjë foto që t’i shoh?

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: I ke krejt në polici. Është grua e dhunshme. Prej kur kemi ardhur, gruaja nuk na lë rehat. Burri im i ka hyrë me shpulla, se kam qenë prezent unë, burrit të asaj. Kjo i ka hyrë, ka kapur këto dhe i ka hyrë nga shpina dhe i ka hyrë këtu, ka çarje.

Gazetarja: Zonjën e ka goditur?

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: Nuk e ka prekur gruan.

Gazetarja: Se ajo kishte të nxira këtu, kishte të nxira këtu.

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: Është rrëzuar, duke i rënë burrit tim me tulla se kam qenë prezent unë.

Gazetarja: Por pikënisja ka qenë që zotëria ka goditur zotërinë, bashkëshortin e zonjës apo jo?

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: E ka goditur se bënte dërr-dërr-dërr, duke u kapur për fjalësh. I ka ra në shpullë po, në shpullë i ka ra, po me beton nuk i ka ra.

Gazetarja: Ndodhi konflikti, po të paktën mos të agravojë më tej, duhet t’i shmangni!

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: Jo, nuk shmanget.

Gazetarja: E mira është që të shmangen, mos të agravojnë, se ti ke dy fëmijë të vegjël dhe ata kanë fëmijë. Pse duhet të shkojnë gjërat të agravojnë më tej, më kupton?

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: Tamam e ke ti!

Për këtë situatë “Stop” i drejtohet policisë, ku mësohet se palët janë konfliktuar për inertet dhe materialet, janë referuar në prokurori në ngarkim të Ekrem Fidës për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”./tvklan.al

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj